PD denoncon kryetaren e Qarkut Korce
Partia Demokratike Dega Korce ka reaguar nepermjet zedhenese...
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta prezantuan të shtunën pasdite kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo.
Kryeministri Rama tha se Qeveria e Shqiptare në 18 muaj ka investuar në Korçë më shumë se në 20-vite të marra së bashku.
Në fjalën e tij, Rama tha se Qeveria erdhi ju kërkoi votën 2 vite më parë me zotimin se në katër vite drejtim do të ndryshonim rrënjësisht qytetin, por zotimin, shtoi ai, jo vetëm që qeveria e tij e mbajti, por e tejkaloi, duke i dhënë një pamje tjetër qytetit. ?Për të gjithë është e qartë. Korça para dy vitesh ishte një shesh betejë mes qeverisë dhe Bashkisë. Njëri shtronte, tjetri zhvishte. Njëri ndërtonte, tjetri prishte dhe qëllonte që gjithnjë ata që prishnin apo zhvishnin ishin ata të Shqupit?, nënvizoi Rama. ?Sot, vijoi Kreu i Ekzekutivit, Korça ndryshoi totalisht në 18 muaj. Juve, tha Rama, jeni Parisi i vogël dhe jo më kot ne i kemi dhënë mbështetejn tonë, pasi Korça, duhet dhe mund të bëhet Parisi i Vogël i Shqipërisë?.
Sipas Ramës, me reformën territoriale Korça tashmë do të jetë më e madhe, me Voskopojën dhe gjashtë komuna të tjera, ku burimet e rritjes ekonomike do të jenë edhe më të mëdha. ?Zhvillimi social dhe zhvillimit urban shtrihen që nga resurset që ofron rinia, deri tek pasuritë natyrore dhe tek forca e madhe e e vullnetit të njerëzve për të punuar me tokën dhe për të prodhuar përmes saj. Kjo dhe të tjera e bëjnë Korçën një nga territoret më me prespektivë të zhvillimit në Shqipërisë dhe një nga bashkitë që nuk ka asnjë arsye për të mos e rritur me shpejtësi ekonominë familjare dhe rajonale të saj?, nënvizoi Rama.
Kreu i Ekzekutivit e hodhi ?shikimin? edhe nga kandidati i koalicionit të djathtë, Gjergji Mero. Sipas tij, vota për opozitën është vot e hedhur kot. ?Ky nuk është kërcënim, por një argument. Kanë sjellë një nga Devolli, një Agronom, Rektor Universiteti, i cili do të mbahet mend që fakultetin e Agronimsë nga ku doli e degradoi dhe e mbylli fare. Çfarë do bëjë ky zotëria?, pyeti ironikisht Rama.? Nuk ka ça bënë edhe po të dojë se nuk e lënë ata të Shqupit. Më mori në telefon një nga bashkiakët e Shqupit dhe më tha se kishte probleme me komunitetin dhe kërkoi bashkëpunim, por shtoi se nuk donte të takoheshim në zyrë, pasi e shikonin ata të shqupit. Po ku ta takojë këtë zotëri, në liqenin e Pogradecit, si polumbar, apo në pyjet e Voskopojës?, vijoi Rama.
Duke mbyllur kapitullin e opozitës, Rama nënvizoi se Shqupi nuk kërkon një votë për popullin, por për projektin e saj politik, ndërsa vota për Aleancën e Shqipërisë Europiane është votë për të ardhmen e komunitetit.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në fjalën e tij tha se Opozita është e kotë që kërkon përmes zgjedhjeve lokale të bëjë politikë, pasi hapësirën për të bërë politik e ka të gjithën në Kuvend. ?Opozita ka të gjitha hapësirat e duhura në Kuvend, si asnjëherë më parë për të bërë opozitën që kërkon. Prandaj dhe zgjedhjet e 21 Qershorit janë thelbësore për komunitetet, pasi Bashkitë duhet të ecin në drejtimin e duhur dhe jo të bllokohen nga ambiciet politike?, nënvizoi Meta.
?Për veprat që janë bërë deri më tani në Bashkinë e Korçës, dua të falenderojë Niko Peleshin dhe Sotiraq Filon. Dua të shpreh bindjen time se koalicioni do të ia dalë të fitojë. Nuk ka sot asnjë ekonomi në Europë që të jetë në atë gjendje që dëshirojnë qytetarët e atij vendi, por ne po përpiqemi të rrisim punësimin dhe jam besimplotë që edhe Bashkia e re, shumë më e madhe se ajo ekzistuese, pasi do i bashkohen dhe njësi të tjera, që ishin komuna, do të kenë më shumë resurse për të realizuar një projekt të madh qytetar?, tha lideri i LSI-së.
