web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bjeshkët e Nemuna, konfirmohet prania e rrëqebullit ballkanik

23 Mars 2015, 10:39, Aktualitet CNA

Konfirmohet prania e rrëqebullit ballkanik në Bjeshkët e Nemuna, i cila është fotografuar nga organizata mjedisore ERA Group nga Peja. Kjo është realizuar pasi që kjo organizatë ka vendosur kamera të veçanta të quajtur ?Kamera-kurth?, raporton KTV.
Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Kohavisonin, përfaqësuesit e organizatës ERA Group, tregojnë se që një kohë të gjatë janë duke punuar për sensibilizimin dhe rrezikshmërinë për të parandaluar zhdukjen e kësaj race.

?Sot e kemi marrë një lajm shumë të mirë dhe e kemi konfirmuar prezencën me fotografitë e bëra nga ?kamerat ? kurth?, që i kemi vendosur në Bjeshkët e Nemuna në Rugovë? ka thënë Bardh Sanaja nga organizata ?ERA Group?, duke shtuar edhe apelin që kjo zonë të shpallet urgjentisht zonë strikte.

Terreni ku më së shumti mund të gjendet rrëqebulli është i kufizuar në Ballkanin jugperëndimor, kryesisht në zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e në veri të Malit të Zi, përfshirë edhe Kosovën.





Lajmet e fundit nga