web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një biografi e Aldo Bumçit, nënkryetarit të ardhshëm të PD-së

8 Shtator 2014, 06:19, Opinione CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Aldo Bumçi dhe Imzot Luigj Bumçi

Aldo Bumçi është një nga ata njerëz që ka bërë karrierë politike duke nxjerrë përfitime nga mbiemri i tij, ose më saktë mbiemrave të tij, atij nga babai dhe atij nga nëna. Tashmë është vërtetuar se Sali Berisha parapëlqen që të stimulojë karrierën politike në Partinë Demokratike të individëve mikstë, nëse mund t? i quaj kështu, gjenealogjia e të cilëve është një kombinim identitetesh krahinore,fetare dhe të shtresave shoqërore. Kjo është një gjë e mirë në teori, por në praktikë ka si rezultat atë që bëjnë karrierë politike njerëz që nuk kanë asnjë meritë veç identitetit mikst. Shembull për këtë është ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, që deri pak kohë më parë ishte Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili nuk ka meritë tjetër përveç asaj të zotërimit të një gjenealogjie mikste. Aldo Bumçi, nga i ati është katolik, me origjinë nga Shkodra. Nga nëna është musliman me origjinë nga Kolonja. Në Partinë Demokratike Aldo Bumçi supozohet që të jetë një nga përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë dhe të ish-pronarëve. Aldo Bumçi pretendon paturpësisht, siç bëri në një fjalim publik në shkurt 2013, kur tha se i ati i tij e ka xhaxha Imzot Luigj Bumçin, ipeshkvin katolik, i cili ka pasur edhe një karrierë politike në vitet njëzet të shekullit të kaluar, duke qenë edhe bashkëkryetar i shtetit, si anëtar i Këshillit të Naltë. Në ceremoninë e përkujtimit të 93 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, që u mbajt bashkarisht nga Qeveria, Bashkia e Tiranës dhe Akademia e Shkencave, në 11 shkurt 2013. Aldo Bumçi foli si pasardhës i Imzot Luigj Bumçit, i cili ishte një nga ata që në Kongresin e Lushnjës, në 1920, morën vendimin që qeveria të vendoset në Tiranë. Aldo Bumçi tha me hipokrizi: ?Në fakt, të flasësh apo të marrësh merita për diçka që nuk ke kontribuar,mendoj se nuk është e drejtë. Edhe prania ime këtu, të flas në emër të familjes, megjithatë jam i nderuar, ju falenderoj?.
I ati i Aldo Bumçit quhej Tonin Bumçi dhe ishte i biri i Gjon Bumçit. Ky Gjon Bumçi nuk ishte vëllai i Imzot Luigj Bumçit, por e kishte atë djalë xhaxhai. Megjithatë, për mungesë trashëgimtarësh me të afërt, familja e Aldo Bumçit, pas vitit 1990 trashëgoi pasurinë e Imzot Luigj Bumçit. Nga Imzot Luigj Bumçi, Aldo Bumçi ka përfituar një pronë të rëndësishme, pë rshkak se Luigj Bumçi si klerik nuk ishte i martuar dhe nuk kishte trashëgimtarëtë drejtpërdrejtë. Këtu nuk do të kishte ndonjë gjë të keqe nëse nuk do të kishte pasur një uzurpim të një prone që duhet t? i përkiste Kishës Katolike. Imzot Luigj Bumçi këtë pronë nuk e kishte trashëguar nga të parët e tij, por e kishte siguruar gjatë ushtrimit të detyrës së tij si ipeshkv. Imzot Luigj Bumçi e përfitoi këtë pronë nga shteti shqiptar në vitet njëzet, sipas praktikës së kohës që zyrtarëve u jepej nga një parcelë toke në kryeqytet për të ndërtuar një shtëpi. Por në atë kohë ishte praktika që klerikët të cilët përfitonin prona gjatë ushtrimit të një detyre ia linin këtë pronë si trashëgim Kishës. Kështu do të kishte ndodhur edhe me pronën e Imzot Luigj Bumçit nëse atë nuk do ta kishte pretenduar familja e Aldo Bumçit pas vitit 1990. Ndonëse ka qenë një praktikë e kohës kur ishte gjallë Imzot Luigj Bumçi që edhe kur një klerik katolik që kishte siguruar një pronë si rezultat i ushtrimit të detyrav etë tij, nuk bënte testament ku të saktësonte se kujt i kalonte prona, familjarët e tij, të cilët qenë trashëgimtarë ligjorë e pranonin trashëgiminë thjesht sa për t? ia bërë dhuratë Kishës këtë pronë. Kështu duhet të kishte bërë edhe familja e Aldo Bumçit pas vitit 1990. Por familja e Aldo Bumçit kërkoi të drejtat ligjore mbi trashëgiminë e Imzot Luigj Bumçit. Kjo është arsyeja që me Aldon Bumçin nuk ndodhi si me shumë pasardhës të tjerë të klerikëve të shquar katolikë të cilëve Kisha Katolike u siguroi bursa studimi në universitetet e vendeve perëndimore katolike. Aldo Bumçi përfundoi të studionte në Turqi.

CV e Aldo Bumçit
Nëse do të kishit hapur faqen zyrtare online të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në kohën që Aldo Bumçi ishte ministër do të kishit parë se atje mungonte jetëshkrimi i ministrit Aldo Bumçi. Edhe kur Aldo Bumçi u bë ministër i Punëve të Jashtme, në prill 2013 në faqen zyrtare online të kësaj ministrie, në rubrikën ?Ministri? mungonte i Aldo Bumçit. Nuk mund të mos bëhet pyetja se përse Bumçi, i cili ka lindur në vitin 1974 dhe në vitin 1990 ishte vetëm 16 vjeç, ishte megjithatë i kompleksuar nga e shkuara e vet? Për të gjetur një biografi zyrtare të Aldo Bumçit, duhet të shkonit në faqen online të Kuvendit të Shqipërisë, ku gjendej jetëshkrimi i deputetit Aldo Bumçi. Edhe atje Aldo Bumçi do të donte që jetëshkrimi i tij të mos ishte paraqitur, por nuk kishte se ç? bën pasi si deputet ka qenë i detyruar të dorëzojë një CV dhe Jozefina Topalli që kishte arsye për të mos e dashur Bumçin, nuk ia plotësoi dëshirën për të mos e publikuar CV-në e tij. Nga leximi i jetëshkrimit, kuptohet lehtë se Aldo Bumçi është munduar shumë për të shkruar ato pak rreshta, se ka dashur të fshehë të shkuarën e vet. I njëjti jetëshkrim gjendet edhe në faqen elektronike të Kuvendit të Shqipërisë, për legjislaturën 2013-2017.

Në jetëshkrimin e vet,deputeti Aldo Bumçi thotë për arsimin e tij:

“Universiteti i Bilkentit Ankara, Turqi; studime pasuniversitare.”

