web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tiranë  /  Bllokohen rrugët nga era dhe shiu

22 Nëntor 2015, 08:04, Aktualitet CNA

Shiu dhe era kanë pushtuar kryqytetin e Shqipërisë. Këtë të dielë koha ka qenë më e keqe se ditët e kaluara. Pasojat e rreshjeve janë ndjerë menjëherë, pasi janë bllokuar dhe përmbytur rrugët duke e bërë shumë të vështirë kalimin e qytetarëve.

Në disa rrugë të kryeqytetit ka prezencë të madhe uji dhe shumë rrugë janë bllokuar. Uji ka bllokuar rrugët ?Siri Kodra? deri tek tregu ?5 Maji?, po ashtu edhe tek rruga ?Ali Demi?. Vështirësi qarkullimi edhe tek ?Zogu i Zi? deri në Laprakë. Edhe banorët e rrugës ?Karl Gega? ankohen se uji iu ka hyrë në banesa.

Qytetarët e shqetësuar kanë dërguar fotot në rrjetet sociale.





Lajmet e fundit nga