web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Albana Vokshi: Beqaj ka shpenzuar 58 mijë euro për kuzhinën, dhuro një pjesë për Kristin

5 Nëntor 2015, 14:54, Politikë CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për sa i përket skandalit të rimburësimeve dhe tenderave për depot farmaceutike. Por deputetja demokrate ka akuzuar ministrin e shëndetësisë se ka shpenzuar 58 mijë euro për të rregulluar kuzhinën e tij personale. Ajo i ka kërkuar atij të dhurojë një pjesë të kësaj shume në ndihmë të Kristit, fëmijës që ka nevojë për operacion të kushtueshëm.

? Ministri Beqaj ka shpenzuar 58 mijë euro për të rregulluar kuzhinën e tij personale. Ju kërkoj publikisht që një pjesë fare të vogël të kësaj shume ta dhuroni për Kristin. Do ti vinin me të vërtetë në ndihmë?, u shpreh Vokshi





Lajmet e fundit nga