web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaloi rrethimin e shtëpisë/ Pronari e vret me armë gjahu

21 Shkurt 2016, 13:34, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër, ku një 55 vjecar ka mbetur i vrarë. Burime të policisë bëjnë me dije se shtetasi Ndokë Vecaj 76 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë shtetasin, Nikë Bungu 55 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Sipas policisë, pronari i banesës Ndokë Vecaj ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me armë gjahu çifte në ajër.

Më pas i zoti i banesës kur ka degjuar sërish lëvizje, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Nikë Bungu 55 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore,  policia  ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës  shtetasin Ndokë Vecaj si autor të dyshuar të vrasjes.

Grupi hetimor është duke  punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 





Lajmet e fundit nga