Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Vendimi i kryebashkiakut për t?u tërhequr nga dhënia me koncesion e parkimeve të Tiranës, pati efektin e një surprize. Ndërkohë që shumëkush priste se çfarë vendimi do të merrte Rama ndaj kësaj afere që po krijonte një ndjeshmëri të madhe publike, Basha vendosi ta shtyjë atë me justifikimin e mosrëndimit fiskal të qytetarëve.
Natyrisht që argumentimi i tërheqjes së Bashës është i pavlerë. Ai është i pasinqertë e për këtë edhe i pabesueshëm. Ky projekt nuk u nis aspak nga interesi i qytetarëve. Ai ishte një manovër politike dhe qokë për të përmirësuar sa të qe e mundur marrëdhëniet e shefit të opozitës me median më të madhe në vend.
Mjafton të lexosh raportin e përpiluar nga bashkia e Tiranës për të kuptuar se deri ku ka vajtur ajo. Aty lexohet me pak fjalë se bashkia nuk mund të mbajë parkingjet publike, se ajo është e paaftë të prodhojë një sistem efikas për mbledhjen e të ardhurave, se ajo nuk gjen dot njerëz që të mbikëqyrin parkingjet dhe nuk ngre dot pika ku qytetarët të presin biletat. Pra për të justifikuar këtë koncesion, për ta kaluar atë nga një pronë publike në një aktivitet privat, bashkia e Tiranës qe e gatshme edhe të pranonte dobësitë e saj menaxhuese.
Për më tepër se kaq, ajo qe e gatshme edhe të gënjente me gojën e numrit dy të saj, Enno Bozdo. Në më se dy raste, në daljet publike për të mbrojtur projektin, zëvendësi i Bashës rendiste argumenta të rreme, me të njëjtën lehtësi që shton gërma në emrin e tij.
Pra ashtu sikurse në përiudhën e përgatitjes së projektit, në atë të mbrojtjes së tij në këshillin bashkiak dhe në atë të ditëve që e pasuan mbledhjen e shtyrë, Lulzim Basha u mundua me të gjitha mënyrat ta kalonte atë projekt. Deri këtu as zëri i qytetarëve as interesi i xhepit të tyre nuk e preokupuan as edhe një çast të vetëm. Madje në këtë histori, nuk e preokupoi as akti tejet i pazakontë për opozitën e tij, ai i bashkimit të votave me kundërshtarët politikë.
Po atëherë çfarë ndodhi? Pse Basha bëri hapa pas në këtë projekt që e nisi me zemër, e mbështeti me zell dhe e mbrojti me të gjitha mjetet?
Dy janë faktorët kryesorë. E para lidhet me reagimin e fortë publik që erdhi duke u rritur. Zemërimi i njerëzve në mediat sociale dhe nisma për të mbledhur firma kundër këtij projekti e detyruan kryeopozitarin të bëhet më i vëmendshëm. Por ajo që sipas meje ka luajtur rolin kryesor në këtë histori, qe fakti se kjo aferë, nisi papritmas të prodhojë efekte të kundërta nga ato për të cilat qe projektuar. Nëse ajo ishte stisur për të bërë më miqësor Top Channel-in me opozitën, ajo filloi të prodhojë një efekt boomerang. Televizione që kanë qenë në mbështetje të fortë të Bashës, gjatë kohës së pushtetit të Berishës, si Tv Klan dhe News 24, filluan ta godasin ashpër kryebashkiakun. Dhe një llogari e thjeshtë të bënte të mendoje se Basha duke dashur të bënte miq, po prodhonte më shumë armiq. Duke i bërë një favor Topi-t, ai nuk do arrinte ta bënte kurrë për vete atë. Në rastin më të mirë ai mund ta bënte më neutral ndaj tij. Por nëse kjo e mirë e vogël shoqërohej me humbjen e mediave që e kanë mbështetur tradicionalisht, ajo shndërrohej në një të keqe të madhe.
Me siguri këtë llogari ka bërë Basha kur ka vendosur të shpallë lajmin surprizë për tërheqjen e bashkisë nga projekti. Ai as nuk ka pasur në veshë zërin e qytetarëve dhe as ka pasur në mendje xhepin e tyre të shpuar. Ai thjesht ka pasur frikë, së pari nga reagimi qytetar, por mbi të gjitha nga humbja e mbështetjes mediatike që edhe kështu po i tkurret si lëkura e Shagrenit.
Por megjithëse ky vendim është marrë më shumë nën presionin e frikës sesa si një argumentim parimor i interesit publik, ai mbetet përsëri një akt për t?u përshëndetur. Jo vetëm se ai shpëtoi kryeqytetin nga një koncension skllavërues, por mbi të gjitha sepse ai përvijon një linjë të re në drejtimin e PD-së. Historikisht ajo e kryetarit të vjetër ka qenë linja e përplasjes me realitetin, e rikrijimit të tij, e goditjes së murit me kokë dhe e mostërheqjes me asnjë çmim nga vendimet e mara. Me tërheqjen e fundit Basha, përpos të tjerave, dëshmoi se nuk është i kësaj linje. Ai tregoi se është një politikan që di të ketë frikë dhe kjo nuk është detyrimisht e keqe për një lider modern.
Nga Arian GaldiniSot behen saktesisht 3 jave qe nga ajo mbre...
Eni BITRAKU Korca qyteti i autoktonise dhe festivalit te ge...
Nga LORISA YLLIU bë kohë e gjatë që njerëzit presin përkrahj...
Nga Kastriot Myftaraj Në Shqipëri pluralizmi politik erdhi s...
Nga Kastriot MYFTARAJNdonëse vizita e Soros në Shqipëri koin...
Nga Kastriot MyftarajNëse ajo që quhet “Lufta Antifashiste N...
Shaqir Vukaj, ish-Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë në viti...
Nga Kastriot MYFTARAJNë librin “Historia e Shqipërisë”, boti...
Nga Mitro CelaDitën e parë të korrikut, e nisi me sherr me g...
Nga Kastriot MYFTARAJPas ndeshjes Serbi-Shqipëri gazeta e ma...
Nga Pëllumb Kulla Ja këtu, pas shtatëdhjetë vjetësh!Unë nuk ...
Nga Kastriot MYFTARAJNë kohën e Luftës së Kosovës, në maj 19...
Bledi KASMITë dy ata e dinin se çfarë donin pasuesit e tyre....
Edison YPIE sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rr...
Nga Astrit PatoziLuiza Xhuvani është një njeri në hall të ma...
Nga Kastriot MYFTARAJSipas agjendës së Kryeministrit Rama, a...
Pranverë brenda nëntorit. Në makinë. Tatëpjetë kodrave të Sa...
Nga Klodian TomorriA është ide e mirë qe njerëzit të mbajnë ...
Nga Kastriot MyftarajKur një shtet demonstron befasisht, qof...
Nga Mitro CELAIshte 70 vjetori i Çlirimit të Korçës. Domosdo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...