web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Andis Harasani: Shqipëria rrezikon nga kriza greke

6 Korrik 2015, 08:40, Ekonomi CNA

Ish deputeti socialist, Andis Harasani hedh dyshime mbi deklaratat e specialistëve shqiptarë të ekonomisë , sipas të cilëve kriza greke nuk ndikon në ekonominë shqiptare.

Aktorë të rëndësishëm në ekonominë shqiptare kanë dalë njëzëri duke thënë se kriza nuk prek aspak Shqipërinë. Të tilla deklarata kanë ardhur nga  Guvernatori Gentian Sejko, ministri i Financave , Shkëlqim Cani,  gjatë një takimi me kreun e FMN-së në Tiranë.

Specialistë të tjerë të ekonomisë, si Selami Xhepa, Sherefedin Shehu kanë mohuar faktin se borxhi i qeverisë së Cipras do ndikojë në ekonominë e Shqipërisë.

Ish anëtar i Komisionit të Ekonomisë, shkruan se argumentat që ata japin për  mosndikimin e borxhit grek, ngre shumë pikëpyetje.

Harasani shkruan se, përgjigja? JO ? e popullit grek ndaj BQE-së, nuk e lehtëson aspak barrën që ka shteti helen.

Në datë 20 korrik, qeveria e Cipras i detyrohet 10 miliardë, BQE-së, shumë që shteti helen nuk e ka.

Sipas Andis Harasani, nëse Europa do të bëjë lëshime, negociatat do të vazhdojnë, borxhi grek do të rritet dhe ekoomia greke do vazhdoj të vuja pasojat e ngushtimeve financiare.

Në të kundërt, shton më tej ai,  Greqia do të fillojë prodhimin e Dhrahmias, që për hir të së vërtetës, nuk do ndikojë shumë në zoën Euro.

Harasani shtron si zgjidhje, hedhjen në qarkullim e një monedhe paralele. Sipas tij, kjo do të ishte një mënyrë mjaft e mirë për të që BQE do të ndërpresë likuiditetin për bankat greke.





Lajmet e fundit nga