Por kohën se kur i ka kryer këto studime në Universitetin Bilkent, nuk e thotë. Më tutje thotë:

?1993-1997: Bursë kërkimore- Fellowship?

Por këtë herë nuk tregon vendin dhe universitetin se ku i ka kryer studimet.  Në 1993 Aldo Bumçi ishte vetëm 19 vjeç, çka do të thotë se ai nuk mund të merrte një bursë kërkimore, pasiqë nuk kishte kryer ende studimet universitare të gradës së parë, bachelor, të cilat duhet t’ i kishte nisur në vitin 1992. Nëse Aldo Bumci ka marrë një bursë kërkimore në një universitet jashtë Shqipërisë në 1993, atëherë kjo do të thotë se ai ka falsifikuar diplomën universitare të gradës së parë, pasi ka kryer vetëm vitin e parë të studimeve universitare.

Për më tepër, Aldo Bumçi nuk e thotë se në cilin universitet i ka kryer studimet me këtë bursë kërkimore? Aldo këtu nuk po mban sekret shkollimin në Qipron turke, se ai e thotë më tutje në jetëshkrim, se ka bërë një master atje. Sa i përket shkollimit të e tij në Qipron turke, Aldo Bumçi, në jetëshkrimin e vet si deputet, thotë se ka bërë një master në Universitetin e Mesdheut Lindor në Qipron turke, për marrëdhënie ndërkombëtare, në vitet 1997-1999. Një gjë është e sigurt, Aldo Bumçi, në vitet 1993-1999 ka qenë në Qipron turke. Në universitetet turke ku ka studiuar Aldo Bumçi një jomusliman mund të marrëbursë studimi (pagesë për shpenzimet e jetesës gjatë kohës së studimeve) vetëm nëse ai konvertohet në fenë myslimane. Prandaj nuk mund të quhen spekulim fjalët që kanë dalë se Aldo në Turqi është kthyer në musliman me emrin Ali.

Aldo Bumçi dhe Jozefina Topalli
Në të vërtetë Aldo Bumçin e shqetësojnë shumë këto fjalë, dhe kjo u bë shkak që ai kur ishte ministër i Drejtësisë të mos ia jepte licencën e noterit burrit të Jozefina Topallit. Kjo për shkak se kishte qenëJozefina ajo që kur Aldoja do të hynte në KOP, kërkoi në ambasadën e Vatikanit që të ndërhynin te Berisha që ky mos e merrte Aldon në PD si një politikan të ri, përfaqësues të komunitetit katolik se Aldo ishte musliman dhe jo katolik. Por Berisha e kishte ndarë mendjen që ta merrte Aldon në PD dhe ta katapultonte në poste të larta, me sa duket për arsye se Berishës i pëlqenin shumë njerëzit e tillë si Aldoja, me gjenealogji hibride dhe të përndjekur nga gjenealogjia e vet. Merret vesh, këta lloj njerëzish kontrollohen lehtë. Burri i Jozefinës e mori licencën e noterit vetëm pasi Aldoja iku nga Ministria e Drejtësisë se nuk bëri punë as ndërhyrja e Berishës te Aldoja. Ky është i vetmi rast kur Aldoja e kundërshtoi Doktorin. Sipas një dëshmitari, Aldoja i tha Berishës: 
-Doktor ti e di që unë nuk ta kthej fjalën për asgjë, sot e gjithmonë. Por në këtë rast ajo zonja të ka dëmtuar edhe ty Doktor, ka dashur të të krijojë imazh të keq në Vatikan, se sipas saj del se ti po vendosje një musliman si përfaqësues të katolikëve. E kishte me ty po aq sa me mua Doktor.
-Aldo, një minutë, shiko, Zhozi nuk të do ty, kjo është e qartë, por ky konflikti juaj kështu rrezikon të bëhet publik. Ti duhet ta përmbash veten, se e ke në traditën familjare urtësinë. Jo, një minutë të lutem. Më kanë folur në Turqi mue fjalët më të mira për gjyshin tënd Qazimin. Antikomunist i vendosur.- I thoshte Berisha Aldos. 
-Ajo më quan Ali lart e poshtë Doktor,- thoshte Aldoja i cili nuk u bind që nuk u bind. 
-Mirë, edhe Ali emër i bukur është, nuk ka gjë të keqe. Nejse, shko Ali, më fal Aldo. Do ta gjejmë një zgjidhje gjithsesi.- E mbylli bisedën me kaq Doktori. Berisha e gjeti zgjidhjen duke e larguar Aldon nga Ministria e Drejtësisë dhe puna e parë që bëri ministri pasardhës, Rusmali ishte që t? i jepte licencën e noterit burrit të Jozefinës. Por edhe Aldoja nuk doli i humbur se pasi la portofolin e Drejtësisë mori dy portofolë të tjerë ministrorë. 
Nëse Aldo Bumçi është kthyer ose jo në musliman kjo gjë mbetet në ndërgjegjen e tij, por ka një fakt që të bind se kjo mund të jetë e vërtetë. 

