web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbledhja e dy qeverive/ Rama: Shqiptarët duan ekuilibër, jo prishje ekuilibrash

23 Mars 2015, 10:26, Aktualitet CNA

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës janë takuar sot në Tiranë, ku do të nënshkruajnë 11 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi.

Kryeministria shqiptare ka zgjedhur si slogan të kësajmbledhje tre fjalë: “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr”.

Duke uruar bashkëqytetarët ?Andej dhe këndej bjeshkëve?, kryeministri Edi Rama i cili hapi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, tha se kjo mbledhje ?ndodh në kohën e duhur dhe është përmbushje e një urdhërese madhore të kohës, politikbërjes reale?.

?Shqiptarët duan ekuilibër dhe jo prishje ekuilibrash dhe kërkojnë thjesht atë ç’ka u takon dhe çfarë u ka njohur të drejtave të tyre’ tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra kundrejt Bashkimit Evropian, duke u shprehur se mos heqja e regjimit të Kosovës është padrejtësi jo vetëm ndaj Kosovës por edhe vetë Evropës.

?Mos heqja e regjimit të vizave për Kosovën është paradoks i madh në raport me të shkuarën e Kosovës. Regjimi i sotëm e ka kthyer Kosovën në një enklav dëshpëruese të burokracisë evropiane. E kemi thënë dhe do ta themi kurdo: Regjimi i vizave në Kosovë është padrejtësi cinike ndaj Kosovës dhe duhet të marrë fund një orë e më parë, se nuk cenon vetëm dinjitetin e Kosovës por edhe të vetë Evropës. Mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave është turp për BE?, u shpreh Rama.

Nga ana e tij, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vlerësoi po ashtu bashkëpunimin e deritanishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se tashmë Qeveritë po realizojnë ëndrrën për komunikim të pafrenuar.

Megjithatë, tha Mustafa, marrëdhëniet tona ekonomike kanë mbetur më prapa se në fushat e tjera.

“Qeveritë tona do të heqin barrierat që bashkëpunimi të jetë frytdhënës”, u shpreh  Mustafa.

?Ka një proces përfaqësimi diplomatik . Axhenda evropiane na paraqet shumë sfida. Lidhje energjitike, që mos varemi nga importi?u shpreh Mustafa.

Gjatë mbledhjes së përbashkët do të miratohen edhe 11 marrëveshje mes dy qeverive.

 





Lajmet e fundit nga