web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arsimi, ushqimet dhe komunikimi rritën çmimet e konsumit në Qershor

8 Korrik 2015, 10:35, Ekonomi CNA

Arsimi, ushqimet dhe komunikimi ndikuan në rritjen e çmimeve të konsumit në muajin Qershor nga një vit më parë me 1,4%, ndërsa Indeksi i çmimeve të konsumit (ICK) arriti 118,1 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100).
Në muajin Qershor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,4 %, ndërsa një vit më parë ishte 1,5 %.

Ndikimin kryesor në ndryshimin vjetor të cmimeve në Qershor e dhanë grupet ?Ushqime dhe pije joalkoolike? me +1,07 pikë përqindje, ?Pije alkoolike dhe duhan? me +0,25 pikë përqindje.

Edhe çmimet e grupeve ?Shërbimi arsimor? kontribuan me +0,14 pikë përqindje, ?Komunikimi? me +0,06 pikë përqindje, ndërsa të grupeve ?Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji?, ?Veshje dhe këpucë? dhe ?Transporti? kontribuan me nga -0,07 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupeve ?Shëndeti? dhe ?Mallra e shërbime të ndryshme? kontribuan respektivisht me -0,06 pikë përqindje dhe -0,04 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Qershor 2014, rritja më e madhe e çmimeve u vu re në grupet ?Shërbimi arsimor? me 10,1 %, ?Pije alkoolike dhe duhan? me 7,0 %, ?Komunikimi? me 2,2 %, etj.

Brenda një viti, çmimet e grupit ?Ushqime dhe pije joalkoolike? u rritën me 2,7 % dhe brenda tij më shumë janë rritur çmimet e nëngrupit ?fruta? me 13,2 %, pasuar nga nëngrupi ?zarzavate përfshirë patatet? me 8,8 %, ?peshk? me 3,6 %, ?sheqer, reçelna e ëmbëlsira? me 0,7 %, etj. Për shkak të sezonit, çmimet e nëngrupit ?qumësht djath e vezë? u ulën me 2,9 % pasuar nga nëngrupi ?vajra dhe yndyrna? me 1,3 %, nëngrupi ?kafe, çaj e kakao? me 1,4 %, etj.
Konstatohet se ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet ?Shëndeti? me 1,9 %, ?Veshje dhe këpucë me 1,3 %, ?Transporti? me 1,1 % , etj.

Ndryshimi mujor i indeksit është -1,1 %.
Krahasuar me muajin Maj 2015, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin ?Shëndeti ? me 3,1 % pasuar nga grupi ?Ushqime dhe pije joalkolike? me 2,3 %. Rritja më e madhe mujore vërehet në grupin ?Transporti? me 0,4 %. Krahasuar me një muaj më parë çmimi i eurodiezelit u rrit me 2,1 % dhe çmimi i benzinës u rrit me 1,6 %.





Lajmet e fundit nga