Pse nuk i boton Aldo Bumçi kujtimet e Imzot Luigj Bumçi
Ndonëse Aldo Bumçi ka përfituar një pasuri të madhe nga Imzot Luigj Bumçi, ai nuk ka shpenzuar as një shumë të vogël të të ardhurave për të marrë nga arkivat të dokumente për veprimtarinë e Imzot Luigj Bumçit, si atë kishtar ashtu edhe atë politik, dhe me to të kishte botuar së paku një libër, si dhe të kishte financuar një studiues që të punonte për një libër biografik për Imzot Luigj Bumçin. Duke qenë se këtë gjë nuk e bëjnë studiuesit që paguhen me paratë e taksapaguesve, së paku ta bënte Aldo Bumçi.Askush nuk do të mund ta qortonte Aldo Bumçin nëse si ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kur çdo vit u jepte para me firmën e tij autorëve të ndryshëm për sponsorizim librash, të ndante një shumë edhe për Imzot Luigj Bumçin. Se Imzot Luigj Bumçi ka një veprimtari të spikatur atdhetare, duke qenë ndër të tjera edhe kryetar i delegacionit qeveritar shqiptar në Konferencën e Paqes të Parisit, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Sa për kujtimet e Imzot Bumçit, unë e mirëkuptoj Aldon se përse nuk i boton. Imzot Bumçi sqaron në kujtimet se se pronat e fituara prej tij do t? i kalonin Kishës. Madje Aldo Bumçi nuk është kujdesur as që t? i hedhë një sy jetëshkrimit të Imzot Luigj Bumçit që u botua në Fjalorin EnciklopedikShqiptar, botim zyrtar i Akademisë së Shkencave, i vitit 2008, ku është shkruar gabim edhe data e vdekjes së Imzot Bumçit. Në fjalor (vëllimi i parë, f. 330),thuhet se Imzot Bumçi vdiq në 1944, kur e vërteta është se ai vdiq në mars 1945. Megjithatë, Aldo Bumçi, falë lidhjes së tij me Imzot Luigj Bumçin, është në politikë si një nga përfaqësuesit e katolikëve, të mënjanuar nga pushteti gjatë diktaturës komuniste. Aldo Bumçi është një përfaqësues i rremë i shtresës së vet.
Megjithëse Aldo Bumçi ka keqpërdorur pronat e trashëguara nga Imzot Luigj Bumçi, ai pati paturpësinë që të fliste në ceremoninë lartpërmendur e përkujtimit të 93 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, që u mbajt bashkarisht nga Qeveria, Bashkia e Tiranës dhe Akademia e Shkencave, në 11 shkurt 2013. Aldo Bumçi foli si pasardhës i Imzot Luigj Bumçit, i cili qe njëri nga ata që në Kongresin e Lushnjës morën vendimin që qeveria të vendoset në Tiranë. Aldo Bumçi tha me hipokrizi: ?Në fakt, tëf lasësh apo të marrësh merita për diçka që nuk ke kontribuar, mendoj se nuk është e drejtë. Edhe prania ime këtu, të flas në emër të familjes, megjithatë jam i nderuar, ju falenderoj?.
Por Aldo Bumçi ka marrë pikërisht meritat e asaj që bëri Imzot Bumçi në 1920 dhe falë kësaj ai është bërë deputet e ministër,ndonëse nuk artikulon dot dy fjali saktë, siç duket nga citimi i mësipërm. Më tutje, Aldo Bumçi tha: ?Unë dëshiroj të ndaj dy gjëra që m? i ka treguar babai për vëllain e gjyshit, imzot Luigj Bumçi. Kur vendosi të bëhej meshtar, t? i dedikohej fesë dhe Zotit, i ati i tij (stërgjyshi) nuk e priti mirë. Dukej se dedikimi ndaj Zotit dhe fesë pritej si humbje dhe aq më tepër në fenë katolike, ku prifti nuk lejohej të martohej, nuk lë as trashëgimtarë, dhe bashkë me një kushëri të tij i financoi një udhëtim në Europë me shpresën që pas kthimit ai do të tërhiqej nga kjo dëshirë për t? u bërë meshtar?.
Aldo Bumçi nuk tha se kur ia kishte thënë i ati këto fjalë për Imzot Luigj Bumçin, para vitit 1990, apo pas vitit 1990. Unë nuk besoj se këto fjalë i ati ia ka thënë në kohën e diktaturës komuniste, siç ndodhte rëndom me prindërit në familjet e deklasuara, të cilët, duke pasur frikë se fëmijët do t? i nxirrnin jashtë shtëpisë fjalët e tyre, nuk flisnin në këtë mënyrë. Duket se i ati ia ka thënë këto fjalë Aldos me rastin e marrjes së trashëgimisë së Imzot Bumçit. Për Aldon ka qenë një fat i madh që Imzot Luigj Bumçi nuk la trashëgimtarë, se nëse do të kishte ndodhur ndryshe, atëherë Aldo nuk do të merrte asgjë nga pronat që trashëgoi prej tij. Kur njeriu dëgjon mënyrën se si flet Aldo nuk mund të mos pyesë se, nëse paraardhësin e tij, Imzot Bumçin e dërguan të udhëtonte në Europë, që t? i ikte dëshira për t? u bërë prift, përse Aldon e dërguan në Turqinë islamike? Aq më tepër kur familja e Aldos mori prona pas vitit 1990 dhe kishte të ardhura të mira? Në përfundim të fjalimit të tij, Aldo Bumçi tha: ?Edhe një herë faleminderit që më jepni mundësinë për të marrë merita të padrejta. Ne s? kemi kontribut për atë që kanë bërë paraardhësit tanë?. 

O Zot, do të thoshte Imzot Luigj Bumçi nëse do të kishte mundësi që t? i dëgjonte këto fjalë, por ky njeri nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përfituar padrejtësisht meritat e të tjerëve. 
Nga xhaxhai i të atit, Imzot Luigj Bumçi, Aldo Bumçi nuk mund të pretendojë një traditë familjare antikomuniste se Imzot Luigj Bumçi nuk pati ndonjë veprimtari të tillë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe as në kohën e diktaturës komuniste nuk u përmend për ndonjë veprimtari të tillë. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore Imzot Bumçi ishte i sëmurë dhe vdiq në mars1945. Madje në varrimin e tij morën pjesë edhe autoritete të larta të regjimittë ri komunist, çka është pasqyruar edhe nga shtypi zyrtar i kohës, se regjimi i ri ende shtirej se ai nuk ishte kundër fesë në përgjithësi, por kundër klerikëve të veçantë kolaboracionistë. 

