Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
*Nga Luçiano BOÇI
Buxheti faktik që diskutujmë sot fakton dështimin progresiv të një modeli ekonomik i cili në filozofinë e tij e ka mbytjen e biznesit, rëndimin e qytetarit dhe grabitjen e pasurisë shtetërore e njerëzore.
E me sa duken bathët në këto kohë, me këtë lloj qeverisje, kjo punë e ngratë do vejë sic ka vatë.
Ekonomia shqiptare i ngjason një demi të plagosur, të cilin qeveritarët tanë, për ta ngritur, nuk e kapin nga brirët, po e tërheqin nga bishti.
Madje shumicës së tyre, përfshirë dhe kryeministrin duket qartë, që nuk i ngjason si dem, por i duket si lopë dhe bishtin ja tërheqin me tjetër funksion. Me tjetër funksion, sepse vazhdojnë ende ta mjelin atë në mënyrë galopante, pa pikë galje se ajo u dhemb njerëzve, për të përmbushur nga aty orekset e një luksi të pakufij.
Disa, kuptohet ?më të talentuarit?, në këtë tërheqje e mjelje, nuk përdorin as duart e tyre, pasi dhe sot po t?i dëgjosh e t?i shohësh, i ngrejnë ato përpjetë dhe bërtasin me të madhe se i kanë të pastra.
Përdorin metoda ?shkencore?, ?me kamuflazh? do bërtiste ndonjë sigurims, ?me lobim? do shtonte duke shkelë syrin ndonjë politikan i majtë, pa u përzier fare vetë drejtpërdrejtë.
Diktojnë fitues tenderash, përcaktojnë koncesione,
devijojnë gjoja ?ligjërisht?, fonde marramendëse për ish-bizneset e tyre,
vendosin njerëzit besnikë në pikat kyce në të cilat edhe ?po nuk rrodhi, dicka do pikojë? nga thesi i madh i shtetit tonë të vogël,
bëjnë ligje ?për tu qarë me ligje?, si e si të mbrojnë pacavuret e grabitjeve së pasurisë në mes të ditës e në mes të kryeministrisë e parlamentit.
Më i spikaturi në këtë pikë është ai që është në krye, i cili, sic thonë në rrethet tuaja të ngushta, nuk le as mizën të kalojë, kur bëhet fjalë për gjëra të mëdha miliardëshe.
I mbajnë duart lart, me demek i kanë të pastra, për t?ja demonstruar njerëzve, ose më saktë për t?i zënë atyre sytë, pa kuptuar që janë zhytyr në batak deri në fyt.
Jo më kot treguesit makroekonomikë janë në atë derexhe sa do tmerronin dhe ekonomistin më optimist e më të paformuar, e jo më atë që thyen cdo ditë lapsin që i ka dhënë në dorë votuesi, për të zgjidhur hallet e qytetarit në fakt dhe jo për të bërë llogaritë e konakut.
Ekonomia vazhdon të rrokulliset drejt një kolapsi të pashmangshëm. Investitorët e pranishëm largohen cdo ditë, ndërsa ato që vijnë rishtas tmerrohen nga klima aspak miqësore e nga pamundësia për të bërë atë që kanë planifikuar e menduar.
Faktet ulërasin vetë:
Shpenzimet përgjatë 2014 janë më pak.
Të ardhurat gjithashtu më pak
Investime publike kemi më pak.
Nuk u ndërtuan as ujësjellësa, as rrugë të reja, as shkolla sa duhej e asnjë spital rajonal
Subvencione për fermerët janë më pak ose aspak
Asnjë rritje page
Asnjë rritje të shumës për ndihmë ekonomike
Asnjë rritje të pensioneve
Ndërsa me shumicë është borxhi publik, është deficiti, pa harruar arrogancën, harbutërinë e makutërinë.
Me shumicë është varfëria, mjerimi, rrënimi, azilimi, pesimizmi.
Me shumicë është papunësia, janë korrupsioni e skandalet.
Përgjatë kësaj kohe, duke huazuar një shprehje që ja ka ënda shumë kryeministrit tuaj, mund të them se ju vërtet:
I keni mashtruar njerëzit sa për 20 vite të marra së bashku.
I keni marrë në qafë sa për njezet vite të marra së bashku.
I keni burgosur sa për 20 vite të marra së bashku.
I keni vrarë shpresat sa për gjithë jetët të marrë sa bashku.
Megjithatë ky alarm nuk krijon asnjë lloj ndjesie tek drejtuesit e shtetit, që kalamenden karrigeve të rehatshme e makinave komode.
Kryeministri vazhdon të delirojë majë podeve, duke u përpjekur të na mbushë mendjen që ne jetojmë në një ekonomi të lumtur, e cila në fakt jashtë dritave e sallave të zbukuruara, bën më shumë tym se sa kilometra kur ecën dhe më shpesh rrëzohet se sa ecën. Më shumë thith para se sa prodhon para. Më shumë gjeneron borxhe se sa shlyen borxhe.
Paaftësia e atyre që e drejtojnë këtë vend sot është ulur këmbëkryq dhe na tregon të gjithëve përrallën e rradhës me na ishte dikur. Por më e keqa është se paaftësinë tuaj na e interpretoni si sukses dhe madje si reformë.
Përfundimisht sot mund ët deklarojmë se falë jush ne jemi një shtet dhe shtetas nën reformë, sipas parimit nga reforma vijmë në reforma shkojmë. Nën eksperiment!!!! do ishte shprehja më e saktë, por juve ju pëlqen termi reformë.
