web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liroi ndërtuesen/ Shefi i komisariatit nr.2 kërcënon prokuroren

22 Shkurt 2016, 12:05, Kronika CNA

Ditën e djeshme, me urdhër të prokurorisë ndërtuesja Nadire Qilimi u la e lirë. Ajo  u arrestua më datë 17 shkurt për ndërtim të paligjshëm.

Lirimi i saj, ka sjellë përplasjen e shefit të komisariatit nr.2 me porokuroren që urdhëroi lirimin e saj.

Shefi i komisariatit numër 2 Arsen Sinomati, ka marrë në telefon, prokuroren e çështjes Anila Galanxhi, duke i kërkuar asaj llogari për lirimin e biznesmenes.

Biseda mes tyre, e cilësuar nga ana e prokurores si kërcënim, konfirmohet për Report TV nga burime brenda organit të akuzës, në të cilin ka mbërritur edhe me shkrim ankesa e prokurores Galanxhi.

Kërkesa e prokurores Galanxhi i është dërguar për shqyrtim edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të vërtetuar nëse nga komunikimi telefonik i prokurores me shefin e komisariatit, ka kërcënim apo shantazh për shkak të detyrës. Gjatë javës pritet që të bëhet edhe ballafaqimi i palëve.





Lajmet e fundit nga