web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria shkurton për të dytin vit fondet për shtresat në nevojë

5 Korrik 2015, 11:24, Ekonomi CNA

Qeveria ?Rama? duket se po u largohet gjithnjë e më shumë shtresave në nevojë, ish të përndjekurve dhe ish pronarëve, teksa vëren se për të dytin vit radhazi bien fondet e parashikuara për ta. Në buxhetin faktit të 2014, i cili ka mbërritur pak ditë më parë në Kuvend për shqyrtim dhe miratim në komisionet përkatëse, vërehet se fondet e parashikuara në zërin e shpenzimeve të tjera të mbrojtjes sociale, ku përfshihen shpenzimet për pagesën e papunësisë, ndihmën ekonomike, kompensimi për ish-të përndjekurit politikë dhe kompensimet për shtresat në nevojë kanë pësuar një ulje të ndjeshme.

Sipas të dhënave zyrtare të buxhetit faktik, shpenzimet për pagesën e papunësisë, në fund të dhjetorit 2014, arritën në 912 milionë lekë nga 1 miliard lekë të planifikuara, duke u shoqëruar me një mosrealizim prej 88 milionë lekë. Në terma vjetorë, ky zë shpenzimesh shfaq një nivel realizimi prej rreth 91 për qind të planit fillestar.

Ndërkohë, shpenzimet për ndihmën ekonomike, që përbëjnë edhe zërin kryesor të shpenzimeve të përkrahjes sociale, mësohet se në fund të dhjetorit arritën në 22.8 miliardë lekë, nga 21 miliardë lekë të planifikuara në buxhetin fillestar, duke shfaqur kështu një tejkalim të planit me rreth 1.8 miliardë ose 8.8 për qind në terma vjetore. Në krahasim me vitin 2013 këto shpenzime rezultojnë rreth 17.5 për qind më të larta ose 3.4 miliardë lekë më shumë, por ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rritje të shpenzimeve përmendim detyrimet e prapambetura nga vitet e mëparshme, ku vetëm gjatë vitit 2014 janë paguar si detyrime të prapambetura rreth 2.5 miliardë lekë.





Lajmet e fundit nga