web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekstradohet “Messi i Shqipërisë”, fuste 200 kg drogë në muaj në Itali

22 Mars 2015, 23:25, Aktualitet CNA

Është ekstraduar nga Hollanda për në Itali, shqiptari që ka arritur të dërgontë në Itali mbi 200 kilogramë drogë në muaj. Bledar Pajana, i njohur ndryshe si ?Messi i Shqipërisë? u dërgua në burgun Rebibbia në Romë.

Mediat italiane shkruajnë se Pajana drogën e merrte nga Amerikan e Jugut dhe e fuste në Itali nëpërmjet kufirit Lisbonë-Madrid.

Në tetor 2014 u kap në Romë Astrit Pezaku (rezidente shqiptare në provincën e Bergamos), të cilit iu gjet në posedim më shumë se 6 kg kokainë të destinuara për një person të tretë. Në të njëjtën ditë krimi  financiar kishte ndalur në një makinë, pranë Rho, Madrit Pajana, kushëririn e Bledar Pajanit.

Mediat italiane shkruajnë se vlera e drogës e shitur nga Messi i Shqipërisë kapte një shifër prej 100 milionë euro në vit.





Lajmet e fundit nga