PD/ Tabaku: Të ulet tvsh-ja e energjisë elektrike me 14 %
Partia Demokratike kërkon heqjen e taksës së qarkullimit, dh...
Reforma në drejtësi kërkon jo vetëm dëshirë, por edhe vullnet nga të gjithë aktorët, përfshirë këtu edhe partitë politike?, u shpreh Presidenti Bujar Nishani në fjalën e mbajtur në tryezën mbi reformën në drejtësi ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komisionit të Venecias.
Nishani nënvizoi se reforma nuk duhet bërë në funksion të militantizmit politik, por pikërisht për ta larguar drejtësinë nga politika.
?Shqipëria nuk ka alternativë tjetër veçse të angazhohet në rrugën e reformës në drejtësi. Kjo reformë mbetet prioritet se garanton mundësitë reale në fushat e tjera të jetës. Reforma ka nevojë jo vetëm për dëshirë por edhe për vullnet. Reforma në drejtësi nuk mund të bëhet në funksion të militantizmit partiak, por përkundrazi për ta shkëputur militantizmin partiak nga drejtësia?, u shpreh Nishani.
Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç asaj të integrimit evropian dhe në këtë kuadër, reforma në drejtësi është një garanci që do t?i shërbejë interesave të vendit dhe shoqërisë në funksion të së ardhmes.
?Askush nuk ka dyshim edhe në Shqipëri, se fondamenti, baza mbi të cilën ngrihet e tërë funksionimi normal është drejtësia.
Askush dhe asnjë mekanizëm tjetër nuk mund të garantojë institucione funksionale pa pasur një bazë që garanton të drejtat themelore të njeriut, pa pasur këtë fondament që është shteti i së drejtës.
Sot kemi një angazhim publik për reformën në drejtësi. Nuk e di nëse ka individ që neglizhon nevojën e kësaj reforme. Shqipëria nuk ka alternativë tjetër veçse të angazhohet në rrugën e reformës në drejtësi.
Kjo reformë mbetet prioritet se garanton mundësitë reale në fushat e tjera të jetës. Reforma ka nevojë jo vetëm për dëshirë por edhe për vullnet.
Të bëjmë një diferencim, ekzistenca dhe vënia në lëvizje e vullnetit nis dhe gjeneron tek mentaliteti i individit dhe shoqërisë.
Unë jam nga ata njerëz, që besoj fort se shoqëria shqiptare ka kapacitete për të realizuar edhe reformën në sistemin e drejtësisë. Parimet bazë të kësaj reforme nuk ka nevojë ti kërkojmë apo ti shpikim ne.
Ato janë në shpirtin evropian. praktikat më të mira nuk ka nevojë ti kërkojmë thellë, por i kemi mjaft afër në hapësirën evropiane gjatë partneritetit me BE dhe KE.
Unë jam mirënjohës Buquicchio për njohjen perfekte që ju keni realitetit shqiptar dhe fushës së drejtësisë. Ky është inkurajim i madh për të realizuar këto angazhime, drejt piketave që Evropa i ka kaq të konsoliduara, dhe është plotësisht e mundshme?, theksoi Nishani.
Kreu i Shtetit nënvizoi se realizimi i kësaj reforme nuk duhet bërëpër militantizëm politik, por pikërisht për të kundërtën: për të larguar sistemin e drejtësisë nga politika.
Nishani tha se kjo reformë as nuk duhet bërë për të mbrojtur individët e korruptuar në drejtësi, por për ta larguar korrupsionin nga drejtësia.
?Por krahas parimeve bazë, ne kemi nevojë edhe për kritere të tjera që do ta përshpejtojnë procesin në Shqipëri, dhe do ta orientojnë në kahun e duhur.
Realizimi korrekt i reformës do ta çojë Shqipërinë në një garanci për të ardhmen. Reforma në drejtësi nuk mund të bëhet në funksion të militantizmit partiak, por përkundrazi për ta shkëputur militantizmin partiak nga drejtësia.
Reforma nuk mund të bëhet duke marrë në mbrojtje individë të korruptuar në drejtësi, por për t?i ndarë një herë e mirë. Reforma nuk mund të bëhet duke u përqendruar në një dorë të vetme por duke garantuar balancën ndërmjet pushteteve.
Nuk është e vështirë për të identifikuar hapat konkrete për reformën në drejtësi. Kemi një eksperiencë 20 vjeçare pluralizmi partiak. Angazhimi dhe jo largimi është elementi i duhur i kontributit për këtë reformë.
Qytetarët shqiptarë kërkojnë ti shohin institucionet shqiptare në funksion të tyre, për të përfituar dhe konsoliduar garancinë e sigurisë.
Reforma nuk mund të bëhet për të krijuar kufizime për kurajën personale të gjyqtarëve, por për ta zgjeruar dhe konsoliduar lirinë profesionale të gjyqtarëve?, nënvizoi Nishani.