Gjyshi nga nëna, Qazim Prodani nga i cili Aldo Bumçi pretendon traditën antikomuniste
Traditën familjare antikomuniste Aldo Bumçi e pretendon nga gjyshi nga ana e nënës. Nëna e Aldo Bumçit është vajza e Qazim Prodanit, i cili ka qenë një nga njerëzit e rëndësishëm të Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe drejtues i Ballit Kombëtar në Qarkun e Korçës. Qazim Prodani, i cili ishte nga Kolonja, në nëntor 1944 u arratis nga Shqipëria dhe jetoi si emigrant politik në Turqi deri në vdekjen e tij, në fund të viteve shtatëdhjetë. Në sajë të Qazim Prodanit, Aldo Bumçi pretendon origjinën e tij antikomuniste të djathtë. Njëjtë si me Imzot Luigj Bumçin, Aldo Bumçi është sjellë me gjyshin e tij nga nëna, Qazim Prodanin. Aldo Bumçi nuk ka marrë mundimin që të botojë një libër me dokumente për veprimtarinë e gjyshit nga nëna, i cili për më tepër ka shkruar shumë edhe në shtyp si në Shqipëri,ashtu edhe në emigracion, kur madje botonte edhe një gazetë në Turqi. Kur Aldo Bumçi shkoi në Turqi ai mori gjithë arkivin që kishte lënë gjyshi i tij, ku ishin gazetat dhe revistat me shkrimet e tij, si dhe kujtimet e tij, të shkruara në mërgim. Aldo Bumçi nuk ka botuar asgjë prej tyre, as kujtimet e Qazim Prodanit, madje nuk ka lejuar që t? i botojnë as shtëpitë botuese që janë ofruar ta bëjnë këtë gjë. 
Nëse në rastin e Imzot Luigj Bumçit, Aldoja nuk ka arsye përse të heshtë, në rastin e Qazim Prodanit, për hir të së vërtetës, i ka të gjitha arsyet për të heshtur. Emri i Qazim Prodanit lidhet me një episod misterioz të kohës së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, atë të shpartallimit të një force të madhe të Ballit Kombëtar në fshatin Dunicë të Mokrës (Pogradec), në 7 mars 1944. Në fshatin Dunicë, i cili gjendet në perëndim të Pogradecit qe përqëndruar një fuqi prej mbi 500 ballistësh, të komanduar nga Xhevat Blloshmi. Dunica ishte një fshat i veçuar malor, dhe në atë dimër të ashpër përreth nuk kishte asnjë fuqi partizane, kështu që ballistët nuk u kujdesën shumë për të organizuar shërbimin e rojeve. Ballistët u befasuan shumë kur natën e 6-7 marsit Dunica u rrethua nga gjysma e Brigadës I partizane (pjesa tjetër e kësaj brigade me Mehmet Shehun ishte nisur në Veri për të shpëtuar Enver Hoxhën dhe krerët e tjerë partizanë që kishin mbetur të izoluar) dhe nga batalioni ?Reshit Çollaku?. Do të ishte e tepërt që të flitej për betejë të Dunicës. Ballistët u kapën robër në gjumë dhe u nxorrën nga shtëpitë e fshatit në një shesh, ku 70 prej tyre u pushkatuan. Së bashku me ata që u vranë në momentin e dorëzimit, pa bërë asnjë rezistencë, numri i të vrarëve jo në luftë por në masakër arriti në 90 veta. Kjo ishte një masakër më e madhe se ajo e Golemit në tetor 1943, për të cilën Enver Hoxha e fajësoi Mehmet Shehun katër dekada më pas. Deri më sot ka mbetur enigmë se kush e njoftoi Brigadën I për përqëndrimin e ballistëve në Dunicë, se në atë periudhë dimri, kur rrugëkalimet malore qenë mbuluar me borë, komunikimi ishte shumë i vështirë. 
Si mund të qe e sigurt komanda e brigadës partizane se do t? i gjente ballistët pikërisht në Dunicë, që të vendoste të ndërmerrte një marshim të gjatë dhe të vështirë në dimër, kur në ndërkohë ballistët mund të qenë zhvendosur tutje? I vetmi shpjegim është se brigada partizane kishte një informacion të sigurt se ballistët do të përqëndroheshin në Dunicë. Dikush i kishte urdhëruar për këtë. Personi tek i cili u dyshua që atëherë ishte Qazim Prodani një nga drejtuesit kryesorë të Ballit Kombëtar në Qarkun e Korçës, që përfshinte dhe Pogradecin. Qazim Prodani ishte kushëriri i Muhamet Prodanit, i cili komandonte pjesën e Brigadës I që rrethoi Dunicën, pasiqë Mehmet Shehu dhe pjesa tjetër e komandës së brigadës qenë duke marshuar në veri. (Kjo është arsyeja që një gazetë e përditshme në Tiranë, e cila këto vitet e fundit e ka mbajtur veten si luftëtare e madhe kundër qeverisë së Berishës dhe ministravetë saj, nuk e ka sharë kurrë Aldo Bumçin.) Fakti është se Qazim Prodani, kur u arratis nga Shqipëria, nuk parapëlqeu të shkonte në Perëndim, ku qenë drejtuesit kryesorë të Ballit Kombëtar në mërgim, por shkoi në Turqi. Duket se ai mendonte se do t? i kërkonin llogari. Enver Hoxha nuk e përmendi masakrën eDunicës kur kritikoi Mehmet Shehun pasiqë e eliminoi këtë të fundit dhe arsyeja kuptohet: Mehmet Shehu nuk kishte qenë në Dunicë. 
Pikërisht në përvjetorin e Masakrës së Dunicës, në 7 mars 1979, Enver Hoxha, në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH do të fliste për këtë ngjarje me rastin e një artikulli të botuar nështyp. Enver Hoxha do të thoshte se ishte gënjeshtër ajo që thuhej në artikull se në Dunicë qenë mbledhur 500 ballistë, dhe se atje nuk kishte më shumë se30-40 ballistë. Por nëse ishte kështu siç thoshte Enver Hoxha, përse duhej që në Dunicë të shkonte gjysma e Brigadës I, bashkë me batalionin italian ?AntonioGramshi? që i ishte atashuar asaj, si dhe me batalionin ?Reshit Çollaku?? Merret vesh, që kaq shumë forca partizane nuk u vunë në lëvizje për 30-40 ballistë! Por Enver Hoxha kishte tjetër shqetësim. Në të njëjtën mbledhje të Sekretariatit të Komitetit Qendror, ai tha se: ?Në qoftë se ti lufton me 500 ballistë dhe të vriten vetëm dy partizanë, kjo tregon se ke përpara një armik shumë të dobët, ke një kope përpara dhe nëqoftë se ti lufton me këtë kope ti nuk ke treguar ndonjë trimëri?. Enver Hoxha këtu kishte të drejtë por ajo që nuk thoshte ai ishte se gjërat ndodhën kështu se ballistët u zunë në befasi, në gjumë. 
