web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lazarat/ Shpërthim me tritol në derën e një lokali

23 Mars 2015, 13:44, Aktualitet CNA

Në Lazarat ka ndodhur në tjetër shpërthim me tritol. Këtë herë mësohet se eksplozivi ishte vendosur në derën e një lokali i cili ishte në pronësinë e shtetasit me iniciale A.T. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:25 në vendin e quajtur ?Pularia?. Nga shpërthimi i eksplozivit nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia deklaron se po punohet për identifikimin e autorëve.





Lajmet e fundit nga