web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti Nishani thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e terrorizmit

21 Nëntor 2015, 13:33, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka thërritur pasditen e kësaj të shtune një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi rreziqet e mundëshme që i kanosen vendit tonë nga terrorizmi.

Mbledhja e këtij këshilli është thërritur në orën 19:00 nga kreu i shtetit.

Kanë kaluar 10 muaj që nga mbledhja e fundit e këtij organi. Mledhja e fundit e mbajtur me 17 janar kishte gjithashtu fokus kruesor terrorizmin. Në këtë mbledhje u vu theksi në nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të sigurisë, ndërsa kryeministri Rama premtoi në atë kohë Qendrën Kombëtare të Sigurisë. Nevoja për mbledhjen e këtij këshilli ka lindur pas raportimeve që flasin për një kërcënim serioz terrorizmi që i kanoset Shqipërisë.

Megjithëse autoritetet shqiptare thonë se nuk ka një kërcënim konkret për Shqipërinë, në rrugët e Tiranës vërhen masa të përforcuara sigurie. Institucionet shtetërore janë 24 orë nën masa të forta sigurie nga forcat e policisë, ato speciale dhe forcat antiterrori.





Lajmet e fundit nga