Gjëja tjetër që fshihte Enver Hoxha ishte se ky aksion i Brigadës I në Dunicë e shpëtoi atë kur ishte në rrugë e sipër duke ardhur nga Veriu për në malësitë e Korçës dhe gjendej në fshatin Kishtë të Gramshit, ku ishte struhuar përkohësisht. Sipas planit, forca balliste duhet të ishte përqëndruar në Dunicë për të vepruar në bazë të informatave që drejtuesve të Ballit Kombëtar u kishin ardhur nga Elbasani se udhëheqës komunistë gjendeshin në ato anë duke lëvizur në drejtim të juglindjes. Nga Dunica, duke kaluar nëpër shtigjet malore (ballistët qenë fshatarë që i njihnin mirë këto shtigje), mund të lëvizej për të ndërprerë itinerarin e Enver Hoxhës, i cili lëvizte në një zonë ku forcat partizane praktikisht qenë joekzistuese, siç e pohon edhe ai vetë në kujtimet.
Qazim Prodani u arratis jashtë vendit në kohën që do të vinin komunistët në pushtet dhe emri i tij do të figuronte në top listën e kriminelëve të luftës që regjimi i Enver Hoxhës përpiloi dhe ua kërkoi shteteve ku ata gjendeshin që t? i kthenin në Shqipëri. Por, ndonëse emri i Qazim Prodanit ishte në top listën e të kërkuarve nga regjimi komunist, familjarët e tij të ngushtë në Shqipëri, gruaja, djali dhe vajza nuk patën pasoja si familjarët e tjerë të të arratisurve politikë, të kërkuar nga regjimi,të cilët do të vuanin dënime me burg dhe internime. Sjellja e regjimit komunist me familjarët e një të arratisuri politik qe prova e lakmusit për marrëdhëniet reale të këtij të fundit me regjimin komunist. Vajza e Qazim Prodanit, nëna e Aldo Bumçit jetoi në Tiranë, dhe punoi në punishten ku prodhoheshin çelësat nëTiranë, në një kohë që njerëzit e shtresës së saj bënin punë të rënda në bujqësi. Ky ishte me të vërtetë një rast shumë i rrallë i trajtimit të familjarëve të një të arratisuri politik. Aq më tepër kur Lejla Prodani, nëna eAldos, nuk kishte vetëm të atin të arratisur, por edhe xhaxhain e saj, Zenel Prodanin, vëllain e Qazimit, të dënuar në Gjyqin Special të vitit 1945, që u bë ndaj atyre që regjimi komunist i quajti kolaboracionistët kryesorë të fashizmit, dhe që mbetën në Shqipëri. Si mund të banonte në Tiranë një familje e tillë? Përgjigjia për këtë pyetje është e qartë. Vetëm nëse i bënte shërbime speciale regjimit komunist. Në vitin 1956 regjimi komunist bëri një amnisti për një pjesë të të arratisurve politikë. Në listën me 220 emra, të hartuar sipas rendit alfabetik, emri i Qazim Prodanit ishte numri 154. Sa për kureshtje, pakmë lart, numri 152 ishte emri i Qazim Mulletit. Shumica e të aministuarve nuk i besuan premtimit të regjimit të Enver Hoxhës dhe nuk u kthyen në Shqipëri. Dhe jo pa arsye, se një pjesë e madhe e familjarëve të personave të amnistuar qenë në burgje dhe në internime në Shqipëri. Edhe Qazim Prodani nuk u kthye në Shqipëri.
Refuzimi i amnistisë shihej nga regjimi komunist si shenjë e pohimit të krimeve për të cilat të arratisurit akuzoheshin, si shenjë e mospendesës. Prandaj, kuptohej se refuzimi i amnistisë shërbente si shkak për represion ndaj familjarëve të të arratisurve që gjendeshin në Shqipëri. Këtu qëndronte shkaku i vërtetë i arrestimit dhe internimit të familjarëve të refuzuesve të amnistisë në tre dekadat që pasuan amnistinë. Por kështu nuk ndodhi me familjarët e Qazim Prodanit. Nëse me familjen e vajzës së Qazim Prodanit do të ishte ndjekur e njëjta praktikë si me familjarët e tjerë të të arratisurve politikë refuzues të amnistisë, atëherë nipi i Qazim Prodanit, Aldo Bumçi duhet të kishte lindur në internim, në një nga fshatrat e Lushnjës. PorAldo Bumçi lindi në qytetin e Tiranës. 
Në 1960, kur u martuan prindërit e Aldo Bumçit pothuajse nuk ndodhte fare që një djalë katolik të martohej me një vajzë muslimane. Babai i Aldos ishte elektricist dhe ndonëse banonte në qytetin e Tiranës, punonte vazhdimisht jashtë Tiranës, nëpër hidrocentrale. Se si guxoi iati i Aldos, i cili nuk shquhej si njeri kokëkrisur që të martohej me vajzën e një të arratisuri politik, aq më tepër muslimane, kjo mbetet mister, ashtu siç është mister edhe fakti që familja nuk pati pasoja nga kjo gjë. Nëse Aldo Bumçido të kishte lindur në internim, ai do të kishte arsye që të pretendonte se ishte përndjekur nga diktatura komuniste.
Nga Qazim Prodani Aldo Bumçi trashëgoi një truall në Tiranë, tek ish-blloku i udhëheqjes komuniste, ku Aldo Bumçi ndërtoi një pallat, nga ku merr të ardhura tëmëdha prej mjediseve që i jep me qira prej vitesh. Ky ishte një nga pallatet e para të ndërtuara privatisht në Tiranë që në gjysmën e parë të viteve nëntëdhjetë, në kohën kur kryetar i Bashkisë së Tiranës ishte Sali Kelmendi.Ndërtimi i këtij pallati në një zonë ku as që duhej të ishin ndërtuar pallate ishte një ndër krimet e para mjedisore në Tiranën e kohës së tranzicionit. Madje në këtë pallat u vendos me qera dhe një nga kazinot e para në Tiranë. Prandaj nga kjo pronë Aldo Bumçi merr të ardhura të mëdha. 

