web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taksimi i korporatës

31 Tetor 2015, 15:14, Ekonomi CNA

Rregulla të reja, e njëjta paradigmë e vjetër. Plani për të frenuar shmangien e taksave të shumëkombësheve është një mundësi e humbur

Në vitin 2013, hetuesit nga Senati amerikan hodhën dritë mbi një njësi tepër fitimprurëse të Apple, e cila ishte e regjistruar në Irlandë, kontrollohej nga Amerika ? dhe që nuk paguante taksa në asnjë prej dy vendeve. Fakti që kjo strukturë ?të ardhurash pa shtetësi? ishte krejtësisht ligjore nxorri në pah një ?vakum ligjor? të madh në sistemin global të tatimit të shumëkombësheve, shkruan The Economist.

Ka shumë boshllëqe të tilla dhe arsyeja është se teoria e rregullave kombëtare dhe traktateve dypalëshe që ?menaxhon? se sa borxhe kanë kompanitë dhe kujt i detyrohen, është shumë e vjetruar. Ajo ishte projektuar për epokën e prodhimit. Biznesi sot është gjithnjë e më shumë dixhital, bazuar në shërbime dhe drejtuar nga pasuri të patundshme, përfshirë të drejtat për të shfrytëzuar pronën intelektuale (IP), nga patentat e deri te logot. Këto janë më të lehta se asetet fizike për t?u manipuluar nga filialet në vendet me taksa të larta e deri tek ato me sisteme të ?vakëta? tatimore. Shkurt, ato i bëjnë rregullat e vjetra më të lehta për t?u luajtur.

Po kështu ka një rritje të egër të planifikimit tatimor, si një pjesë thelbësore e planeve të biznesit multinacional. OECD llogarit se humbjet në të ardhura për buxhetet kombëtare janë rritur në gati 240 miliardë dollarë në vit, ose 10% të faturave tatimore të të ardhurave të korporatave globale ? një vlerësim që e konsideron shumë konservator. Pjesa e fitimeve të firmave amerikane që ato regjistrojnë në vendet me taksa të ulëta është më shumë se dyfishuar që nga 1980-a, kjo ka ndihmuar në uljen e normave aktuale tatimore që ata paguajnë, në krahasim me normën bazë të vendit të tyre.

500 firmat më të mëdha të Amerikës zotërojnë më shumë se 2 trilionë dollarë fitime përtej detit. Ligjet e saj tatimore e inkurajojnë këtë fenomen, sepse fitimet që sigurojnë kompanitë e saj jashtë vendit janë të tatueshme në Amerikë vetëm kur riatdhesohen.

Dy vjet më parë, G20, një forum për ekonomitë e mëdha, kërkoi nga OECD të prodhojë reforma që synojnë frenimin e këtij lloj ?sporti? të tatimit të korporatave dhe të sigurojë që kompanitë shumëkombëshe të tatohen ?aty ku zhvillohen aktivitetet ekonomike dhe ku është krijuar vlera?.

Kërkesa u motivua pjesërisht nga intensifikimi i zemërimit të publikut ndaj firmave që nuk paguajnë atë që i kanë dhe pjesërisht nga uria për më shumë të ardhura tatimore në një epokë të masave shtrënguese.

Javën e kaluar u publikuan propozimet ?Base Erosion and Profit Shifting? (BEPS) ? Erozioni Bazë dhe Zhvendosja e Fitimit. Ata përfaqësojnë ?tronditjet? më të mëdha të taksimit të shumëkombësheve që kur bazat e kuadrit aktual kanë hyrë në fuqi në vitet 1920. Qeveritë e G20 pritet t?i miratojnë ato në një samit në muajin nëntor. Zyrtarët e OECD-së u shfaqën optimistë kur shpalosën planin. Angel Gurría, sekretar i përgjithshëm i organizatës, ka deklaruar se ajo do t?i ?japë fund mostaksimit të dyfishtë?. Pascal Saint-Amans, shefi i taksave të OECD-së, tha se kjo shënjoi një ?ndryshim të paradigmës? që duhet të ndihmojë ta bëjë planifikimin e taksave ?margjinal? në vend të ?një pjese thelbësore të modeleve të biznesit? (edhe pse ai pranoi se kishte ende shumë punë për të bërë. Dy vjet janë vetëm një pulitje syri në diplomacinë e taksave globale).

