web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Google do të shndërrohet në operator telefonik

27 Janar 2015, 07:27, Aktualitet CNA

Interneti i ka orët të numëruara. Janë fjalë të Eric Schmidt, drejtori ekzekutiv i Google. Një prej njerëzve më të rëndësishëm të botës së teknologjisë ka folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Një aktivitet ku kanë marrë pjesë liderë si Vittorio Colao (Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone), Sheryl Sandberg (Drejtore operative e Facebook), Satya Nadella (Drejtor i Microsoft) dhe Marissa Meyer (Drejtore e Yahoo). Të gjithë në Davos për të diskutuar  dhe paraqitur mundësitë e pafundme të progresit teknologjik, ndërkohë që ka zëra që flasin për qëllimet e Google për t?u shndërruar në operator telefonik.
Kush e pyeti për kufijtë e rinj të internetit, Schmidt iu përgjigj në këtë mënyrë, duke i shtangur të gjithë: ?Po ju përgjigjem duke thënë, shumë thjeshtë, se Interneti do të zhduket?. Dhe ja si e motivon parashikimin e tij. ?Do të ketë kaq shumë adresa IP, pajisje, sensorë, objekte për t?u veshur, gjëra për të ndërvepruar, saqë pa e kuptuar do të jenë pjesë integrale e vazhdueshme e jetës sonë të përditshme?.
?Imagjinoni të ecni brenda një dhome dinamike që me lejen tuaj ju mundëson të ndërveproni me gjërat që janë të pranishme aty. Pra e ardhmja është një botë shumë e personalizuar dhe ndëraktive?. Një botë fluide në ndërlidhje të përhershme.





Lajmet e fundit nga