Aldo Bumçi i katapultuar në PD dhe qeveri
Në kohën kur Partia Demokratike ishte në opozitë, pas vitit 1997, Aldo Bumçi ishte nëndrejtor i Institutit të StudimeveNdërkombëtare, një OJF shqiptare e llojit think tank, e cila ishte e afërt meS HIK (më pas SHISH) të drejtuar nga Fatos Klosi, dhe që e furnizonte këtë të fundit me analiza politike, me theks antiberishian. Shkurt, Aldo Bumçi ka punuar si analist antiberishian i Fatos Klosit. Një ditë, në kohën që Aldo ishte ende ministër, unë takova rastësisht një nga drejtorët e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të cilit ikujtova se si në vitin 2000 kur ishim duke pirë një kafe bashkë me rastin që unë po i dorëzoja një shkrim për revistën e tij, më tha duke më treguar Aldo Bumçin: ?Ky është një nga ata që shkruajnë analiza për SHIK-un e Fatos Klosit dhe në to përmendet për keq edhe revista ime dhe ata që shkruajnë atje, si puna tënde?. Drejtori, i cili tani ishte vartës i ministrit Aldo, kur unë i thashë se a e mendonte që do të vinte dita që ta kishte këtë Aldon epror në qeverisjen e PD-së, më tha: Unë mezi hyra në punë pasi i bëra sms Berishës, më ler ta shijoj një herë këtë, pastaj të kthej përgjigje?. Por përgjigje nuk më ka kthyer ende. Në atë kohë, Fatos Klosi e shpërbleu Aldo Bumçin duke e bërë pedagog të jashtëm në Fakultetin Juridik në Universitetin Publik të Tiranës.Them e shpërbleu se Aldo ishte me diplomë nga Qiproja turke dhe nuk donin ta pranonin në universitet.
Kur Aldo Bumçi mësoi se e kishte thirrur Berisha para zgjedhjeve të vitit 2005 ai mendoi se do t’ i propozohej që të kandidonte për partinë aleate të PD-së, Ballin Kombëtar, si i nipi i Qazim Prodanit që ishte. Aldoja ishte gati që të pranonte, siç i kishte treguar një shokut të tij, me kusht që të mos e dërgonin në Korçë, se ai i dinte disa histori të vjetra nga familja. Aldoja donte që si shpërblim për kandidimin ta bënin ambasador. Kur Berisha i tha Aldos se do të bëhej anëtar i KOP-it, ai ende nuke kuptoi se përse ishte fjala, se mendonte që KOP-i do të ishte një forum i koalicionit të partive me në krye PD-në.
-Mirë Doktor, dakord,- i tha Aldoja, -por vetëm në Korçë nuk shkoj se ashtu i kam disa probleme familjare.
-Tani shiko Aldo, kjo padyshim është gjë që zgjidhet. Jo, në fakt Korçën nuk e kisha në mendje, por edhe në Korçë duhet të shkosh kur të jetë e nevojshme, se ti i përket jo vetëm Veriut por edhe Jugut. Jo, më fal, këto janë vlera që i ke ti, është bindja ime më e thellë.- I tha Berisha.
Dhe Aldoja doli nga zyra e Berishës i bindur se ishte njeri me vlera. Në takimin prezantues të KOP Berisha e paraqiti Aldo Bumcin si ekspert të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe posacërisht të cështjeveballkanike. Por duke mos thënë se ku ishte diplomuar Aldoja. E megjithatë në qeverinë e krijuar nga Berisha pas zgjedhjeve Aldoja u bë? ministër i Drejtësisë?! Para zgjedhjeve, kur Berisha i tha Aldos se do të bëhej kandidat për deputet i PD-së në një zonë të sigurt,dhe se do të bëhej anëtar i kryesisë së PD-së në Kuvendin që u mbajt parazgjedhjeve, Aldoja u habit më shumë se çdo njeri tjetër në PD dhe jashtë saj. Se Aldoja nuk kishte as tesër të PD-së. Si punë e parë që bëri Aldoja ndërpreu marrëdhëniet me SHISH-in e kontrolluar nga PS. Nëse në selinë e PD-së në vitin 2005 do të kishte ardhur një jashtëtokësor, anëtarët e PD-së nuk do të qenë habitur aq shumë sa kur panë atje Aldo Bumçin si një nga drejtuesit e rinj të PD-së, që u katapultua si kandidat për deputet dhe anëtar i Kryesisë së PD në Kuvendin e PD-së të mbajtur në prill 2005, e më pas, pas zgjedhjeve parlamentare,si ministër i Drejtësisë në qeverinë e kryesuar nga Sali Berisha. Aldo Bumçi si ministër i Drejtësisë pati rekordin e palakmueshëm e të qenit i vetmi ministëri Drejtësisë në historinë e shtetit shqiptar, i cili nuk ishte shkolluar përjurist. Aldo Bumçi ka diplomuar për marrëdhënie ndërkombëtare, nëse e pranojmë të mirëqenë se në Qipron turke mund të ndodhë diçka e tillë seriozisht. Si ministër i Drejtësisë, Aldo Bumçi pati një incident që shenjon më së mirësjelljen e tij si ?burrë shteti? i PD-së. Pas shpërthimit të Gërdecit, kur Aldo Bumçi nuk ishte më ministër i Drejtësisë, ish-sekretarja e tij deklaroi në shtyp se në një shkresë që ish-ministri Bumçi i kishte nisur me faksish-ministrit të Mbrojtjes Mediu (kur të dy qenë në detyrë) Bumçi kishte shënuarme shkrimin e tij se shkresa duhet t? i jepej për dijeni edhe Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit. Kjo ngjarje mori përmasat e skandalit dhe u bë shkak që Prokuroria ta thërriste ish-sekretaren për ta pyetur. Që të mos i hymë Aldos kot në hak, unë, ndërsa jam i bindur se ndiqej një praktikë e tillë që çdo shkresë që kishte të bënte me aferën e tregtisë së armëve dhemunicioneve (në këtë rast bëhej fjalë për një projekt-ligj) kalonte në duart eShkëlzenit, nuk besoj se arrihej deri atje sa t’ ë liheshin gjurmë duke u shënuar në shkresa një porosi e tillë. 