Realiteti është më pak inkurajues: projekti kishte defekte që në fillim, sepse ishte e pamundur arritja e konsensusit në favor të riorganizimit radikal të nevojshëm. Rezultati është një punë e ?mangët? që ofron përmirësime në fusha të caktuara, por nuk arrin të trajtojë problemet kryesore.

Le t?ia fillojmë me të mirat. Kompanive do t?u kërkohet të japin më shumë raportime nga vendi në vend se ku ato i kanë siguruar realisht të ardhurat e tyre, ku i mbajnë aktivet dhe punësojnë njerëz, dhe se ku i kanë regjistruar fitimet, informacion që shpesh mungon në bilancet e tyre. Kjo do t?u japë autoriteteve tatimore (edhe pse jo publikut) një pasqyrë më të qartë se sa fitim po manipulohet për qëllime tatimore. Autoritetet kombëtare tatimore do të marrin gjithashtu më shumë informacion mbi ?dokumentet lehtësuese? që autoriteti tatimor i vendeve të tjera ka ofruar për kompanitë, duke ?shenjtëruar? apo duke ligjëruar marrëveshjet e tyre tatimore.

Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, po heton mbi marrëveshjet për të cilat ai dyshon se janë të padrejta që Holanda, Irlanda dhe Luksemburgu kanë arritur me kompani duke filluar nga Starbucks e deri tek Fiat Chrysler.

Së fundmi vendet e BE-së nisën zbatimin e propozimeve për reforma të OECD-së duke u pajtuar në shkëmbimin automatik të informacionit mbi verdiktet e tyre tatimore ndërkufitare.

 

?Eliminohet? strategjia e shmangies tatimore ?Double Irish?

Me përshpejtimin e rregullave të reja që kërkojnë transparencë më të madhe, disa firma po largohen nga praktikat tatimore që dikur konsideroheshin të pakundërshtueshme. Amazon, për shembull, ka hapur degë të tatueshme në vendet europiane, ku ai ka shumë konsumatorë; tashmë nuk ndodh më që të gjithë fitimet e tij t?i drejtohen Luksemburgut me taksa të ulëta. Disa kompani paguajnë më shumë taksa në mënyrë parandaluese: dega në Luksemburg e një banke të madhe ndërkombëtare ndaloi një vendim të favorshëm tatimor në mënyrë që të rrisë normën e taksave efektive të saj, për shkak se frikësohej se po të paguante vetëm 15% mund të tërheqë baza negative, pranon një nga drejtorët e saj. Dhe vendet me taksa të ulëta po eliminojnë strukturat e tyre më diskriminuese të minimizimit tatimor, të tilla si famëkeqja ?Double Irish?.

Megjithatë, në disa nga fushat më të rëndësishme, sikundër është përballja me mënyrën e tatimit të shitjeve ndërkufitare në internet, situata shfaqet e ndryshme.

Disa propozime janë zbutur me këmbënguljen e vendeve të fuqishme (jo më pak se Amerika, shumëkombëshet e pasura të së cilës janë objektivi kryesor i reformave). Një rast i tillë janë propozimet e dobëta në korporatat e kontrolluara të huaja, degët e përdorura për të shtyrë tatimin, duke e ?parkuar? atë përtej detit. ?Plani i veprimit? të OECD-së mbi këtë çështje ? një nga të 15-ët në raportin e tij ? është thjesht një diskutim i qasjeve alternative, asnjë prej të cilave nuk synon të shërbejë si një standard minimal.

Gjatë ?pazarit? midis qeverive, teksa hartoheshin reformat, progresi i arritur në fillim u ?përmbys? në fusha të tilla si reduktimi i interesit (një shkak i madh i humbjes së të ardhurave tatimore, sepse firmat mund të pretendojnë zbritje të tepruar të borxheve që i detyrohen ?kushërinjve? të korporatave) dhe trajtimin e instrumenteve hibridë (të cilat kompanitë i trajtojnë si borxh në një vend dhe kapital në një tjetër, për të kërkuar dy lloje të mëdha të reduktimit tatimor).

