Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Jorida Tabaku
Pyetja që i mundon më së shumti sot qytetarët e vendit është ?ku po shkojmë me këtë gjendje ekonomike?? Megjithëse, për hir të së vërtetës, qeveria vazhdon të këmbëngulë se jemi më mirë se sa disa vite më parë. Ndonëse, qeveria në çdo fillim viti ka pohuar se sistemi fiskal është i qëndrueshëm, që ekonomia është në rritje, që qytetarët konsumojnë më shumë, që paguhen më mirë falë taksimit progresiv dhe që janë punësuar më shumë.
Të gjitha sa përmenda një rresht më sipër do të jenë pjesë e shqyrtimit tim. Ditën e dielë Fondi Monetar Ndërkombëtarë publikoi një raport për Evropën Lindore dhe Ballkanin Jugperëndimor. Në të përshkruhej gjendja ekonomike e këtyre vendeve. Sipas të dhënave të paraqitura, vendi jonë karakterizohej nga një papunësi e lartë dhe nga paga shumë të ulëta. Kjo duket qartazi dhe në grafikun e mëposhtëm ku matrica paraqet raportin mes papunësisë dhe nivelit të pagës.
Të dhënat e FMN tregojnë se vendi jonë nuk ka patur rritje të pagës por fatkeqësisht ka patur rritje të papunësisë. Këto të dhëna i përforcon edhe Raporti për Tremujorin e parë të 2015, Banka e Shqipërisë, e cila pranon se paga e shqiptarëve është 5.8% më pak se sa një vit më parë. Kjo do të thotë që një qytetar i vendit që merr një rrogë minimale prej 200 mijë lekësh tanimë merr 180 mijë lekë duke qenë se vlera reale e parasë që ato marrin është më e vogël. Kjo vlerë, do të vazhdojë të zvogëlohet pasi që kostot e çmimeve të produkteve në treg janë rritur me 2.3% më shumë se sa një vit më parë. 
Shqiptarët kanë një rrogë më të ulët se një vit më parë, shpenzojnë më shumë se sa një vit më parë.
Qeveria pretendon se ekonomia është në drejtimin e duhur, por sipas raportit të Bankës së Shqipërisë produktiviteti ka tendencë negative duke rënë me 9.5% ndërkohë që Kostoja e Punës për njësi është shtrenjtuar në masën 5.2%. Kjo do të thotë që një biznes harxhon më shumë para në prodhim dhe se prodhimi në vetvete ka rënë në krahasim me një vit më parë.
Të gjitha këto që përmendëm më sipër pasqyrohen tek të dhënat paraprake që mund t?i gjejë kushdo tek Ministria e Financave. Ato janë shqetësuese sepse ngrenë pikëpyetje mbi vetë ekzistencën e shtetit. Sërishmi drejtoritë e Tatimeve dhe ajo e Doganave kanë mbledhur në total 21.7 miliard lekë më pak se sa planifikimi, kjo do të përkthehet se të dyja këto drejtori kanë mbledhur rreth 26% të shumës që kanë planifikuar për këtë 4 mujor. Tatimi mbi vlerën e shtuar, që është zëri që tregon më qartë konsumin e publikut rezulton me një mos-mbledhje prej 73% ose 9.8 miliard lek më pak se sa planifikimi.
Tatimi mbi Fitimin, vazhdon paraqitjen negative në mbledhjen nga ana e administratës tatimore duke qenë se është mbledhur më pak se sa gjysma e planit, pra rreth 1.3 miliard lekë. TAP, një prej taksave që u rritën me paketën e re fiskale të vitit 2015, ka mbledhur vetëm çerekun e vlerës që duhet të mblidhte 3.5 miliard lekë. Akciza dhe Taksat Nacionale (ku futet dhe taksa e qarkullimit) shënojnë bashkërisht një humbje prej 6.7 miliard lekësh duke dëshmuar qartazi politikën e gabuar jo vetëm në administrimin e të ardhurave por edhe në politikat fiskale.
Të ardhurat nga Pushteti Vendor, që mblidhen që prej vitit 2014 nga Tatimet Qendrore, janë mbledhur në masën 33% duke mos realizuar planifikimin e 9 miliard lekëve, vetë taksa mbi biznesin e vogël ka një realizim qesharak prej 2%.
