web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FMN, kritere te ashpra per qasjen e Kosoves ne kredi

6 Korrik 2015, 13:13, Ekonomi CNA

Me hyrjen në programin e FMN Stand-By, Qeverisë i mundësohet qasja në kredi në vlerë prej 185 milionë euro. Mjete këto me të cilat qeveria planifikon t?i përdorë për përmirësimin e bilancit bankarë të qeverisë.

KosovaPress ka arritur të siguroj dokumentin ku janë të përshkruara në detaje kriteret e FMN-së.

Në dokument po ashtu thuhet se qeveria duhet të miratoj në Kuvend rishikimin e buxhetit për vitin 2015, i cili duhet të miratohet deri më datën 15 korrik, para se Bordi i FMN-së të shqyrtoj aprovimin e programit.

Po ashtu, Qeveria duhet t?i përshtatet parashikimeve për të hyrat dhe ecuritë reale ekonomike.

Me rishikim, Qeveria duhet të ketë kursime në kategorinë e shpenzimeve në paga, mallra dhe shërbime të transfereve , por nuk do të preken shpenzimet kapitale. Me këtë veprim sipas këtij dokumenti përmirësohet kualiteti i buxhetit, ndërsa në asnjë mënyrë nuk do të rrezikohet implementimi i prioriteteve të Qeverisë sipas programit të aprovuar.





Lajmet e fundit nga