Lee Sheppard, avokat i taksave që i ka ndjekur bisedimet nga afër, fajëson veçanërisht negociatorët amerikanë se kanë dobësuar propozimet ose i kanë bërë ato komplekse pa qenë nevoja. ?Kjo është njësoj sikur BEPS të vritej nga brenda pa i fajësuar amerikanët?.

Zhgënjimi më i madh është se, në kërkim për të rinovuar sistemin ekzistues, OECD është në ?ngërç? me ?pilarin? e saj më problematik: parimin e ?njësisë së pavarur?. Kjo mbështetet në supozimin fiktiv që ?prindërit? e ndryshëm dhe kompanitë që shërbejnë si filiale në grupin e korporatës veprojnë si persona të veçantë juridikë që ndërveprojnë me njëri-tjetrin në distancë.

Ata shpesh nuk veprojnë kështu, sepse transaksionet me çmime jashtë-tregut, të zhvendosësh fitimet në vendet me taksa fare të ulëta, ishte pikërisht arsyeja e ngritjes së disa prej filialeve. Të tilla ?manipulime? supozohet të mbahen nën kontroll nga rregullat e organeve tatimore ?në transferimin e çmimit?.

Por këto janë komplekse dhe shpesh joefektive, pjesërisht për shkak se është shumë e vështirë të sigurohesh nëse honoraret për patentat, të drejtat e autorit dhe të ngjashme janë vlerësuar në çmimin e duhur. Reformat e BEPS synojnë të shtrëngojë rregullat, por duke vepruar kështu, ata thjesht i bëjnë ato edhe më komplekse.

Ka nga ata ekonomistë që argumentojnë se do të ishte më mirë të eliminohej totalisht tatimi mbi të ardhurat e korporatave, duke e zëvendësuar atë me taksa më të larta mbi të ardhurat e shpërndara, të tilla si dividentët.

Por ka mënyra të tjera për taksimin e fitimeve që pasqyrojnë më mirë realitetin ekonomik. Këto përfshijnë trajtimin e kompanive si subjekte më vete, sesa grupime të partive gjoja të pavarura, dhe më pas ndarjen e të drejtave tatimore të vendeve ndaj fitimeve globale të firmave sipas një formule të pranuar ndërkombëtarisht në bazë të shitjeve, aktiveve dhe masave të tjera.

Nën një sistem të tillë, në qoftë se do mund të bihet dakord, ajo çka do të ishte më e rëndësishme është se ku bazohet blerësi i fundit i një produkti, diçka që është më e vështirë të manipulohet për qëllime tatimore. Qasja tashmë funksionon mjaft mirë në disa vende federale, për shembull në llogaritjen proporcionale të taksimit shtetëror të firmave që operojnë në të gjithë Amerikën. ?Askush nuk do të mendonte ta braktistë atë sistem në favor të modelit ndërkombëtar të transferimit të çmimeve, një mësim mbi të cilin OECD do të bënte mirë të reflektonte?, thotë Gabriel Zucman, autor i ?The Hidden Wealth of Nations? (Pasuria e fshehur e kombeve), një libër mbi shmangien e taksave. Megjithatë, zyrtarët e OECD-së thonë se ata nuk mund të sigurojnë mbështetje të mjaftueshme për ?çmontimin? e sistemit të vjetër. Amerika ishte e etur të ruante transferimin e çmimeve për tregtinë ndërkombëtare.

Faza e ardhshme mund të jetë po aq kaotike. OECD nuk miraton ligje apo nuk nënshkruan traktate tatimore, ai thjesht ?emeton? udhëzime. Qeveritë janë ato që do të duhet të zbatojnë BEPS. Apo jo. ?Ekziston kufi ndaj ndryshimit të rëndësishëm në kohën e zbatimit dhe interpretimit të mënyrë se si zbatohen rregullat?, thotë Francesca Lagerberg e ?Grant Thornton?, firmë kontabiliteti. Disa prej propozimeve do të duhet të miratohen nga parlamentet kombëtare, duke e ngritur edhe më lart kufirin. Kongresi amerikan, deri tani, duket se nuk ka gjasa të eliminojë rrjetin e tij të madh të zbritjeve dhe përfitimeve të tjera, për shembull.

