web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Draft ligji i ri për pronat, për 3 vite mbyllet shqyrtimi i të gjitha dosjeve

4 Korrik 2015, 15:15, Ekonomi CNA

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë është në hapat e fundit të draftimit të projekt/ligjit të ri për kthimin dhe kompensimin e pronës, draft i cili gjatë javëve në vijim do jetë i hapur për konsultim të gjerë me publikun. Burime zyrtare pranë AKKP bëjnë me dije se ky draft parashikon në vetvete një reformë të thellë ligjore dhe institucionale. Në draft projekt/ligjin që është në fazë përfundimtare konsultimesh është përcaktuar që kompensimi do ti referohet si rregull të përgjithshëm respektimit të rendit kronologjik të vendimit.

Draft projekt/ligji ka parashikuar një mënyrë të re të administrimit të këtij procesi duke shmangur burokracitë për aplikime të detyrueshme nga pronarët. Sipas parashikimeve të bëra, procedura e kompensimit do të kalojë në disa hapa si; krijimi i regjistrit të vendimeve për kompensim duke reflektuar në të mangësitë për çdo dosje/vendim kompensimi, vendosjen e një afati të arsyeshëm në plotësimin e mangësive nga subjektet, vlerësimin financiar të vendimeve përfundimtare për kompensim, e më pas procedohet me kompensimin dhe derdhjen e shumës përkatëse në një llogari bankare. E gjithë kjo procedurë do të bëhet nga AKKP pa aplikim të subjektit, në bazë të rendit kronologjik.





Lajmet e fundit nga