web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Salmoni, “bisha” e Danubit kërcënohet nga digat në lum

23 Mars 2015, 09:06, Aktualitet CNA

Salmoni që rritet në lumin e Danubit mund të arrijë masën e një njeriu dhe të jetojë për 30 vjet, por territori i tij i jetesës dhe gjuetisë në Ballkan po kërcënohet nga një nxitim për të dnërtuar diga përgjatë lumit.

?Eshtë kaq i shpejtë, i hollë dhe elegant dhe shumë i bukur?, thotë
Ulrich Eichelmann.
Ai fare mirë me këto fjalë mund të kishte përshkruar një makinë garash. Në fakt, drejtori i grupit mjedisor, Riverëatch flet për peshkun e lumit, Hucho Hucho në latinisht, Huchen në gjermanisht dhe që shpesh njihet edhe si salmoni i Danubit në anglisht për shkak se më parë ishte shumë i përhapur na basenin e Danubit.

Por, territori kryesor i peshkut sot është në Ballkan, në rrjedhat dhe lumenjtë që burojnë nga malet, gjarpërojnë përmes luginave midis Sllovenisë dhe Malit të Zi.

?Përse europianët revoltohen me rrezikun e zhdukjes së tigrave në xhunglën e egër të Azisë, dhe kërkojnë përpjekje për t?i shpëtuar?, pyet Eichelmann, ndërsa përshkruan pyjet e shiut që zbresin përgjatë lumit Sava në Slloveni. ?Dukemi të verbër, thotë, ai ndaj rrezikut që u kanoset këtyre tigrave të fundit të tokës sonë, salmonit të Danubit?.





Lajmet e fundit nga