Disa vende, përfshirë Britaninë, me sistemin e saj të ri ?të tatimit të shmangies së fitimit? të saj, ka vijuar me ligje antishmangie që vështirë se përshtaten me parimet e BEPS. Kjo ndoshta për shkak se ata kanë pak besim se vendet e tjera do t?i zbatojnë ato në një mënyrë që prodhon një kornizë koherente ndërkombëtare, thotë Bartjan Zoetmulder i Shoqatës së Këshilltarëve Tatimorë holandezë. Në qoftë se koordinimi është i dobët, masat e njëanshme si ato të Britanisë mund të përshpejtojnë, ndërkohë që vendet e tjera nxitojnë të mbrojnë bazat e tyre të taksimit.

Frika e shumëkombësheve lidhet me faktin se rritja e fërkimit midis vendeve të cilat kërkojnë të tatojnë pjesën më të madhe të fitimeve të tyre çon drejt rrugës së kthimit të taksimit të dyfishtë ? diçka që, falë rrjetit global të traktateve tatimore, ata e kanë ?kursyer? për dekada të tëra. ?Pa dyshim që do të ketë mosmarrëveshje pa fund?, thotë një këshilltar i taksave për shumëkombëshet.

?BEPS është një justifikim i të gjithëve për të kërkuar një fetë më të madhe të byrekut. ?Reformat e OECD-së përfshijnë forcimin e procedurave ekzistuese që të sigurojnë se nuk ka taksim të dyfishtë. Por këto janë ende për t?u testuar.

Kreu i tatimit në një firmë globale software ka frikë se raportimi nga vendi në vend, sikundër është propozuar nga OECD, nuk do bëjë gjë tjetër përveçse do t?i inkurajojë vendet të kundërshtojnë uljet e taksave të tyre që paguan një firmë e caktuar.

?Zëra të shurdhër?

Edhe vendet në zhvillim që nuk i përkasin OECD-së kanë ndjesi të përziera ndaj BEPS. Fitimet e tyre nga frenimi i shmangies së taksave mund të jenë tepër të mëdha: FMN vlerëson se të ardhurat e humbura nga taksat në vendet e varfra janë të barabarta me 1.75% të PBB-së së tyre, tre herë nivelin në ekonomitë e zhvilluara. Por zërat e tyre shpesh ?janë mbytur? gjatë bisedimeve, pavarësisht përpjekjeve të zyrtarëve të OECD-së për të siguruar që edhe ata të dëgjohen.

Disa nga çështjet që shqetësojnë vendet afrikane, siç janë shkresat e gabuara doganore, nuk janë diskutuar për asnjë moment, thotë Logan Wort e forumit të administratës tatimore të Afrikës, një grup për agjencitë kombëtare të taksave.

Vendet e varfra nuk kanë kapacitetin institucional për të marrë pjesë në shkëmbimet e propozuara ndërmjet autoriteteve tatimore të të dhënave të firmave nga vendi në vend. Pra, ata ende mund të kishin vështirësi për të marrë të dhëna për shumëkombëshet që operojnë në territorin e tyre ? dhe kështu mbeten të pajisura keq për të sfiduar shmangien e shëmtuar të taksave.

Pa u impresionuar nga ?përjashtimi? i vendeve në zhvillim, dhe me pretendimin e transferimit të çmimit, fushatat kundër shmangies së taksave të korporatave i kanë deklaruar BEPS në rastin më të mirë një sukses të pjesshëm, një hap i parë drejt diçkaje më substanciale.

Por në qoftë se, në vend që të bihet dakord mbi mënyrën e procedimit, qeveritë të ndalin së luftuari për reduktimet e tyre të fitimeve të shumëkombësheve, rikthimi ndaj tatimit të dyfishtë mund të jetë në perspektivë. Por kjo nuk do të ishte më e drejtë./Monitor





Lajmet e fundit nga