web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri Rama na e pohoi në mënyrën e tij se ka marrë 50 milionë euro rryshfet nga Guvernatori Fullani

16 Shtator 2014, 22:21, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Fakte të shumtë tregojnë se Kryeministri Rama nuk e donte Fullanin në burg. Duke nisur që nga fakti se, ndonëse Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë nisi procedurën për shkarkimin e guvernatorit, duke i propozuar Kuvendit shkarkimin, sipas ligjit për bankën qendrore, që ditën e shtunë, në gjashtë shtator, Kuvendi gjatë një jave të tërë nuk lëvizi për të shkarkuar Fullanin. I njëjti Kuvend pak ditë më parë tregoi se kur do, vepron me shpejtësi të madhe ashtu siç ndodhi me rrëzimin e dekreteve të Presidentit Nishani me të cilët ky i fundit ktheu mbrapsht disa ligje të miratuar nga Kuvendi së fundmi. Këshilli Mbikqyrës i bankës qendrore e mori vendimin për t? i propozuar Kuvendit të Shqipërisë, duke vepruar me procedurë të përshpejtuar, në një mbledhje të mbajtur ditën e shtunë. Kuvendi i Shqipërisë kishte gjithë javën para për të vepruar, nga dita e hënë në 8 shtator, deri ditën e premte në 12 shtator, para se ditën e hënë në 15 shtator të mbahej në Gjykatën e Apelit seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Guvernatorit Fullani. 
Nëse Kuvendi do ta kishte shkarkuar Fullanin para 15 shtatorit, atëherë Gjykata e Apelit nuk do të guxonte që ta ndryshonte masën e sigurisë për guvernatorin, nga arrest me burg, në arrest shtëpie. Gjyqtarët e Apelit që ndryshuan masën e sigurisë për Fullanin e dinë se arrestimi i tij ndodhi për shkak se atë e kërkuan vendet e mëdha perëndimore partnere të Shqipërisë. Këto vende donin një gjest nga shteti shqiptar që të largonte disi përshtypjen e keqe që u krijua me vjedhjen në Thesarin e bankës qendrore të një vendi të NATO-s, aq më tepër për mënyrën dhe rrethanat se si u bë kjo vjedhje. Fakti që Guvernatori nuk ishte shkarkuar në momentin që u mbajt seanca gjyqësore në Apel për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj tij, dhjetë ditë pas arrestimit të tij, ishte një rrethanë shumë lehtësuese për gjyqtarët e Apelit, të cilët kështu mund të vendosnin në favor të Fullanit.
Gjatë muajit gusht Kryeministri Rama disa herë deklaroi se ai nuk kishte kompetenca ligjore për ta shkarkuar Guvernatorin Fullanin. E pra, pas 6 shtatorit Rama tashmë i kishte këto kompetenca, gjithashtu i kishte edhe votat në Kuvend për ta shkarkuar Fullanin. Por megjithatë ai nuk lëvizi për ta shkarkuar atë. Duke mos e shkarkuar guvernatorin Fullani në periudhën midis 6 dhe 15 shtatorit, Kryeministri Rama ndikoi drejtpërdrejt në lirimin e Fullanit nga burgu. E gjithë kjo ndodhi sipas marrëveshjes sekrete që Rama bëri me Fullanin në 20 korrik të këtij viti, kur Fullani e vuri në dijeni Ramën për vjedhjen e Thesarit të bankës qendrore, ose më saktë e vuri në dijeni se vjedhja e shndërruar tashmë në proces kishte dalë jashtë kontrollit.
Në këtë takim mes Kryeministrit Rama dhe Guvernatorit Fullani u bë një marrëveshje sipas së cilës Rama do ta mbështeste Fullanin në këmbim të 50 milionë eurove, të cilat ky do t? ia paguante Kryeministrit privatisht, si mitë. Kur unë e them këtë, shumë njerëz pyesin se ku janë faktet. Çfarë kuptojnë këta njerëz me fjalën ?fakt?? Një videoregjistrim si ai i Dritan Priftit me Ilir Metën, për të cilin Edi Rama dikur në cilësinë e kryetarit të opozitës, i dërgoi turmat e majta te Kryeministria për të marrë bllokun e famshëm, që u pa në videoregjistrim? Unë nuk kam një videoregjistrim të tillë, të cilin për më tepër këta njerëz e mohojnë sot që Rama bashkëqeveris me Metën, por unë kam një informacion i cili mbështetet nga shumë fakte të tërthorta njëri prej të cilëve është ai që kam përmendur më lart.
