web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjiknuri-Goldstein: Sektori energjitik ka filluar të kontribuojë në ekonominë e vendit

3 Nëntor 2015, 12:48, Ekonomi CNA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti sot në një takim Drejtoreshën për Europën Juglindore në Bankën Botërore, Ellen Goldstein.

Ministri e informoi zyrtaren e Bankës Botërore në lidhje me ecurinë e reformës në sektorin energjitik. Në vlerësimin e ministrit Gjiknuri, reforma është duke i dhënë efektet e veta pozitive në sektor ashtu sikurse ka patur një mbështetje edhe prej qytetarëve, të cilët i janë bashkuar ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

?Nga një sektor gërryes i financave dhe Buxhetit të Shtetit, tanimë sektori energjitik ka filluar të kontribuojë në ekonominë e vendit?, u shpreh Gjiknuri.

Ministri theksoi se humbjet në rrjet është arritur të ulen në nivelin 31%, niveli i arkëtimit të faturave korente është rritur ashtu sikurse janë arkëtuar gjatë këtyre dy viteve edhe rreth 200 milionë euro nga borxhet e prapambetura.

Kreu i Energjitikës sqaroi se tanimë qeveria po punon për modelin e ri të tregut, liberalizimin e sektorit të energjisë dhe projektin për krijimin e bursës së energjisë në Shqipëri.

Drejtoresha e Bankës Botërore, Goldstein vlerësoi maksimalisht rezultatet që reforma në sektorin energjitik po jep. Sipas saj, zgjidhja e shpejtë e konfliktit mbi statusin e kompanisë së shpërndarjes ishte veprimi i duhur për t?i hapur rrugën investimeve dhe reformimit të sektorit.

Ndërsa u ndal në projektin e rimëkëmbjes së sektorit energjitik, Goldstein e cilësoi shumë të mirë ecurinë e reformës së ndërmarrë. Sipas saj, efektet e reformës do të bëhen edhe më të prekshme me përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve. e.





Lajmet e fundit nga