Qeveria e cila pretendon se ka punësuar 93 mijë shqiptarë dhe që ka hapur sa e sa vende të reja pune, nuk e kuptojmë se pse e ka të pamundur që të mbledhë të ardhurat nga sigurimet shoqërore që figurojnë me një mos-plotësim prej 3.8 miliard lekësh.
Në total, të ardhurat e hyra në buxhetin e shtetit për këtë muaj janë më pak se sa 30% ose përkthyer në vlerë monetare. Qeveria e rilindjes ka arritur të mos-mbledhë rreth 3 miliard lekë.
Element shqetësues tek evidencat paraprake shtohen sidomos tek shpenzimet qeveritare, zëri i investimeve rezulton i realizuar në masën 20% që do të thotë 5.4 miliard lekë më pak investime se sa kishin programuar. Ministria e mirëqenies sociale, vazhdon politikën e ngahershme me të përndjekurit politikë duke qenë se vetëm 40% e fondit të alokuar për ta është shpenzuar. Ndërkohë që ?Ndihma Ekonomike?, të cilën ish ministri e kishte teserizuar rezulton të mos jetë realizuar në vlerën e 1.7 miliard lekëve. A thua se shqiptarët befas janë zgjuar më të pasur dhe më mirë se sa një vit më parë?
Një pyetje kemi edhe për kompensimin e shtresave në nevojë për sa i përket energjisë elektrike. është muaji i katërt dhe ende zëri i llogarisë ?Kompensim për shtresa në nevojë? mbetet i paprekur, a mos vallë qeveria ka vendosur që edhe atë shumë qesharake që kish vendosur tua jepte ta mbajë për vete apo për të sponsorizuar kandidatët e saj?
Në total, shpenzimet e qeverisë janë realizuar në masën e 28% duke dëshmuar sërishmi se vlera e tyre është më e vogël se sa ç ?pritej. E mbi të gjitha duke ngritur pyetjen nëse institucionet shtetërore ekzistojnë apo jo edhe në kohë fushate.
Ditën e djeshme, përfaqësuesi i FMN Jens Reinke, pohoi se ndjehet shumë i habitur për mënyrën se si qeveria po operon me mbledhjen e të ardhurave. Fatkeqësisht, opozita dhe aktorë të tjerë kanë muaj që përpiqen t?i tërheqin vëmendjen një qeverie të angazhuar jo në qeverisje por në abuzime. Fatkeqësia është se qeveria nuk dëgjon dhe nuk ka ndërmend të dëgjojë dhe produkti i kësaj shurdhërie janë shqiptarët që largohen nga ky vend!
Pyetja që shtroj është ?thua jemi në drejtimin e duhur, kur gjendja faktike është e tillë?!!?
Largimi i shqiptarëve nga Kukësi, Rradhima, Orikumi vjen se ka më pak vende pune, rrogë më të ulët, çmime më të larta dhe një qeveri që mendjen e ka si të pasurojë veten duke mos punuar por duke u marrë me fjalë, duke shkelur me këmbë të paaftët dhe duke shkelur mbi dinjitetin e atyre që dy vjet më parë u kërkuan votën. Një qeveri që më në fund ka filluar ta pranoj realitetin por që ende gënjen duke thënë që jemi në drejtimin e duhur kur në fakt nuk jemi në drejtimin e duhur!
Gjatë vizitës së ditës së sotme në qytetin e Korçës, ministr...
Përtej premtimeve publike të Ramës që nuk do të angazhojë as...
Doktor Halim Kosova vijon të tregojë episode të ndryshme nga...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar nëpërm...
“Lasgushi mes meje dhe Dianës do të zgjidhte Dianën, ndërsa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidatja ...
Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike për Tira...
Kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Eur...
Kandidati për kryetar bashkie në Korçës për Partinë Demokrat...
Kryetari i Aleances KuqeZi, Kreshnik Spahiu ishte dje i ftua...
Nuk ka paqe mes ndërkombëtarëve dhe dy kampeve politike në S...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Korçës Gjergj...
Fatos Lubonja në emisionin e tij të radhës, ka denoncuar atë...
Kandidati demokrat për bashkinë e Korçës, Gjergji Mero, në t...
Kandidati demokrat për kryebashkiak të Tiranës, Halim Kosova...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimet me ...
Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, ka qenë sot në...
Kandidatja për kryetare bashkie e Partisë Demokratike për Du...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka kërkuar dje në Kuven...
Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën dhe llogaritjen e pe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...