Në vijim ai shtoi se reforma në drejtësi nuk mund të konceptohet pa një reformim edhe të organit të akuzës, me qëllim që Prokuroria të jetë një institucion gjithnjë e më tepër i pavarur.
Në këtë drejtim, Nishani kërkoi angazhimin e të gjithë aktorëve për të kryer këtë reformë kaq të rëndësishme, ku krahas politikës duhet të angazhohen avokatët, noteria apo edhe sistemi i burgjeve.
?Unë besoj se nuk mund të kemi reformë efiçente nëse fokusohemi vetëm tek gjyqësori, i cili kërkon reforma të thella dhe afatgjata.
Por nuk do të isha optimist për të parë një gjyqësor funksional, pa pasur gjithashtu një sistem të akuzës të reformuar dhe konsoliduar brenda hapësirës dhe lirisë personale të tij.
Pa pasur aktorët paralelë, avokatinë, sistemin e burgjeve, dhe të mjaft aktorëve të tjerë që bëjnë shpirtin e së drejtës. Kjo ka qenë arsyeja që në mënyrë të vijueshme kam kërkuar dhe mbetem i angazhuar për një platformë të gjerë të angazhimit të gjitha institucioneve në reformë.
Është e vërtetë se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër veç integrimit në BE, dhe kjo kërkon reforma.
Nuk ka alternativë shoqëria shqiptare pa bërë reformën në drejtësi. Askush nuk mund të ndryshojë kontekstin si një mundësi për ti shpëtuar përgjegjësisë?, tha Kreu i Shtetit
Por sipas tij, reforma duhet të nisë nga Gjykata e Lartë, ku sipas tij, një gjykatë e tillë e kthyer në model dhe të shkëputur nga politika, do t?u shërbente si pikë orientimi gjykatave të tjera, si dhe do të përmirësonte sistemin e drejtësisë në vend.
Duke vijuar më tej Nishani bëri thirrje edhe një herë për rritje të rrogës së gjyqtarëve si një element mjaft i rëndësishëm për motivimin e togave të zeza.
?Gjithkush bie dakord se drejtësia funksionon në mënyrë kapilar, por jo nga poshtë lart, por duhet orientuar të funksionuar nga lart poshtë.
Nëse ne konsolidojmë një Gjykatë të Lartë të shkëputur nga politika, të jeni të sigurt se kjo gjykatë do të jetë modeli i detyrueshëm për tu zbatuar nga çdo gjykatë.
Nuk ka asnjë argument që Gjykata e Lartë të ketë anëtarë që vijnë vetëm nga karriera gjyqësore, që sjellin eksperiencën, formimin e tyre profesional, dhe për të iu përkushtuar gjyqtarit.
Mund të shikohet koha e shërbimit në Gjykatën e Lartë, që ata të mos mendojnë në ditën e parë të punës së çfarë do të bëhet me ta.
Unë jam nga ata njerëz që në gjithë eksperiencën time e kam nënvizuar që duhet rritur niveli i pagave për gjyqtarët, pasi ky nuk është i vetmi mekanizëm për të luftuar korrupsionin, por është element i rëndësishëm për të motivuar gjyqtarët, për t?i vënë përpara një modeli se ka edhe kujdes për ta, mirënjohje për punën. Të dashur miq, koha që pa e injoruar mesazhet dhe shqetësimet?, tha Nishani.
Partia Demokratike kërkon heqjen e taksës së qarkullimit, dh...
Policia ka barrikaduar sheshin përpara Qeverisë së Kosovës, ...
Mesazhi i zgjedhjeve të të dielës në Greqi ishte i qartë: gr...
Pas shëndetësisë falas kryeministri Edi Rama premton edhe au...
Tre kompani sot filluan të zbatojnë në realitet dokumentarë ...
Gara e zgjedhjeve vendore për Bashkinë e Korcës pritet të ke...
Policia e Tiranës ka arrestuar sot një punëtor të aeroportit...
Google lajmëroi ditën e premte se nuk ka më kuptim që ajo të...
Pas protestave që u zhvilluan dje në gjithë Shqipërinë për ...
Ministri I Shëndetësisën Ilir Beqaj dyshohet të jetë përfshi...
Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, tha ne...
Përmes një postimi në Facebook, ish ministri i Ekonomisë Flo...
Sipas një publikimi nga ‘Indeksi i lirisë ekonomike’, rezult...
Interneti i ka orët të numëruara. Janë fjalë të Eric Schmidt...
Kulla e shume perfolur ne qender te Korces pritet te behet m...
Nuk ju pëlqen të postoni selfie-t tuaja në Facebook ose Twit...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dhe fyer live gazetaren Rud...
Verën që kaloi, Mozilla lançoi një version eksperimental të ...
S.Latifi ka mbetur i vdekur dhe drejtuesi i makinës, Ardjan ...
“Qëndroni në shtëpi. Qëndroni aty. Seriozisht”. Eshtë ky mes...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...