web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilli i Mandateve/ Pranohet kërkesa e Doshit, mbledhja shtyhet për dy ditë

23 Mars 2015, 10:39, Aktualitet CNA

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores ka vendosur për shtyrjen e mbledhjes për ditën e mërkurë. Kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e kërkesës së deputetit Tom Doshi, pasi sot kishte paraqitur një raport mjekësor. Nisur nga kjo, anëtarët e Këshillit kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Doshit dhe të shtyjnë mbledhjen.

Ndërkohë opozita ka bërë një tjetër kërkesë për Këshillin e Mandateve, ku i është kërkuar heqja e mandatit për deputetin Koço Kokëdhima. Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga anëtarët e maxhorancës. Lidhur me këtë fakt, deputeti Edmond Halimi është shprehur se Këshilli i Mandateve po vepron me dy standarde.

 





Lajmet e fundit nga