web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet në Paris, arrestohen 3 persona në Turqi

22 Nëntor 2015, 09:39, Aktualitet CNA

Autoritetet turke kanë arrestuar 3 persona të dyshuar për lidhje me sulmin terrorist të 13 nëntorit në Paris, që la të vdekur 130 persona. Njëri prej të arrestuarve mendohet se kishte edhe rolin e ?informatorit? për terroristët që ndërmorën masakrat në kryeqytetin francez. Agjencia turke e lajmeve ?Dogan? raportoi se njëri prej personave që është vënë në pranga quhet Ahmet Dahmani, shtetas belg por me origjinë marokene.    Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një hotel luksoz të Antalias, ndërsa 2 personat e tjerë mendohet se ishin ndihmësit e tij. Sipas burimeve të ?Dogan?, ata do t?i krijonin terren këtij të fundit, që, pas asistimit të sulmit terrorist të Parisit, të kalonte kufirin nga Turqia drejt Sirisë.





Lajmet e fundit nga