web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotot/Alban Dudushi (part-time) moderator në qeveri

22 Nëntor 2015, 09:15, Aktualitet CNA

Mederatori i emisionit Top-Show në Top Channel, duke se se fundi ka filluar te ndihmoje edhe qeverinë kur ajo ka nevoje për moderator në aktivitetet e saj. Dje, Dudushi ka drejtuar ne Korçë dëgjesën publike për 3 planet kombëtare: Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Plani i integruar ndërsektorial për Bregdetin dhe Plani ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë -Durrës. Tre dokumenta të hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Me qytetarët e Korçës u konsultua dhe u morën sugjerime për Planin e Përgjithshëm Kombëtar, thuhet në njoftimin e publikuar nga Bashkia Korçë.

Në fakt në sallë mungon ai që mund të quhet ?publik?. Të pranishëm kanë qenë drejtuesit kryesorë të institucioneve dhe stafi i Bashkisë Korçë. Edhe këta janë publik, por në thelb janë administrata që paguhet nga taksat e publikut, janë stafi i ri i vendosur në institucione nga zv/kryeministri Niko Peleshi.

Këtë show  të rradhës nga qeveria nuk mund ta drejtonte asnjë specialist apo profesionist i Ministrisë që ka përgatitur këto plane, por për të shtuar festën dhe pjesmarjen nga frika se as administrate nuk do merte pjesë, zv/kryeministri Niko Peleshi mendoi të ofronte si moderator Alban Dudushin e Top Show. Këtij të fundit pas shkurtimit të ditëve të transmetimit nga Top Channel i ka ngelur më shumë kohë për të punuar edhe part-time pranë qeverisë. Dudushi njihet si një mbështetës i çmendur dhe pasionant pas Edi Ramës dhe qeverisë të tij, ai është përfshirë edhe në disa borde si shpërblim nga qeveria socialiste për ndihmën dhe kontributin që jep part dhe full time.

DUDU 1 DUDU 2 DUDU 3 DUDU 4 DUDU 5 DUDU 6 DUDU 7





Lajmet e fundit nga