Nëse Rama nuk do të kishte pasur një pakt të fshehtë me Fullanin, Policia e Shtetit, e cila gjendet nën urdhrat e Ramës, do të kishte vepruar shumë ndryshe në këtë çështjen e vjedhjes së Thesarit të bankës qendrore. Policia e Shtetit nuk do të kishte mbetur jashtë kësaj çështjeje, duke thënë se hetimet që në fillim i ka marrë në dorë Prokuroria, por do të kishte lëvizur për të bërë atë pjesë të punës që me ligj i takon asaj. Kështu, Policia e Shtetit do t? i kërkonte Prokurorisë që të bënte hetime se përse Guvernatori, jo vetëm që nuk e njoftoi Policinë e Shtetit në momentin që u konstatua vjedhja e Thesarit, por madje urdhëroi Departamentin Juridik të Bankës që të shkonte të kryente veprime në vendngjarje për disa ditë, çka ishte e kundërligjshme, dhe pastaj bëri një kallzim në Prokurori. Me këtë, më së paku humbi koha e çmuar për veprime paraprake policore. Merret vesh, gjatë kësaj kohe janë bërë ndryshime në vendngjarje, në funksion të fshehjes së të vërtetës. 
Por Policia e Shtetit nuk e ka bërë një gjë të tillë edhe se kështu do të zbulohej fakti se Ardian Bitraj, i cili deri më sot është i akuzuari i vetëm si vjedhës i drejtpërdrejtë në Thesar, është paraqitur në fillim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të pohuar krimin e tij, me sa duket nga frika se mos e vrisnin njerëzit e dërguar nga Fullani. Bitraj u refuzua nga Policia e Shtetit dhe pas kësaj ai u kërkua me ngulm nga Fullani në zyrën e tij. Duke parë se edhe Policia e Shtetit ishte me Fullanin, Bitraj nuk kishte çfarë të bënte, se edhe opozita ishte me Fullanin, që nga Basha ate Berisha. Prandaj Bitraj u detyrua që të shkonte në zyrën e Fullanit, i cili i premtoi se ditën e hënë do të gjente një zgjidhje. Dhe ditën e hënë Fullani bëri kallzimin ndaj Bitrajt. Kur ky ishte në qeli dhe nuk e lejonin të takohej me avokatët, atij i shkuan të dërguarit e Fullanit dhe i thanë se në këto rrethana e vetmja zgjidhje ishte që ai ta merrte përsipër përgjegjësinë, për çka i duhej të kalonte disa kohë në burg, dhe vetëm me këtë kusht Guvernatori do ta ndihmonte atë. Thëniet e Bitrajt në seancat gjyqësore ndaj tij, tregojnë se ai e pranoi paktin me Fullanin, si një ofertë që nuk mund ta refuzonte.
Kur Fullani pas se lajmi për vjedhjen në Thesarin e bankës qendrore të Shqipërisë bëri bujë të madhe ndërkombëtare, ai e kuptoi se do ta arrestonin me kërkesën e patnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë. Ngjarja ishte pa precedent në botë se vjedhja nuk kishte ndodhur në thesarin e ndonjërës prej degëve të bankës qendrore, siç ka ndodhur në vende të Perëndimit, por drejtpërdrejt në Thesarin qendror të bankës qendrore. E thënë ndryshe, kjo ishte njëjtë sikur vjedhja të kishte ndodhur në kasafortën e zyrës së Guvernatorit. Pas bujës që bëri ngjarja, tashmë Fullani nuk donte veçse të reduktonte në minimum kohën e qëndrimit në burg. Për këtë qëllim Fullani punoi në dy linja, me Kryeministrin Rama dhe me Prokurorin e Përgjithshëm Lllalla. 
