web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria, asnjë lek kompensim për shtresat në nevojë në 5 muajt e parë të 2015

28 Qershor 2015, 11:14, Ekonomi CNA

Shtresat në nevojë nuk kanë marrë asnjë lek kompensim në 5 muajt e parë tëkëtij viti. Në të dhënat e Ministrisë së Financave për treguesit fiskalë rezulton se qeveria ka shpenzuar 0 (zero) lekë për këto shtresa. Qeveria kishte premtuar se do ta kompensonte këtë kategori për çmimin e energjisë që duhet të paguante ajo pas heqjes së fashës mbrojtëse. Por nga tabela shihet qartë se nga buxheti i shtetit nuk ka dalë asnjë lek. I njëjtë është treguesi edhe për vitin 2014. Po kështu, rezulton se qeveria në 5 muaj ka realizuar në masën 43 % kompensimin për ish ?të përndjekurit politikë, në 37 % ndihmën ekonomikë dhe në 28 % pagesat nga papunësia.

Lapsi.al





Lajmet e fundit nga