web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Platforma për dekriminalizim/ PD: Jo kandidatë me rekorde kriminale

23 Mars 2015, 13:27, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme platformën mbi dekriminalizimin e Parlamentit dhe administatën publike. Në një konferencë për shtyp, deputët Eduart Halimi, Oerd Bylykbashi dhe Genti Strazimiri kanë paraqitur amendamentet dhe propozimet që ofron Partia Demokratike. Bylykbashi deklaroi se ndërhyrja do të jetë imendiate në kushtetutë për të trajtuar problemin e zyrtarëve dhe deputetëve me rekorde kriminale. Ai shtoi se do të shqyrtohen të gjitha rekordet kriminale të individëve ëq ndodhen në Parlament apo në administratë, rekorde brenda ose jashtë vendit. Në propozimin e PD-së thuhet se me prioritet të lartë do të shihen veprat e krimit të organizuar dhe precendentë të lidhur me të.

Bylykbashi u shpreh se do të merren masa të rrepta, deri në përjasjhtim përjetë për të kandiduar në poste të larta, deri në parlament, nga ana e personave me rekorde kriminale. ?Në këtë paketë do të fusim edhe instrumentat e nevojshme dhe efikase për identifikimin e rasteve me precedentë penal, dhe ndërprerjen e mandateve të tyre? tha deputeti demokrat.

U theksua që do të ketë ndërhyrje edhe në legjislacionin e Kodit Zgjedhor, Kodit Penal dhe nëse është e  nevojshme edhe në legjislacione të tjera që rregullojnë adminatratën publike.

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga