web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama fyen Xhungen: Po thua idiotsira

26 Janar 2015, 20:25, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dhe fyer live gazetaren Rudina Xhunga ne emisionin Shqip ne Top Channel. Menjehere pas debatit per cmimin e naftes gazetarja Xhunga e ka pyetur kryeministrin ne lidhje me nje publikim nga web-i lapsi.al i cili ka botuar nje lajm ne lidhje me anulimin e vizites te kryeministrit te ri te Greqise Aleksis Cipras ne Tirane.

Sipas lapsit Rama ka anulluar viziten e Cipras ne 18 dhjetor ne Tirane pas nje kerkese nga kancelarja Gjermane Angela Merkel.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama ka qene i ashper dhe fyes edhe per gazetaren Xhunga e cila ngeli e shokuar nga pergjigja. Rama tha: Po te rish me laps ne dore dhe mos maresh informacion do thuash te tilla idiotsira, nuk e kam anuluar une por procesi i zgjedhjes se Presidentit ne Greqi proces qe coi ne zgjedhjet e parakoheshme dhe fitoren e Cipras ne Greqi.

Gazetarja Rudina Xhunga njihet si nje mbeshtetese e zjarrte e Edi Rames dhe miqesia e tyre coi ne zgjedhjen e bashkeshortit te saj ne postin e zv/ministrit te Mbrojtjes.





Lajmet e fundit nga