web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

11 vjeçari shet lodrat dhe kujdeset për vëllanë që vuan nga sindroma Down

23 Mars 2015, 10:40, Aktualitet CNA

Binjakët Jason dhe Aaron Clark, e kanë ndjerë gjithnjë se janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por përsëri duhen shumë dhe janë të pandashëm. Ndërkohë që Jason është hiperaktiv dhe adhuron sportet, Aaron vuan nga sindroma Down. Kjo sëmundje nuk i ka ndarë dhe siç shprehet nëna e tyre Lynn Clark, ata janë më të lidhur se kurrë. ? Ata janë një çift unik, e duan shumë njëri-tjetrin dhe nuk ndahen asnjëherë?. Por Jason si djalë shumë i shkathët është edhe protektiv ndaj vëllait të tij. Ai ka shitur të gjitha librat dhe lodrat, duke grumbulluar 400 paund për të ndihmuar shkollën ku studion vogëlushi. Aktualisht thotë nëna e tyre, Jason ka krijuar shoqatën e tij në ndihmë të kësaj shkolle dhe do të vazhdoj të ndihmojë vëllanë e tij Aaron dhe të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

 





Lajmet e fundit nga