web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkia e Tiranës: Rama bllokon investimet për Kopshtin Zoologjik

23 Mars 2015, 13:46, Aktualitet CNA

Pas videos së publikuar në media për kopshtin Zoologjik, ku një kalë u zulmua nga bualli në prani të viziotëve, ka reaguar Bashkia e Tiranës.

Në një deklaratë për shtyp, Bashkia shkruan se bllokimi është me urdhër politik të Edi Ramës pasi në Kopshtin Zologjik nuk është investuar prej 20 vitesh, gjë që po sjell degradimin e tij.

?Situata në kopshtin zoologjik të Tiranës vazhdon të rëndohet për fat të keq, për shkak të politikave bllokuese që kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë ndaj Bashkisë së Tiranës përmes bllokimit të projekteve,  të buxhetit dhe përgjysmimit të fondeve në dispozicion të saj.  Pasi nuk ka marrë asnjë masë për 11 vite si kryebashkiak për të ndryshuar situatën në kopshtin zoologjik,  me urdhër politik ka bllokuar dhënien me koncesion të tij e cila do të mundësonte krijimin e një kopshti zoologjik modern për qytetin e Tiranës.

Që prej muajit tetor të vitit 2014,  në Këshillin Bashkiak është çuar për vendimmarrje projekti i dhënies me koncesion i cili vazhdon të mbetet i bllokuar edhe sot, ndërkohë që ka një interes të madh për të.  Bllokimi i dhënies me koncesion të kopshtit zoologjik është pjesë e politikës së bllokimit me urdhër te kryeministrit Edi Rama të çdo projekti modernizues që Bashkia e Tiranës ka hartuar dhe është gati të jetësojë për  ta shkëputur qytetin nga zhvillimi betonizues dhe për t?i dhënë atij një zhvillim modern dhe europian? shhkruhet më tëj në deklaratë.

 

Bashkia e Tiranës i kërkon dhe njëherë Këshillit Bashkiak të miratojë sa më parë procedurën për dhënien me koncesion të kopshtit zoologjik në mënyrë që të mundësohet ndërtimi i një parku zoologjik në parametra modernë dhe të parandalohet çdo incident dhe degradim i mëtejshëm i tij.

 





Lajmet e fundit nga