Prandaj, unë jam i bindur se Aldoja kishte të drejtë kur tha se ishte falsifikuar shkrimi i tij në shkresë. Por ironia është se Aldos i ndodhi një gjë e tillë për shkak se ai kur shkoi në zyrën e ministrit nuk ndryshoi as sekretaren e paraardhësit të tij socialist, Fatmir Xhafës. Atyre që i thanë se duhet të largonte nga puna militantët e majtë të cilët qenë punësuar në ministri, Aldoja iu ktheu përgjigje se kështu rrënoheshin institucionet. Dhe pastaj, ky ?mbrojtës? i institucioneve kallëzoi në Prokurori ish-sekretaren e vet, ose më saktë atë që i la në zyrë paraardhësi i vet socialist! Në dëshminë që-ish-sekretarja e Aldo Bumçit, dha gjatë hetimeve të Prokurorisë, në 2 korrik 2008, ajo deklaroi me sinqeritet ?Nuk e di as sot e kësaj dite se përse më ka mbajtur në punë si sekretare ministri Bumçi,pasi detyra e sekretares është pjesë e stafit politik dhe personal?. Arsyeja e?përgjegjshmërisë institucionale? të ministrit Bumçi bëhet pluhur nga deklarata e sekretares në Prokurori, se ajo ishte punësuar në detyrën e sekretares nga ministri Xhafa në prill 2005. Pra, pak kohë para zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut të atij viti, dhe pikërisht në kohën kur institucionet u mbushën me militantë për t? ia lënë në derë qeverisë së ardhshme të PD-së, që pastaj të bëhej zhurmë për shkarkimin e tyre. Por Fatmir Xhafa i kishte bërë llogaritë gabim se ministri Bumçi nuk kishte ndërmend që t? ua jepte socialistëve këtë kënaqësi.
Ministri Bumçi ishte një nga ministrat që kishte ngritur një ?mur betoni? mes vetes dhe militantëve të PD-së. Në këtë ?mur betoni? militantët e PD-së, të cilët për hir të së vërtetës nuk janë më të dëmshëm për institucionet se militantët e PS-së që Aldoja gjeti në institucion,mund të thyeninë kokën, por nuk e kalojnë dot. Kur Aldo Bumçi dëgjon ndonjë njeri në PD që i kërkon ndonjë vend pune, ai habitet sikur ka dëgjuar gjënë mëtë çuditshme në botë dhe thotë: ?Nuk do të punojnë të gjithë në shtet!? Kështu flet Aldoja, por ja që për vëllain e tij u gjet punë në shtet, tek ANTA,agjencia e kontrollit të fluturimeve. Në shtet punonte dhe gruaja e Aldo Bumçit, vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes të PD-së, Safet Zhulalit, e cila punonte që prej vitit 2001, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ishte drejtoreshë e përgjithshme për çështjet europiane. Gruaja e Aldo Bumçit u bë personazh i mbledhjes së KPD-së të famshme të PS-së, në dhjetor 2001, kur Sabit Brokaj në fjalimin e tij tha se duke udhëtuar me avion nga Tirana me një delegacion zyrtar pati në krah një vajzë që punonte në Ministrinë e Jashtme, me të cilën bisedoi gjatë rrugës dhe iu duk e zgjuar dhe e aftë. Në fund e pyeti se e bija e kujt ishte, dhe ajo iu përgjigj se ishte vajza e Safet Zhulalit. Sabit Brokaj konkludoi: Ja kështu shokë, ne të PS-së nuk jemi hakmarrës si Berisha, nuk bëjmë spastrime, por i mbajmë në punë edhe fëmijët e kundërshtarëve tanë. Pambaruar mirë së foluri Brokaj, Fatos Nano që nga presidiumi murmuriti një batutë që u përhap në sallë, se ky Sabiti nuk paska vënë mend as tani që është këshilltar i Presidentit të Republikës, dhe prapë rri pranë femrave. Të pranishmit nënqeshën se Sabit Brokaj ishte larguar nga detyra e ministrit të Mbrojtjes për shkak të një skandali seksual.
Aldo Bumçi, i cili nuk ka asnjë disponim për anëtarët e PD-së, kujdeset që t? i rregullojë punët e miqve të vet. Kështu kurAldo Bumçi u bë ministër i Drejtësisë në 2005, ai bëri drejtor të Përgjithshëmtë Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë të Paluajtshme (Hipotekave) EdlirVokopolën, të cilin e ka fqinj te trualli te ish-blloku i udhëheqjes komuniste,ku Edliri trashëgoi një vilë nga paraardhësit e vet. Edlir Vokopola nisi të ndërtojë një vilë në bllokun qeveritar të vilave në Durrës, ku ai kishte trashëguar një truall. Atëherë Berisha reagoi duke ia pezulluar punimet dhe duke e shkarkuar Edlirin. Por Aldo Bumçi nuk e harroi mikun e vet dhe kur u bë ministër i Turizmit dhe Kulturës e mori në punë si drejtor të kabinetit. KurAldo Bumçi shkoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme ai e mori me vete Edlirin si shef të kabinetit. E pastaj Aldoja flet për qeverisjen me klane që praktikon PS.
Skandali i faksit me shënim, të falsifikuar ose jo,duhet të kishte shënuar në një pikëpamje apo në një tjetër, fundin e karrierës politike të Aldo Bumçit. Por Berisha pas kësaj i dha Aldos jo një por dy poste,duke e bërë ministër të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe kryetar të Partisë Demokratike për Tiranën. Kur shkon në Perëndim Kryeministri ynë flet për orientimin perëndimor të kulturës shqiptare, dhe shkon e bën ministër të Kulturës një njeri si Aldo Bumçi që është shkolluar midis Turqisë dhe Qipros turke.