Sotiraqi, vijoi Meta, me mbështetjen e fuqishme që do të ketë nga këshilli i ri bashkia, edhe nga qeveria dhe nga zv/kryeministri do të bëjë të mundur që në Korçë të punojnë të gjithë ata që duan të punojnë. Korçarët janë një popull punëdashës dhe mrekullibërës. Këtë e shohin të gjithë ata që udhëtojnë në fshatrat, por në qendër të Korçës, ku shohin rregull, punë dhe standardë. Votoni Sotiraq Filo, vota për të ecur në drejtimin e duhur e jo vetëm për Korçën. Sukese dhe Fitore?, tha Meta.
Zv/Kryeministri, Niko Peleshi, i cili ka qenë dhe Kryetar Bashkie i Korçës deri në vitin 2013 bëri një rezume të punës së bërë nga kjo Bashki gjatë qeverisjes së majtë. ?Ne punonim ditën, ata prishnin natën. Qeveria që mbahej me taksat e qytetarëve, nuk mbillte asnjë pemë, madje hiqte dhe ata që ishin. Ne edhe pse qeverinë e kishim pengesë, nuk u lodhëm së përpjekuri për të punuar për të ardhmen, për t?i dhënë qytetit tonë ngjyrat dhe të ardhmen që meritonte. Ndonëse në vitet e shkuara, ritmi ishte më i ngadaltë, tani jeni dëshmitarë se ky ritëm është në rritje. Kemi ringritur qendrën e qytetit. Po ristrukturohet pazari i Korçës. Një mrekulli më vete, një rikthim në të shkuarën për t?i hapur horizont të ardhmes. Prandaj vota juaj do të jetë një votë për ti dhënë vijueshmëri punës së bërë gjatë këtyre viteve. Ne ndërtuam parqet të gjelbëruara nga më të bukrit në vend. Ëndrrat e mia janë kthyer në realitet për Korçën. Shumë projekte kalojnë nga Korça. Duke nisur nga projekti TAP, që do ta afrojë edhe më shumë Korçën me Beratin? Po ashtu Korça sot ka kopshte, shkolla dhe infrastrukturë nga më të bukurat në vend. Nesër përmes votës tuaj, Korça do të jetë një nga vendet me papunësinë më të vogël në vend, pasi me bashkinë në duart e Filos të rinjtë do të gjejnë hapësirën e duhur për të punuar, për të shfrytëzuar resurset et yre?Ju zotohemi se do jemi në krah të çdo ëndërre për ta kthyer në realitet për qytetarët e Korçës?, tha Peleshi.
Arta Dade, Deputete e Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, tha se qyteti i serenatave është vendi i artit dhe i kulturës. ?Vendi i arsimit dhe dritës së dijes. Korça edhe pse nuk lind në të, të bënë ta duash, dhe vlerat e Korçës janë ato që do të na çojnë drejt integrimit europian. Ne do bëjmë atë çka është më e mirë për Korçën. Fitore dhe begati për Korçën. 50% gra në këshillin bashkiak?, përfundoi Dade
Partia Demokratike Dega Korce ka reaguar nepermjet zedhenese...
Nepermjet nje deklarate per mediat Partia Demokratike ka aku...
Nga Jorida TabakuPyetja që i mundon më së shumti sot qytetar...
Gjatë vizitës së ditës së sotme në qytetin e Korçës, ministr...
Përtej premtimeve publike të Ramës që nuk do të angazhojë as...
Doktor Halim Kosova vijon të tregojë episode të ndryshme nga...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar nëpërm...
“Lasgushi mes meje dhe Dianës do të zgjidhte Dianën, ndërsa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidatja ...
Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike për Tira...
Kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Eur...
Kandidati për kryetar bashkie në Korçës për Partinë Demokrat...
Kryetari i Aleances KuqeZi, Kreshnik Spahiu ishte dje i ftua...
Nuk ka paqe mes ndërkombëtarëve dhe dy kampeve politike në S...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës Gjergj...
Fatos Lubonja në emisionin e tij të radhës, ka denoncuar atë...
Kandidati demokrat për bashkinë e Korçës, Gjergji Mero, në t...
Kandidati demokrat për kryebashkiak të Tiranës, Halim Kosova...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimet me ...
Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, ka qenë sot në...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...