web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tension në elitën ruse/Putin shkarkon dy zyrtarë të Kremlinit

23 Mars 2015, 10:12, Aktualitet CNA

Presidenti rus, Vladimir Putin shkarkoi nga detyra drejtuesit e departamenteve të politikës së jashtme dhe të brendshme.
Shërbimi për media i Putinit ka thënë se ai ka shkarkuar Oleg Morozovin, udhëheqës i departamentit të politikës së brendshme presidenciale, dhe Sergei Bolkhovitinin, udhëheqës i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar.
Dekretet e shkarkimit nuk japin asnjë arsye për ndryshimet.

Ato vijnë pas spekulimeve në rritje për tensione midis kampeve rivale të elitës udhëheqëse të Rusisë, si pasojë e vrasjes së politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov.
Ky i fundit është vrarë më 27 shkurt pranë ndërtesës së Kremlinit në Moskë.





Lajmet e fundit nga