web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Stuhia historike në SHBA: Autoritetet paralajmërojnë: Qëndroni në shtëpi

26 Janar 2015, 19:29, Aktualitet CNA

?Qëndroni në shtëpi. Qëndroni aty. Seriozisht?. Eshtë ky mesazhi që zyrtarët e Qeverisë në të gjithë verilindjen e Shteteve të Bashkuara japin për banorët, në pritje të asaj që quhet ngrica historike me përmasa të tilla që do të përfshijë një territor kaq të gjerë.

?Ajo që do të shihni në orët e ardhshme është diçka që godet shumë rrallë dhe shumë shpejt dhe njerëzit nuk duhet të kapen në befasi?, tha kryebashkiaku I Nju Jorkut, Bill de Blasio, duke paralajmëruar se do të ketë masa të tjera në vazhdim.
Makinat private nuk do të lejohen të qarkullojnë duke nisur nga ora 11 e natës.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik I cili nuk I ekzagjeron kurrë situatat, po përdor terma si ?kërcënuese për jetën? dhe ?Historike? për të përshkruar sistemin e motit që do të përfshijë verilindjen e Shteteve të Bashkuara. Më e keqja pritet natën e së hënës duke u gdhirë e marta.

?Do të ketë shumë dëborë, nuk ka rëndësi sesa, kështu që do të jemi përballë një sfide të vërtetë?, tha guvernatori I Nju Xhersit, Chris Christie.





Lajmet e fundit nga