Prokuroria e Përgjithshme nuk do të guxonte që të vepronte në këtë mënyrë siç veproi për hetimin e vjedhjes në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, nëse nuk do të ishte e sigurt se Guvernatori Fullani kishte mbrojtjen e Kryeministrit Rama. Ndryshe mënyra se si veproi Prokuroria për hetimin e Fullanit do të kishte shkaktuar një stuhi të vërtetë në Kuvend kundër Kryeprokurorit Llalla, madje duke justifikuar deri edhe shkarkimin e tij në Kuvend, me ç? rast Presidenti Nishani do të vihej në pozitë shumë të vështirë kur t? i vinte në tryezë vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Por kishte dhe një marrëveshje Rama-Llalla, si derivate i marrëveshjes Rama-Fullani.
Prokuroria në këtë çështje ka vepruar sikur të ishte nën urdhrat e Fullanit. Edhe vepra penale për të cilën ka nisur çështjen penale Prokuroria është ajo e përcaktuar nga Fullani në kallzimin që ai bëri në 21 korrik të këtij viti. Për Prokurorinë, ashtu si për Fullanin, juridikisht, nuk ka ndodhur vjedhje në bankën qendrore të Shqipërisë, se nuk ka asnjë të proceduar penalisht, sipas nenit 136 të Kodit Penal për vjedhje të bankave. Prokuroria i ka ndërtuar akuzat ndaj Fullanit në atë mënyrë që t? ia lehtësojë mbrojtjen juridike atij. 
Nëse Prokuroria do të donte që të ngrinte ndaj Fullanit akuzat meritore, atëherë do të mjaftonte që të merreshin aktet që tregojnë se sa shumë milionë euro janë shpenzuar nga Fullani për të blerë teknologji për sistemet e sigurisë gjatë dhjetë viteve që ai ka qenë në krye të bankës së Shqipërisë. Sipas këtyre akteve, janë shpenzuar shumë para edhe për të blerë ekspertizë e konsulencë të huaj të përparuar, për sistemet e sigurisë, dhe teknologjinë e përparuar për to. Atëherë si shpjegohet mungesa ose mosvënia në funksion e dedektorëve me sensorë magnetikë, që zbulojnë praninë e kartmonedhave nëpërmjet shiritit magnetik të tyre, dhe që duhet të përdoreshin në mjediset e ndërtesës së Thesarit të bankës qendrore? A nuk është kjo përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Guvernatorit, që është njëherësh edhe drejtor i përgjithshëm i bankës qendrore, pra kreu ekzekutiv i saj. Pa këtë nuk do të ishte mundur nxjerrja abuzive e kartmonedhave jashtë ndërtesës së Thesarit të bankës qendrore. Si shpjegohet 
Nëse janë shpenzuar shumë milionë euro për të blerë ekspertizë e konsulencë perëndimore, si dhe teknologji për sigurinë, si shpjegohet që për të siguruar nga vjedhja paratë e nxjerra jashtë qarkullimit nuk është blerë një pajisje e cila kryen procesin e njohur si IBNS (Intelligent banknote neutralization system). Ky aparat i përlyen kartmonedhat me një lloj boje deri në atë masë sa ato bëhen të papërdorshme. Kështu askush nuk ka interes që t? i vjedhë ato në periudhën e ndërmjetme midis nxjerrjes së tyre nga qarkullimi dhe djegies së tyre.
Nëse janë shpenzuar shumë milionë euro për të blerë ekspertizë e konsulencë perëndimore, si dhe teknologji për sigurinë, si shpjegohet që në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, nuk kishte si në çdo banke qendrore disa Count Room, ku bëhet numërimi dhe kontrolli i sasive të mëdha të kartmonedhave që janë në ruajtje atje. Në çdo count room të një banke qendrore ka një aparat elektronik që është një llogaritës kompjuterik me kapacitet të madh për numërim dhe me shpejtësi të madhe. Në bankat qendrore aparatet e këtij lloji janë në gjendje të numërojnë deri në njëzet banknota (kartmonedha) në sekondë. Të tjerë aparate bëjnë edhe paketimin e kartmonedhave. Në Bankën e Shqipërisë, për shkak të mungesës së kësaj teknologjie moderne të numërimit dhe të kontrollit të kartmonedhës, është përdorur një metodë e përzgjedhjes së një sasie prej 5% të sasisë së kartmonedhës gjendje në Thesar për çdo kontroll periodik. Dhe kjo iu ka krijuar shteg vjedhjeve.
