Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Të dhënet e brendshme të tatimeve për janar-gusht: 34% e shumës së miratuar për t?u dhënë u ka shkuar 2 kompanive. 31 subjekteve nuk u është dhënë asnjë lekë dhe pse u është miratuar rimbursimi dhe kërkesën e kanë bërë para të tjerëve??.
Rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një nga pikat me të cilat qeveria vijon të ?mburret? se po e paguan në kohë të shpejtë, madje edhe me vlerësim automatik nga sistemi. Që me nismën për shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit, administrata tatimore, vendosi të rimbursojë TVSH-në, brenda 30 ditëve. Një fakt, që për shumë biznese nuk ka ndodhur. Sipas tyre, pagesat janë të vonuara e të pjesshme, ndërsa sipërmarrës të disa industrive e vlerësojnë me nota maksimale rimbursimin e TVSH-së, duke e renditur ndër gjërat më të mira që qeveria ka bërë ndaj biznesit. Opinionet e tyre do t?ua rendisim më poshtë, por fillimisht të ndalemi te shifrat e rimbursimit.
Sipas të dhënave të siguruara nga ?Monitor?, rimbursimi mbetet në nivelet e 50-70% të shumës së miratuar nga administrata tatimore. Sipas të dhënave jozyrtare të tatimeve, deri në fund të muajit gusht janë kërkuar 2.569 miliardë lekë rimbursim TVSH-je. Vlera e miratuar është 2.051 miliardë lekë dhe rreth 73% e kësaj shume është disbursuar deri në fund të gushtit. Rimbursimi ishte 1.505 miliardë lekë, ose 58.6% e shumës së kërkuar për rimbursim këtë 8-mujor. Në vlerësimet e brendshme të specialistëve të Tatimeve, vërehet se ?kanë mbetur për t?u disbursuar 546 milionë lekë për këtë periudhë.
Krahasuar me një vit, niveli i rimbursimit është përmirësuar. Ndonëse vitin e kaluar, fokusi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura ishte më i freskët, për shkak të objektivit të qeverisë, niveli i rimbursimit të TVSH-së ishte më i ulët. Sipas të dhënave, pak më shumë se 50% e vlerës së miratuar për t?iu kthyer biznesit iu dha realisht atij. Gjatë 2014-s, kërkuan rimbursimin e TVSH-së 121 subjekte, për një vlerë prej pak më shumë se 3 miliardë lekësh. Shuma e miratuar nga tatimet për t?u kthyer ishte 2.17 miliardë lekë dhe nga kjo u rimbursuan 1.19 miliardë lekë, ose 54% e shumës së miratuar.
Prioritet të padrejtë të mëdhenjve?!
Prej vitit të kaluar, në organet e prokurorisë ka denoncime për disa drejtues të drejtorive tatimore se nuk respektojnë radhën e rimbursimit në kohë sipas aplikimit dhe për më tepër, tregohen më të gatshëm për të rimbursuar shumat e mëdha. Ky është një fenomen i konstatuar edhe në analizat e brendshme të tatimorëve. Sipas këtyre vlerësimeve, për periudhën janar-gusht, gati një e treta e shumës së miratuar për rimbursim u është dhënë vetëm dy shoqërive. Ky përqendrim duket edhe më i madh vitin e kaluar, kur ndërsa 7 sipërmarrje morën pak më shumë se një të tretën e shumës së miratuar për rimbursim (jo asaj të rimbursuar), për 63 subjekte të tjera, u nda një vlerë shumë më e ulët. Sigurisht që specifikat e sipërmarrjeve duhen pasur parasysh në këtë rast, teksa për biznese me vlera të mëdha qarkullimi, edhe shuma korresponduese e TVSH-së është në vlera më të larta, e ndoshta edhe për tatimet është më e thjeshtë procedura mes bizneseve me dokumente bindëse. Por kjo nuk përjashton të drejtën e një sipërmarrje me qarkullim më të ulët të vlerësohet në kohën e duhur, pa u anashkaluar për më vonë. Raportet e tatimorëve ndaj eprorëve të tyre, vënë në dukje përqendrimin e lartë të rimbursimit tek biznese të mëdha e krahas kësaj theksojnë edhe numrin e sipërmarrjeve të cilëve edhe pse u është miratuar rimbursimi, ?nuk u është dhënë asnjë lekë?. Sipas tatimorëve ka dhe raste kur rimbursimet janë bërë pa zbatuar procedurat, sipas ligjit për procedurat tatimore, u është dhënë rimbursim kompanive që nuk u takon, apo ka pasur investime të fryra.
