web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Durrës/ Duma: Do vazhdojmë çdo projekt të mirë, qyteti ka nevojë për investime që sjellin zhvillim

18 Maj 2015, 09:53, Politikë CNA

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma u takua me banorët e lagjes 18 të qytetit, me të cilët bashkëbisedoi mbi menaxhimin e qytetit. Duma tha se çdo gjë e bërë mirë do të vazhdojë por duke i shtuar qytetit më shumë gjëra për të cilat ka nevojë dhe jo më shpenzime për luks.

?Janë harxhuar tre herë lekë për të rregulluar pamjen para zyrës 11243469_465731033592546_9070131895996154139_nsë kryebashkiakut. Çështja është se qyteti nuk është as sheshi dhe as 2 qendrat. Qyteti është gjithashtu këtu?, tha Duma. ?Sigurisht që ju keni taksa më të larta se sa Tirana për taksë pasurie. Këtu është 400 lekë, atje është 280 lekë dhe kjo është absurde dhe turp. Unë them që të shkojmë me këtë frymën e mirë. Çfarë është bërë mirë, shyqyr që është bërë. T?i shtojmë qytetit sepse ka shumë nevoja të tjera. Unë them se do bëjmë një qytet me dashuri, siç keni bërë ju të gjithë kangjellat tuaja?, tha Duma.

 

 





Lajmet e fundit nga