web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkohej për trafikim të narkotikëve/ Arrestohet 35 vjeçari

22 Shkurt 2016, 09:57, Kronika CNA

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Viktor Qetaj,  35 vjeç,  banues në fshatin Plan, Shkodër me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.

Burime nga policia e Shkodrës thanë se kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino –  Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar me nr. 1380/12, datë 30.03.2012,  për veprën penale  “Trafikimit të lëndëve narkotike” (kokainë), parashikuar nga nenet 73, 81, 110 dhe 3 të Kodit Penal Italian. Ky shtetas është i dënuar me 11 vite,  2 muaj dhe 23 ditë burg.





Lajmet e fundit nga