web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Godet disa herë me thikë babain/ Arrestohet 33 vjeçari

21 Shkurt 2016, 16:15, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku djali 33-vjeçar ka goditur disa herë me thikë babain e tij. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se  është arrestuar shtetasi, Ervin Ismaili, 33 vjeç, i cili mësohet se është i sëmurë mendor. Babai i tij është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 Ngjarja

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin për një konflikt midis dy personave “babë e birë”, janë afruar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se:

Rreth orës 13:30, shtetasi: Ervin Ismaili, 33 vjeç, është konfliktuar fizikisht me babain e tij, shtetasin: Sh.I. 71 vjeç, ku për pasojë (këtë të fundit) e ka goditur në trup disa herë me një mjet mprehës “thikë”.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhet në reanimacion (në rrezik për jetën).

Mësohet se autori është i sëmurë mendor dhe  konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në banesën e tyre, në katin e 4-ët, të një pallati në lagjen “24 Maji” ose ndryshe e quajtur: lagjia e Çoles.

Policia shoqëroi në ambientet e policisë autorin e ngjarjes dhe ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.

 

 

 





Lajmet e fundit nga