Prokuroria e Përgjithshme, edhe sot e kësaj dite, rreth dy muaj pas nisjes së hetimeve nuk ka dalë me një njoftim publik ku të thotë se është kryer kontrolli fizik i fondit të kartmonedhave në Thesar, me ç? rast është konfirmuar shifra e dhënë nga kontrollorët e Fullanit se vjedhja është në masën 713 milionë lekë të rinj, apo është më e madhe. Prokuroria nuk është në gjendje që ta bëjë këtë se metodat e punës në Thesarin e bankës qendrore janë të ngjashme me ato të zyrës së llogarisë së kooperativës bujqësore të fshatit të lindjes së Prokurorit Ramadan Troci në Dibër. Me të gjitha këto Fullani praktikisht ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për vjedhjen në Thesarin e bankës qendrore. Merret vesh, Fullani nuk do të bënte një marrëveshje me shkrim me Bitrajn e të tjerët për vjedhjen e Thesarit. 
Nuk mund të kuptohet marrëveshja e fshehtë Rama-Fullani, dhe kostoja financiare që pati ajo për Fullanin, pa u krijuar një ide se sa e madhe është pasuria e Guvernatorit Fullani, të cilën ai e ka vënë në mënyrë abuzive gjatë këtyre dhjetë viteve që ai ka qenë në krye të Bankës së Shqipërisë.
Gjatë këtyre dhjetë viteve Fullani e ka rritur vazhdimisht buxhetin për shpenzimet administrative të Bankës së Shqipërisë. Shuma e përgjithshme e këtij buxheti për dhjetë vitet e fundit është 800 milionë euro. Rreth gjysma e kësaj është rritje abuzive, pra janë shpenzime fiktive të kryera vetëm për të përvetësuar Fullani dhe klika e tij paratë e buxhetit të bankës qendrore. Dhe rreth gjysma e rritjes abuzive të buxhetit ka shkuar në xhepin e Guvernatorit Fullani, i cili ka përfituar kështu, vetëm në këtë mënyrë, jo më pak se 150 milionë euro. Por Fullani ka nxjerrë edhe të ardhura të tjera abuzive gjatë kohës që ka qenë Guvernator, por bëmat e tij të këtij lloji kërkojnë një analizë më vete, që nga ato që kanë të bëjnë me kursin e këmbimit të lekut, deri në lojërat me shitblerjen e bondeve (bonove) të huasë shtetërore, etj., etj. Nga këto veprime Fullani ka përfituar jo më pak se 150 milionë euro të tjera. Paratë e përfituara në mënyrë abuzive Fullani i ka investuar duke u dhënë hua informale me përqindje të lartë biznismenëve të ndërtimit, naftës, duhanit, pijeve etj., duke e rritur kështu pasurinë e tij. Nuk është çudi që Fullani të ketë sot së paku 600 milionë euro pasuri, por unë dyshoj që pasuria e tij është më e madhe, për arsye që do t? i them në një rast tjetër.
E pastaj njerëzve u duket shumë kur Edi Rama i kërkon Fullanit 50 milionë euro! Unë them se Kryeministri Rama i ka kërkuar pak para Fullanit. Duhet t? i kishte kërkuar dyfishin e ndoshta më tepër.
Mbrojtja që Sali Berisha dhe Lulzim Basha i bënë Fullanit ishte thjesht me vlerë retorike, ishte detyrim për shërbimet që Fullani u kishte bërë atyre. Por mbrojtja që Kryeministri Rama i bëri Fullanit, kishte rëndësi jetike për Fullanin. Çdo ditë që kaloi nga data 6 shtator deri në 15 shtator, pa vepruar Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e Fullanit, kishte për Fullanin vlerën një viti të kaluar në liri, jashtë burgut, në vitet e ardhshme.





16:32 Opinione

MË SHPËTOI FB?!

HABERET E MITROSNga Mitro CELAKur mbusha 65 pranvera, vendos...

Lajmet e fundit nga