web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Picatoo transformon fotot e Instagram-it në tatuazhe të përkohshme

26 Janar 2015, 20:45, Aktualitet CNA

Nuk ju pëlqen të postoni selfie-t tuaja në Facebook ose Twitter? Në rregull, ju tani mund t?i ngjisni në trup që t?ua shohin të gjithë. Picatoo ka krijuar një shërbim të ri, i cili transformon fotot e Instagram-it në tatuazhe të përkohshme, që mund të ngjiten në çdo pjesë të trupit.  Ky shërbim do të quhet ?Insta-tats? dhe do të jetë në dispozicion në të gjithë botën. Shërbimi Picatoo ofrohet nga kompania Ink361, e cila shet pajisje për fotografi. Kompania mund të printojë fotot nga Instagram-i dhe krijon me to tatuazhe të përkohshme.  Për 14.99 dollarë, Picatoo ofron 12 tatuazhe të përkohshme të krijuara nga fotot e Instagram-it që përdoruesit do të zgjedhin.  Secili tatuazh do të zgjasë rreth shtatë ditë.





Lajmet e fundit nga