Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Një vdekje konfuze dhe tejet tronditëse, e cila nuk la askënd indiferent. Sokoli i mëmë Kozetës, atë mbrëmje të së mërkurës, u largua për herë të fundit nga shtëpia pas një bisede telefonike, derisa po ndihmonte të bijtë në detyra të shtëpisë, për t?u kthyer po atë natë, krejt papritur, në arkivol. Për shumëkënd, ajo që u tha në lidhje me aksidentin e tij, u duk absolutisht joreale.
Heshtja që kishte pushtuar brendësinë e automjetit, në të cilin u gjet trupi i tij i pajetë, nuk do të arrijë ta zbardhë kurrë të vërtetën e largimit të tij nga kjo botë. Ai nuk mund të flasë, ndonëse ishte triumfues në çdo diskutim që bënte, përherë me dëshmi, duke argumentuar të vërtetat.
Porse, ai kurrë nuk mund ta argumentojë të vërtetën e vdekjes së tij. Sokoli iku atë natë me shi, pas së cilës ankthi torturues dhe dhimbja kishin pushtuar rrugën e Elbasanit, vendin ku ai u gjet i rënë në greminë. La pas familjen ideale, nënë Kozetën fisnike, Kelën, një grua dinamike, pedagoge në Universitetin e Tiranës, dy bijtë e tij të talentuar, Glaukun dhe Kleitin, si dhe të vëllain, Ardianin
Sot, dy vjet pas tmerrit të asaj nate, kur papritmas u dha lajmi se Sokoli nuk jeton më, në një intervistë ekskluzive, bashkëshortja e tij, Enkeleda Olldashi, shpalos të pathënat e jetës së tyre.
Po bëhen dy vjet pa Sokolin. Si po e përballoni këtë periudhë kohore, prej kur jeta juaj ndryshoi, papritur, në tërësi?
Unë besoj te transformimi i formës së jetës së individit nga një gjendje, në një gjendje tjetër. Ai që arrin ta kuptojë dhe ta pranojë atë që pohova më sipër, më mirëkupton, nëse nuk do ta konsideroja mospraninë fizike të Kolit si ?jetë pa Kolin?. Çdo njeri ka dimensionet e tij dhe ato nuk mund të shuhen nga mosprania fizike e tij. Për njerëz si Koli, fjala dimension ka kuptimin më të plotë të saj. Dhe, a mund të më drejtohet mua kjo pyetje?? Besoj se pyetja e mësipërme nuk përputhet me konceptim tim për jetën.
Është një dhimbje, e cila kurrë nuk zbehet, ngase ka plagë që koha kurrë nuk mund t?i shërojë. Si arritët ta mundni dhimbjen, cili ishte motivi juaj më i fortë për jetën?
Jeta është vetë një motiv dhe për sa kohë e ndien që frymëmarrja jote vibron në atmosferë, atëherë ti je pjesë e së tërës. Trishtimi është një ndjesi shumë personale dhe lum ai që di t?i largohet apo të largojë nga vetja ndjesi të tilla, të cilat nuk kanë lidhje me atë që mund të të kenë bërë të trishtohesh, por me ty që nuk ke ditur të kuptosh apo besosh se ajo që trishton nuk është mungesa e fizikes, por pamundësia e jetesës vetëm me jomaterialen. Në këtë aspekt, më trishton mosrezonimi me Kolin në të njëjtën formë jete.
Ju kujtohet ku ishit dhe çfarë ishit duke bërë mbrëmjen e 20 nëntorit 2013, në momentin kur e kuptuat se Sokoli ishte aksidentuar? Kishit ndonjë plan, të cilin nuk e realizuat?
Pyetja është shumë e trishtë në vetvete dhe nuk dua as ta rikujtoj për t?iu përgjigjur. Unë nuk dua të kujtoj një moment nga vijimësia ende e jetës me Kolin, pasi, nëse do të jem duke bërë këtë, atëherë do të thotë që kam reshtur së jetuari. Më falni, lexues! Më duhet të them që, në një marrëdhënie shpirtërore ndërmjet njerëzve, nuk ka plane, por realizime.
E brengoste diçka Sokolin, ju fliste për ndonjë problem?
Koli dinte të jetonte si askush tjetër që njoh. Vështirë që dikush me vitet e Kolit të ketë jetuar më shumë se ai në këtë jetë. Brengat janë pjesë e jetës dhe me siguri, si gjithkush nga ne, edhe Koli duhet të ketë pasur brengat e tij. Koli dinte të ndante me njerëzit të mirat, ndërsa ligështitë dhe brengosjet dinte t?i mbante për vete. Ato ?probleme? që donte të ndante, ishin të karakterit shumë parimor dhe nuk lidheshin me emra individësh. Problematikat nuk i shikonte si fenomene të shkaktuara nga individi specifik, por si rrethana. Dhe rrethana problematike në jetën e tij, sigurisht që ka pasur. Ai dinte të ishte lider dhe një lider, i lindur si i tillë apo jo, kur gjendet në rrethana problematike, di të dalë prej tyre pa lënduar askënd./Panorama
Mederatori i emisionit Top-Show në Top Channel, duke se se f...
Nga Artan FugaNga studimi i procesit të tranzicionit dixhita...
Shiu dhe era kanë pushtuar kryqytetin e Shqipërisë. Këtë të ...
Grupi i hakerave ‘Anonymous’ ka deklaruar se ISIS ka organiz...
Nga Mero BazeShqipëria po përfshihet në një valë paniku pas ...
Ai është vëllai i madh i Sokolit. Kanë katër vite diferencë....
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Presidenti i Rep...
Kanditatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Dmokratike k...
Një hajdut në kinë u përpoq ti vidhte një qytetari paratë që...
Dritan Hila ka komentuar nëpërmjet rrjeteve sociale aktualit...
Fotot e terroristëve në rrugët e Tiranës ishte lajmi i ditë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shoqëruar në komisariat ...
Ilir Kulla ka publikuar si cdo javë dhjetë batutat më të buk...
Katër rajone shqptare do të përfitojnë një financim 6-vjeçar...
Deputetja Mesila Doda ka publikuar fotot e meposhtme ne rrje...
Pas sulmeve terroriste në Paris janë publikuar disa statisti...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka thërritur pasdite...
Projektligji i miratuar ditën e djeshme nga mazhoranca dhe o...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Rregulloren për Mand...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...