Mes 94 subjekteve që kanë kërkuar rimbursim TVSH-je për periudhën janar-gusht, 64 janë rimbursuar, madje vërehet se shumica e tyre janë rimbursuar pjesërisht. Për më tepër, vetëm 2 kompani kanë marrë mbi 691 milionë lekë. Thënë ndryshe, 34% e shumës së miratuar për t?u dhënë u ka shkuar 2 kompanive, ndërsa 62 shoqëritë e tjera, është pranuar se u takojnë gjithsej 1.36 miliardë lekë. Dokumenti i brendshëm i tatimeve vë në dukje se ?31 subjekteve nuk u është dhënë asnjë lekë dhe pse u është miratuar rimbursimi dhe kërkesën e kanë bërë para të tjerëve?.
I njëjti fenomen i vënë re këtë vit vlerësohet të këtë ndodhur edhe gjatë 2014-s. Nga 121 subjekte, vetëm 70 shoqëri janë rimbursuar e shumica e tyre u rimbursuan pjesërisht. Përqendrimi i lartë i disbursimit vërehet mes kompanive me vlera të mëdha disbursimi. Sipas të dhënave jozyrtare, 61% e shumës së aprovuar (ose 34% e shumës së disbursuar) iu dha 7 shoqërive, ndërsa pjesa e mbetur u nda mes 63 shoqërive të tjera. Edhe në këtë rast, raportet vënë në dijeni drejtuesit e tatimeve, se pavarësisht se u është njohur e drejta e rimbursimit të TVSH-së madje para bizneseve të tjera, 51 shoqërive nuk u është dhënë asnjë lekë.
2014-a, rimbursimi në rënie
Të dhënat e tatimeve nxjerrin në pah se 2014-a, jo vetëm nuk kulmoi në rimbursimin e TVSH-së, por ishte në vlera më të ulëta se ato të dy viteve më parë. Sipas të dhënave tatimore, vlera e rimbursimit të TVSH-së kulmoi në 2013-n për një shumë prej 1946 miliardë lekësh, për të zbritur me rreth 40% një vit më vonë. Kujtomë se 2013-a ishte vit elektoral që mund të ketë nxitur rimbursimin në pjesën e parë të vitit, ndërsa në pjesën e dytë të tij, shumë pagesa u pezulluan në pritje të auditimit.
Bimët mjekësore të riciklimit, ?Ok? me rimbursimet
Për sipërmarrjet, gjendja e rimbursimit të TVSH-së është përmirësuar dy vitet e fundit. Eksportuesi i bimëve mjekësore dhe esencave eterovajore, Xhavit Hysenaj, thotë se kërkesa për rimbursim i është miratuar plotësisht dhe i është disbursuar vlera e TVSH-së së kërkuar. Ai kujton se ka qenë i rregullt dhe me dokumente të qarta për inspektorët e tatimeve të Durrësit, që kanë bërë verifikimet e rimbursimit të TVSH-së. Eksportuesit janë në krye të listës së rimbursimit, por edhe kompani si Everest IE, e cila prodhon qese plastike kryesisht për tregun e brendshëm e ka siguruar rimbursimin e TVSh-së. Vullnet Haka, administrator i kompanisë, thotë se TVSH-ja po rimbursohet në kohë dhe procesi i rimbursimit është një zgjidhje model, që mund të shërbejë edhe për raste të tjera të marrëdhënieve administratë publike-biznes. Infrastruktura e rimbursimit të TVSH-së shihet si një autostradë për sipërmarrjet e riciklimit. Ato pranojnë se nuk kanë pasur probleme në këtë pjesë, duke theksuar njëkohësisht se hasin shumë probleme të tjera, me sigurimin e lëndës së parë dhe disa kosto të rritura.
