web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e dy qeverive/ Berisha: Projektet e përbashkëta, interes jetik për kombin shqiptar

23 Mars 2015, 12:35, Aktualitet CNA

Ish kryeministri, Sali Berisha ka përshëndetur mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se projektet e përbashkëta transnacionale si hekurudha Tiranë -Prishtinë, infrastruktura e Alpeve, projektet energjitike, njësimi i ligjeve dhe praktikave në të dy vendet, janë interesi jetik i kombit shqiptar dhe i rajonit në tërësi.

?Te dashur miq, sot dy qeverite shqiptare, perkatesisht qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosoves, u mblodhen ne Tirane. Ne kete takim ato firmosen nje seri marreveshjesh. Takimi ne format kabineti qeveritar, nje praktike e perhapur kjo midis vendeve fqinje, eshte nje akt pozitiv qe se bashku me firmosjen e marreveshjeve meriton pergezime. Duke vleresuar takimin e sotem dhe marreveshjet e firmosura shpreh bindjen se projektet e perbashketa transnacionale si hekurudha Tirane -Prishtine, infrastruktura e Alpeve, projektet energjitike, njesimi i ligjeve dhe praktikave ne te dy vendet, jane interesi jetik i kombit tone por dhe rajonit ne teresi? shkruan Berisha.





Lajmet e fundit nga