web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Guvernatori Sejko: Bankat ne Shqiperi nuk ekspozohen ndaj krizes greke

1 Korrik 2015, 14:22, Ekonomi CNA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp ditën e mërkurë, deklaroi se ?sistemi bankar shqiptar nuk është i ekspozuar ndaj krizës greke?.

?Kapitali grek në vendin tonë është në nivelin 15%, ka shënuar një ulje në krahasim me vitet më përpara. Sistemi bankar shqiptar gëzon shëndet të plotë financiar. Situata tregon qartë se sistemi ynë nuk është i ekspozuar ndaj krizës greke?, tha Sejko.

Guvernatori nënvizoi se janë marrë masat e duhura për bankat me kapital grek: ?Kemi kufizuar çdo lloj transferte kapitali të këtyre bankave?.





Lajmet e fundit nga