Problemet, tek industria e veshjeve dhe këpucëve
Edhe pse tërësisht eksportues, disa prodhues të veshjeve e këpucëve në vend vazhdojnë të rimbursohen me vonesë, apo pjesërisht. Rimbursimi automatik, përmes sistemit, siç thoshte drejtoresha e tatimeve, apo detyrimi ligjor për ta rimbursuar atë brenda 30 ditëve ka rezultuar mision i pamundur në drejtim të sipërmarrjeve të veshjeve e këpucëve. Mimoza Vojka, prodhuese e veshjeve sportive për tregje si Franca e Holanda, tregon se është rimbursuar në muajin qershor për kërkesën e bërë në shkurt. Sipas saj, edhe pse detyrimi është 30 ditë, rimbursimi zgjat tatimet të mbyllin procedurat. Për Flamur Hoxhën, përvoja është tjetër. Ai thotë se është rimbursuar pjesërisht për TVSH-në. Z. Hoxha i përket kështu grupit më të madh të sipërmarrjeve që u është njohur e drejta për t?u rimbursuar TVSH-në, por siç tregojnë edhe të dhënat e tatimeve, janë rimbursuar pjesërisht.
Propozimi: TVSH të paguhet në Tatime e jo në Doganë
Prej kohësh, ekonomistë e ish-drejtues të administratës fiskale po kërkojnë të bëhet një ?revolucion? fiskal për sa u përket pagesës së taksave, e veçanërisht TVSH-së. Nisur nga fakti që TVSH mat gjithë vlerën e shtuar të mallit në qarkullim deri në hallkën përfundimtare te konsumatori, nga ku paguhet realisht, disa ekonomistë dhe ish-drejtues tatimesh thonë se duhet kapërcyer handikapi që na dallon nga vendet e zhvilluara. Pra që TVSH të paguhet te tatimet dhe jo në doganë. Ish- drejtori i Tatimeve dhe Doganave, Petrit Ago, është shprehur më parë për ?Monitor? se, ?shpesh dëgjojmë që kemi bërë reforma, por reforma e parë që duhet bërë në Shqipëri është që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që paguhet në doganë të paguhet në tatime, si në vendet e Bashkimit Europian?. Nëse kjo nuk ndodh, sipas tij, biznesi do të vazhdojë të kreditojë arkën e shtetit përpara se të shesë mallin. ?TVSH nënkupton taksën e vlerë të shtuar, ne kur paguajmë në doganë nuk kemi vlerë të shtuar të mallit?, shprehet ai./Monitor.al
Rregulla të reja, e njëjta paradigmë e vjetër. Plani për të ...
Personat të cilët ushtrojnë një zanat të caktuar, duhet të r...
Tregut të energjisë elektrike i janë shtuar aktorë të rinj, ...
Në lekë, huaja e re është në nivelet më të ulëta të gati tre...
Situata ekonomike në vend nuk duket aspak pozitive. Raportev...
Projektimi i bypass-it të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, Gj...
Banka Botërore ka prezantuar Raportin “Të bësh biznes 2016”....
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet e linjës ...
Zbatimi i koncesioneve të shërbimeve në disa sektorë të ekon...
Qyteti i Fierit dhe mundësitë që ai ofron për investime u pr...
Ja pse të gjitha pushtetet e Gjermanisë janë mobilizuar për ...
Pak javë më parë ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaro...
Flet Diana Leka, kreu i Sekretariatit të Këshillit të Invest...
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për per...
Nga Jeremy RifkinEkonomia globale po ngadalësohet, produktiv...
Qeveria shqiptare ka miratuar fondin shtesë prej 100 milonë ...
Bankat tregtare kanë raportuar se gjendja financiare e indiv...
Edhe pse rruga Kombit, Durrës-Kukës është në prag të dhënies...
Deri në fund të vitit 2015, më pak se 10% e popullsisë së bo...
Opinioni publik rendit bankat që, sipas tij, janë më të qënd...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...