web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëri – Kosovë/ Firmosen 11 marrëveshjet e bashkëpunimit midis dy vendeve

23 Mars 2015, 11:45, Aktualitet CNA

Takimi midis dy vendeve fqinje të Shqipërisë dhe Kosovës është përmbyllur me firmosjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit. Pas më shumë se dy orësh diskutime, dy vendet kanë firmosur disa pika ku do të operojnë bashkarisht. Janë 11 pika ku ministrat përkatës kanë firmosur për një bashkëpunim të ndërsjelltë. Firmosja e tyre do të thotë një lidhje më e fortë midis Kosovës dhe Serbisë.

1. Për bashkëpunim të ?Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë?.
2. Memorandum mbi ?Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm?
3. Protokoll mbi ?Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit?.
4. Protokoll ?Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare?.
5. Memorandum i Mirëkuptimit ?Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave ?.
6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për ?Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë?.
7. Marrëveshje e ?Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor?.
8. Marrëveshje për ?Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar?.
9. Protokoll ?Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë?.
10. Memorandum ?Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural?.
11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës ë Kosovës





Lajmet e fundit nga