web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria gjermane jep 30 milione euro per Kosoven

3 Korrik 2015, 14:50, Ekonomi CNA

Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, thuhet se ky fond prej 29,5 milionë euro është pjesë e negociatave qeveritare të datës 22 maj 2015 mes Kosovës dhe Qeverisë Republikës Federale të Gjermanisë.

Projektet e bashkëpunimit financiar përmbajnë programe të energjisë, përmirësimit të sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe programe për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave. Projektet e bashkëpunimit teknik përmbajnë programe në fushën e arsimit dhe përkrahjes së punësimit, menaxhimit të tokës dhe kadastrës, efiçiencës së energjisë, si dhe ngritjes së shërbimeve lokale të qëndrueshme dhe fondeve për studime dhe ekspertë.

Me një vëllim të deritanishëm prej mbi 450 milionë Euro, Gjermania është njëri nga donatorët më të mëdhenj në fushën e bashkëpunimit zhvillimor me Kosovën. Veç kësaj, Gjermania angazhohet edhe në kuadër të BE-së dhe në projekte të tjera multilaterale.

 





Lajmet e fundit nga