web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banka Botërore prezanton raportin “Të bësh biznes”

28 Tetor 2015, 08:39, Ekonomi CNA

Banka Botërore ka prezantuar Raportin ?Të bësh biznes 2016?. Sipas këtij raporti, Shqiperia renditet e 97 në 189 ekonomitë, përsa i takon lehtësive të të bërit biznes, me dy reforma të reja që lehtësojnë bërjen e biznesit.

Raporti i BB citon se, mbi 90 përqind e ekonomive në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore kanë zbatuar reforma për përmirësimin e klimës së biznesit gjatë vitit të fundit, konstaton studimi vjetor i Grupit të Bankës Botërore lidhur me lehtësinë e të bërit biznes.
?Të bësh biznes 2016: matja e cilësisë dhe efikasitetit rregullator?, identifikon 58 reforma të zbatuara në 23 prej 25 ekonomive të këtij rajoni.

Reformat e zbatuara në Evropë dhe Azinë Qendrore përbënin 25 për qind të 231 reformave të zbatuara në mbarë botën gjatë vitit të fundit. Ky rajon mburret me 3 prej 10 reformatorëve më të mirë në botë, pra të vendeve që kanë zbatuar të paktën 3 reforma dhe janë ngjitur në shkallën e vlerësimit botëror, dhe këto 3 vende janë Qiproja, Kazakistani dhe Uzbekistani.

?Është për t?u lëvduar që thuajse çdo ekonomi e Evropës dhe Azisë Qendrore ka zbatuar të paktën një reformë vitin e fundit, për të përmirësuar mjedisin e biznesit,? ? tha Rita Ramalho, Menaxhere e projektit ?Të bësh biznes?. ?Angazhimi politik dhe puna e madhe e treguar gjatë zbatimit të këtyre reformave u ka dhënë mundësi ekonomive të rajonit të hyjnë në radhët e ekonomive me ecuri më të mirë në lidhje me shumicën e treguesve që mat ky raport.?

Ky rajon dallon në nivel botëror, lidhur me treguesin e regjistrimit të pronave. Kostoja e regjistrimit të pronave është më e ulëta në botë ? mesatarisht sa 2,6 për qind e vlerës së pronës. Dhe, sikurse edhe në ekonomitë me të ardhura të larta të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), regjistrimi i pronës në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore kërkon 22 ditë ? që është periudha më e shkurtër në nivel botëror.

Një prej vështirësive më të mëdha për këtë rajon është numri i ditëve që kërkon lidhja me rrjetin e energjisë elektrike. Mesatarisht kjo kërkon 119 ditë, në krahasim me 78 ditë mesatarisht në ekonomitë e OECD-së. Por sa i takon cilësisë së furnizimit me energji elektrike, ky rajon ka ecuri të mirë, me shumë pak ndërprerje dhe kufizime të furnizimit.

Rajoni nuk ka ecuri të mirë edhe sa i takon treguesit të trajtimit të lejeve të ndërtimit, për shkak të procedurave të tepruara që hanë shumë kohë. Për shembull, në Taxhikistan duhen 27 procedura dhe 242 ditë për të kryer të gjitha kërkesat ligjore për marrjen e lejes së ndërtimit. Por rajoni ka ecuri të mirë lidhur me treguesit krahasues të cilësisë në fushën e ndërtimit. Për shembull, në të gjitha ekonomitë e rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore kërkohet me ligj një kontroll përfundimtar pas ndërtimit. e,xh





Lajmet e fundit nga