web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportonte marijuanë drejt Athinës/ Arrestohet 34-vjeçari shqiptar

21 Shkurt 2016, 19:32, Kronika CNA

Policia greke ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar,  pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike drejt Athinës. Mësohet se shqiptari është kapur me 31 pako, me 37 kg e 466 gram, marijuanë, si dhe 510 euro e 1 celular në automjetin e tij. Droga është sekuestruar në një operacion të zhvilluar pranë Kapshticës. Agjentët grekë të antidrogës kishin siguruar informacion për një ngarkesë droge që do të trafikohej nga Shqipëria në Greqi, e për këtë kanë ndjekur një automjet që e kanë ndaluar në vendin e quajtur ?Polimilo?, në rrugën ?Egnatia?. Ndërkaq policia është duke hetuar lidhur me bashkëpunëtor të mundshëm të 34-vjeçarit në trafikun e drogës.

 





Lajmet e fundit nga