E përsërisni aq shpesh sikur të ishte Eureka. Reformë quani vjedhjen tek CEZ. Si reformë servirni dhe rrjepjen e xhepave të studentëve me Ligjin e kontestuar të arsimit të lartë. Reformë na etiketoni përpjekjen për të kontrolluar sistemin e drejtësisë. Reformë bërtisni është dhe burgosja e biznesmenëve e qytetarëve për kupon tatimor, drita apo ujë. Reforma me sukses na dolën dhe koncesionet me shuma marramendëse, të orientuara drejt klientelave personale. Ka rrezik që dhe goditjen ndaj televizioneve dhe gazetarëve oponentë të na e quani reformë me kohë të gjatë. Kam frikë se dhe shfaqjen tre herë në ditë të Kryeministrit në ekrane do ta quani reformë. Por për të qenë të sinqertë duhet ta quani reforma e manipulimit të opinionit publik. Në fund tremben se mos dhe funeralin e qeverisjes suaj do ta shpallni si reformën më të suskseshme të karrierës suaj.
Dhe duket që nuk e keni me nxitim. Ju ecni me hap funerali, pasi tek e fundit për ju të rrisësh ekonominë kombëtare me vetëm 2% është sukses magjepës. Ndërsa të rrisësh ekonominë personale me 2000% juve ju duket trishtim i thellë.
Kjo ndodh sepse kuti juaj i matjes është krejtësisht i ndryshëm nga i popullit të thjeshtë. Njerëzit e zakonshëm të demokracisë sonë të ndricuar, i shtyjnë ditët duke pjestuar cdo mëngjes bukën me qindarkat e mbetura, duke luftuar në një garë të pabarabartë, nëse në fund do të fitojë borxhi i rradhës apo buka e përditshme. Shumica e dinë që në fund të muajit do të gjunjëzohen, por përsëri e përsëri ata vazhdojnë për të disatën herë betejën për mbijetesë. Nqs e mbani mend në këtë sallë kam sjellë rastin e sekuestrimit të duhanit banorëve të Shpanjës në Bradashesh. Pasi i rrëmbyet mallin i quajtët kontrabandistë e banditë. Sot e dy javë këta ?banditë? e ?kontrabandistë? nuk kanë dritë në shtëpitë e tyre sepse nuk mund të paguajnë dot. Jua morët të gjitha duke i lënë pas vetëm errësirën.
Përkundër kësaj, pushtetarët tanë i kalojnë ditët duke shumëzuar e shijuar pareshtur shifra marramendëse dhe duke rreshtuar zerot e pasurisë si fëmijët ëndrrat. Shpesh duke bërë dhe kinse romuze të bukura me të cilat mbushin faqet e gazetave dhe fjalimeve të tyre.
Herë pas herë, për relax, rrëkëllejnë për qef ndonjë tender, fond, ose ndonjë nder. Në fund të ditës, sipas rastit nuk harrojnë të hartojnë qarkore me armiqtë e betuar të perandorisë së tyre meskine, për t?i treguar atyre vendin e merituar.
Dhe nuk harrojnë dhe të bëjnë lista për mësues e infermierë, për doganierë e magazinierë, sepse u duhen në fund dhe ca like në facebook dhe jo vetëm kaq. Dhe po ti dëgjosh këtu janë ata që bërtasin më shumë e betohen më fort se të tjerët se gjithcka e bëjnë në emër të atdheut e dashurisë për popullin. Janë po ata që dje bënin sikur qanin këtu për kultivuesit e ullinjve e qershijave e sot qeshin e tallen me fermerët e mollëve.
Listat e dala së fundmi në media, për ndërhyrjet emërimeve, shokon dhe dekurajon cdo të ri i cili aspiron të gjejë të drejtën e punësimit sipas meritës, rezultatit e përkushtimit.
Pas kësaj ngjarje nuk e kuptoj se ku e gjen kurajën Ministria e Arsimit të hartojë carcafët e udhëzimeve, që shpesh bien dhe në kundërshtim me ligjin, për emërimin e mësuesve. Ku e gjen bazën morale të ndërmrrë një testim tërësisht përbuzës për profesionin e mësuesit.
Dhe mbi të gjitha ku e gjen kurajën K/ministri ynë i nderuar, kur në mënyrë përcmuese deklaron se shkaku i papunësisë tek të rinjtë na qenka fakti se 70% e tyre duan punë në shtet?!
Jo Z. Kryeministër! Të rinjtë kërkojnë të fitojnë të drejtën e punësimit me dinjitet e nder dhe jo duke ja vjedhur ju disave, për t?ja dhuruar disa të tjerëve. Kërkojnë një pagë dinjitoze, karrierë të vlerësuar dhe një vend me ekonomi të shëndoshë e të vërtetë.
Shqipëria nuk mund të jetë më, ekspozita e gjërave imagjinare.
*Fjala e mbajtur sot në Kuvend
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot në parlament një ...
Gjatë fjalës së tij në parlament, Ish kryeministri i Shqipër...
Nga Jorida TABAKU*Kur flet për buxhetin faktik të vijnë në m...
Konferenca “Shqipëria në Procesin e Berlinit: Vlerësime dhe ...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha duke komentuar fjali...
Artur Zheji ka bërë sot një shkrim për sulmin që iu bë kryem...
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Krujë ka dhënë pa...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi sot impli...
Partia Fryma e Re Demokratike, përmes kryetarit Bamir Topi b...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e djeshme ata që pu...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Presidentin...
Nga Sali BerishaTe dashur miq, studentet anetare te Levizjes...
Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pitte...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në qyt...
Artikulimet e mekura, gjatë ditëve të fundit, për ndryshimin...
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë dëgjuan dje raportin e K...
Partia Demokratike ka reaguar për lejen e ndërtimit për Miha...
Fatos Lubonja ka bërë një shkrim për atë që po ndodh me “Lag...
Presidenti Bujar Nishani priti sot paradite një delegacion t...
Partitë politike joparlamentare vendosën sot të instituciona...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...