web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për kreun e FRPD/ Shkodër, Belind Këlliçi fiton me mbi 400 vota diferencë  

21 Nëntor 2015, 18:18, Aktualitet CNA

Kanditatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Dmokratike kanë qenë sot në qytetin e Shkodrës ku  kanë shpalosur programin e tyre përballë të rinjve demokratë. Ky është debati i shtatë që zhvillohet në degët e këtij forumi.

Qyteti i Shkodrës, një simbol i demokracisë dhe antikomunizmit  i dha bindshëm fitoren kandidatit Belind Këlliçi i cili rezultoi në përfundim të garës me 809 vota, kundrejt 397 votave të Ervin Salianjit, 88 Orjela Nebiaj dhe 11 te pavlefshme, nga 1305 votues që morën pjesë. Demokratët e Shkodrës nuk u bënë pjesë e manipulimeve nga Ervin Salianji, i cili ka kërkuar të prishë garën e ndershme nëpërmjet blerjes së votave, rekrutimit në PD të personave nga parti të majta, si dhe premtimin e bursave të studimit në UET-in e Henri Çilit.

Tashmë, kandidati Belind Këlliçi e ka përmbysur diferencën që kishte krijuar Salianji duke kryesuar garën me rreth 350 vota ne total.





Lajmet e fundit nga