Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Shuarja e plotë e sistemit paralel të Serbisë në Kosovë dhe ndërtimi i mirëbesimit, do t’i paraprinte integrimit të komunitetit serb në sistemin e shtetit të Kosovës, thuhet në raportin e prezantuar nga Grupi Ballkanik për Politika të titulluar: “Integrimi i serbëve në Kosovë pas marrëveshjes së Brukselit”.
Ndonëse në këtë prezantim për debat ishin ftuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq, nga Lista Serbe, ata nuk kanë marrë pjesë.
Drejtor Ekzekutiv i Grupit Ballkanik, Marko Prelec ka thënë se arritja e marrëveshjes së parë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ishte pjesa e lehtë e punës, krahasuar me zbatimin e saj në terren.
“Ajo që po trajtojmë në të vërtetë këtu ka të bëjë me ecjen përpara nga gjendja, të cilën e kemi sot, në të cilën ende kemi dy sisteme që funksionojnë, atë të Serbisë dhe Kosovës. Qëllimi duhet të jetë që të kalohet vetëm në një sistem – atë të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Prelec.
Komunat me shumicë serbe, ka vijuar Prelec, ballafaqohen me problemin e funksionimit paralel të kryetarëve të zgjedhur dhe atyre paralel.
Në disa raste, sipas tij, kryetarët paralel janë po ata të zgjedhur, e në raste tjera, kryetarët e komunave serbe janë edhe zyrtarë që mbajnë poste në Serbi.
Andaj, ai ka rekomanduar që të krijohet një evidencë se kush punon në sistemin legal e kush jo, në mënyrë që edhe buxheti i Kosovës të ndahet vetëm për ata që punojnë për qeverinë e Kosovës.
Prelec ka përmendur edhe themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke rekomanduar qartë se ky trup duhet të ndërtohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Prelec e ka potencuar edhe ndërtimin e mirëbesimit si një nga parakushtet për integrim të komunitetit serb.
Ai kishte rekomandime edhe për përfaqësuesit politik të serbëve, sidomos atyre nga Lista Serbe.
“Sfidë për përfaqësuesit e komunitetit serb është që ata të fillojnë të veprojnë si përfaqësues të popullit dhe jo si përfaqësues të Beogradit”, ka thënë Prelec.
Sipas tij, duke qenë përfaqësues të Beogradit, këta politikanë serb nga Kosova do të shihen nga shumica shqiptare vetëm si një dorë e zgjatur e Serbisë, kështu që kjo do të ishte me kundër-efekt.
Ndërkohë, ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë, Krystyna Marty Lang ka vlerësuar se dialogu i Brukselit dhe rezultatet e prodhuara po interpretohen në mënyra të ndryshme.
Edhe ambasadorja zvicerane ka potencuar se ndërtimi i mirëbesimit midis komuniteteve do të jetë shumë i rëndësishëm për gjithë procesin e integrimit.
“Ne po e shohim se sa i ngadalshëm është ndërtimi i besimit dhe sa lehtë është që të shkatërrohet ky besim kur politikanët, si ata shqiptarë apo serbë bëjnë deklarata provokuese”, ka theksuar ambasadorja Krystyna Marty Lang.
Integrimi i komuniteteve krahas funksionimit të shtetit të Kosovës, është parë si çështje esenciale edhe nga ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu.
“Pavarësia e Kosovës është arritur mbi bazën e marrëveshjes. E marrëveshja ishte integrimi i komuniteteve pakicë në sistemin e Kosovës, në harmoni me standardet evropiane”, ka theksuar ambasadori norvegjez.
Ky integrim, ka thënë ai, parashihej qartë me planin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Plani i ish presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, ka shërbyer si platformë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori Braathu ndërkaq, ka tërhequr edhe vërejtjen që krahas këtyre hapave integrues të pakicave, Kosova duhet të ruajë funksionimin e vet si shtet.
Të mërkurën, kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe pas një takimi që kanë zhvilluar në Graçanicë me Drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq kanë formuluar 10 kërkesa për t’u kthyer në institucionet e Kosovës.
Mes tjerash, ata kanë kërkuar që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të pezullohet privatizimi nëpër komunat serbe, si dhe kanë kërkuar garantimin e përfaqësimit të serbëve në kuotën prej 10 për qind.
REL
Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në shtetin indina Ut...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka telef...
Një i ftuar bën një autoportret me celular, ndërsa President...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhbërë një prem...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka paralajmëruar se dhuna e sh...
Si jetojnë gratë e Shtetit Islamik? A janë vërtetë të segreg...
Xhihadistët e Shtetit Islamik mund të kenë kryer genocid dhe...
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe me dhjetëra janë pl...
Autoritetet e rendit në Kosovë kanë arrestuar shtatë persona...
Ambasadorët e shteteve më të zhvilluara të akredituar në Kos...
Katër persona janë arrestuar për lidhje të drejtpërdrejtë me...
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe me dhjetëra janë pl...
Me qindra protestues në Buenos Aires apeluan për Drejtësi nd...
Japonia ka konfirmuar vdekjen e tre shtetasve të saj në sulm...
Një nga personat që ndërmorri sulmin në muzeun në Tunis ku h...
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se Kosova mbetet ve...
Kongresi amerikan paraqiti një rezolutë që i kërkon presiden...
Shtetet e Bashkuara deklaruan se fitorja në zgjedhjet e Izra...
Vlera argëtuese është e madhe, dëmi politik po ashtu. prej m...
Shtëpia e Bardhë thotë se thellësisht e shqetësuar për atë q...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...