Aldo Bumçi dhe kultura katolike shqiptare
Ndonëse Aldo Bumçi shtiret si katolik kur bisedon me të dërguarit e Vatikanit, ai nuk ka as minimumin e njohurive për kulturën katolike shqiptare. Një shembull është ankedotik. Kur Aldo Bumçi u bë ministëri Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ai kërkoi që të bllokohej financimi i disa nga projektet e nisura nga paraardhësit, se donte t? i kanalizonte paratë në projekte të tjera. Kështu që i ngarkoi vartësit të shikonin se cilët projekte mund të bllokoheshin, domethënë as të anuloheshin, as të mos financoheshin, ose sipas shprehjes së Berishës për Ngjelën, kur ishte deputet i PD-së, të rrinin të rrinin në gjendje ngrirjeje. Një vartës i zellshëm u kujtua se kishte një projekt për botimin e veprave të Valentinit dhe ia tha ministrit këtë. Aldo Bumçi kujtoi se ishte fjala për botimin e veprave të Shën Valentinit prandaj tha se ky projekt duhet të bllokohej për momentin, pasi mjaftonin shpenzimet që Bashkia e Tiranës dhe ato të qyteteve të tjera bënin në 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit. Pas ankesave të të interesuarve puna shkoi deri te Berisha, dhe atje Aldo Bumçi u mbrojt duke thënë se ishte luks i madh botimi i veprave të Shën Valentinit. Berisha që ishte në dijeni për këtë projekt, se e kishte mbështetur personalisht, i tha se ishte fjala për profesor italian Giuseppe (Zef) Valentini, një albanolog me famë ndërkombëtare, që kishte jetuar në Shqipëri midis viteve 1922-1943, dhe jo për shenjtin e të dashuruarve. Aldo Bumçi nuk gjeti gjë tjetër për t? i thënë shefit përveçse diçka të ngjashme mea të që i tha Lenka Çuko Enver Hoxhës, kur ai e kishte caktuar që të priste bashkë me të kryetarin e Partisë Komuniste të Gabonit (shtet në Afrikën Perëndimore). Me këtë rast Lenka shkoi te Haxhi Kroi, sekretari personal i Enver Hoxhës dhe e pyeti se ng acili vend ishte ai që do të priste shoku Enver së bashku me të. Haxhi Kroi iu përgjigj shkurt: ?Gabon?. Lenka u largua duke menduar se i thanë që e kishte gabim. Sipas mendjes së Lenkës, shoku Enver kishte ndryshuar mendje, prandaj sekretari i tij për të mos ia thënë kështu, i tha se ajo gabonte. Kur Enver Hoxha pyeti se përse nuk kishte ardhur Lenka në takim, Haxhiu i tha se këtu ishte deri tani dhe se nuk e dinte se ku iku. Kur e pyetën Lenkën se përse iku, ajo tha se shoku Haxhi i kishte thënë që ajo kishte gabuar, dhe se nuk kishte takim. Lenka, e cila nuk e dinte se kishte një shtet me emrin Gabon,e kishte marrë këtë në kuptimin shqip, sikur i thanë se e kishte gabim. Kur e takoi Enver Hoxha Lenkën dhe nisi t? i fliste për Gabonin, historinë e tij dhe veprimtarinë e revolucionarëve në Gabon, Lenka i tha: ?Sa shumë gjëra që di ti shoku Enver dhe sa kujtesë të madhe që ke!? Edhe Aldo Bumçi i tha Berishës: ?Sa shumë që ke lexuar ti Doktor!?
Por Aldo ishte betuar në Turqi se do të bënte gjithcka që kishte në dorë që në Shqipëri të ndalohej depërtimi i kulturës katolike. Kështu që kur Aldo Bumçi u largua nga Ministria e Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve në prill 2013, ai në momentet e fundit rrëmbeu në mënyrë të kundërligjshme edhe paratë që ishin dhënë me porosi të Berishës për botimin e veprës së At Valentinit. Paratë qenë dhënë nga Posta Shqiptare, si sponsorizim dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kishte vetëm rolin e ndërmjetësit mes Postës Shqiptare dhe shtëpisë botuese. Por Aldo Bumçi përfitoi nga ky rol për të marrë paratë dhe për të financuar projektin e një mikut të tij,me të cilin ndan paratë. Ky veprim do të ishte i mjaftueshëm që Prokuroria tëfillonte çështjen penale për Aldo Bumcin, nëse i dëmtuari, i cili ka botuarveprën e Valentinit, dhe nuk ka marrë paratë, do të bënte denoncimin. Aldo, përtë mos i rënë në qafë kot, nuk e ka ditur dhe aq se çfarë bëhet as në ministritë që drejtonte në letër, madje as në degën e PD-së të Tiranës, ku është kryetar, përveç rastit kur ka për të rregulluar punët e veta. Më mirë është e informuar Shaqja për ndodhitë e ministrisë dhe të degës së PD-së të kryeqytetit (një traditë kjo e krijuar që nga koha kur vjehrri i Aldos ishte ministër i Mbrojtjes) se vetë ministri Aldo. 
Nëse Aldo Bumçi nuk di shumë gjëra, ai kur është fjala për të vjedhur e ka mësuar mirë mjeshtërinë. Një nga abuzimet e fundit të Aldos si ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është ai me tëardhurat nga qeratë e Pallatit të Kulturës. Që prej muajit shtator kapërfunduar kontrata 20 vjeçare që një kompani tipike mafioze italiane kishte pasur me Ministrinë e Kulturës, që nga koha kur ministër ishte Dhimitër Anagnosti. Sipas kësaj kontrate pala italiane do të investonte një milion dollarë dhe do të bëhej zotëruese e gjysmës së aksioneve të shoqërisë së përbashkët që do ta shndërronte Pallatin e Kulturës në një qendër kulturore moderne. Në fakt ajo që bëri kompania mashtruese italiane ishte vetëm që i dha me qera mjediset e kësaj ndërtesë të madhe për veprimtari që nuk kanë të bëjnë me kulturën si lojëra fati, banka dhe biznese të tjera, me çmimin që është 20 euro për metër katror në muaj. Duke konsideruar se janë dhënë me qera 2400metra katrore bëhet lehtë llogaria. Është fjala për një fitim prej 48 mijë euronë muaj. Investimet që ka bërë kompania mashtruese italiane janë krejt të papërfillshme ndonëse ajo ka falsifikuar bilancet duke shënuar shpenzime të fryra për investime. Gjithsesi që prej shtatorit 2012, italianët duhet të qenë larguar, aq më tepër që gjysma e kësaj familjeje italiane tashmë gjendej në burg në Itali pwr abuzime. Aldo Bumçi duhej të kishte krijuar një bord për të administruar Pallatin e Kulturës deri kur të merrej vendimi për të ardhmen e tij. Por Aldoja nuk e bëri këtë gjë se ai merrte një rryshfet, nëse do t? ia them në gjuhën e vendit ku ai studioi, që t? u lejonte italianëveqë të vazhdonin të administronin Pallatin e Kulturës në kundërshtim me ligjin.Aldoja po shpejtonte që të bënte para në këto kohë se nuk e dinte se si do t? ishkojë fati pas 23 qershorit. Ndoshta do t? i duhet të arratisej si i vjehrri në 1997.
Jo pak puçe i janë bërë Aldos në PD për t? ia marrë portofolin ministror, por ai ka mbijetuar se Berisha nuk e lëshon për arsye qënuk është e vështirë të kuptohen. Në ndonjë nga këto puçe është përzier edhe Blendi Fevziu. Në 12 mars 2012 tema e emisionit ?Opinion? të Blendi Fevziut në Tv Klan ishte ?Temat e ndaluara?. Në këtë emision do të diskutohej për botimin në shqip të librit të Adolf Hitler, ?Mein Kampf?. Blendi Fevziu, i nxitur nga Mark Marku ftoi në emision ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi. Synimi ishte që Bumçi, të bëhej përgjegjës njëfarëlloj që ky libër ishte botuar në Shqipëri. Mark Marku donte që ta largonte Bumçin nga qeveria dhe ta merrte vetë portofolin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kështu që Mark Marku, Aurel Plasari, Preç Zogaj, Maks Velo, të cilët qenë të ftuar në emision prisnin ardhjen e Aldo Bumçit. Por Aldo Bumçi dyshoi dhe në vend që të shkonte vetë në emision, veproi sipas stilit të të vjehrrit i cili në vend qëtë shkonte vetë në Vlorë dërgoi Sheme Kosovën, që humbi rrugën dhe përfundoi në Maqedoni. Edhe Aldo Bumçi dërgoi si proksenet në emision drejtorin e Drejtorisësë Librit në Ministri, Ermir Nikën, i cili iu tregua më besnik Aldos se Shemja me katër yje ndaj Zhulalit dhe shkoi në studion e Fevziut. Aldoja e ndiqte emisionin nga televizori dhe herë pas herë ndërhynte me sms anonime nëpërmjet të dërguarit të tij. Gjatë emisionit u duk zhgënjimi i të ftuarve që nuk e kishin atje ministrin Bumçi. 
Si ministër katolik, por edhe si shqiptar, AldoBumçi bëri një gjest të turpshëm kur në 2011 priti në zyrën e tij në Tiranë homologun e Kosovës, fundamentalistin islamik Memli Krasniqi, menjëherë pas emërimit të këtij të fundit, dhe fill pas skandalit që bëri Memli që në ditën e parë që ishte emëruar ministër i Kulturës kishte hequr fotografinë e Nënës Terezë. Pas zhurmës që u bë, Memli Krasniqi, i cili atypari ishte mburrur për heqjen e fotografisë së ?kryqalies? në xhaminë e madhe të Prishtinës, u tërhoq dhe bëri një udhëtim në Tiranë, për të takuar homologun katolik të Shqipërisë që të rregullonte disi imazhin. Dhe Aldoja ia dha këtë kënaqësi kur duhet që ta kishte bojkotuar. Por Aldo dhe Memli janë miq që nga ditët e Qipros turke, kurAldoja quhej ?Ali?.
Si pjesa më e madhe e pinjojve të familjeve të bejlerëve, të cilët për shkak të një tradite incestuoze me martesa mes kushërinjve trashëgojnë një gjen marrëzie, edhe Aldo Bumçi ka një trashëgimi të tillë, e cila është shfaqur në mënyrë spektakolare tek daja i tij, Zalo Prodani. Ky ishte i njohur në Tiranë si idiot publik. Aldo Bumçi e konfirmoi gjenin e tij idiotik në kohën që ishte ministër hyrë në antologjinë e anekdotavetë politikës shqiptare, kur ia vodhën automjetin e tij luksoz personal te hyrja e selisë së ministrisë, ku e kishte lënë të ndezur, me derën hapur, do të thotë se gati ia dorëzoi çelësat në dorë vjedhësit. Edhe dajës së Aldos,Z alo Prodanit t? ia kishin dhënë makinën, nuk do të ishte sjellë ndryshe. E pastaj është e tepërt që opozita dhe ekspertët e kulturës i kërkoninë ministrit Bumçi që të mbajë përgjegjësi për vjedhjen e trashëgimisë kulturore në kishat e vjetra-monumente kulture. A mund t? i kërkohej një përgjegjësi e tillë njeriut që nuk dinte as të sigurojë minimalisht automjetin e vet? Edhe Berisha e dinte këtë të metë të Aldos, se pati vënë re që Aldoja ndonjëherë në debatet televizive e humbte vetëkontrollin dhe niste bërtiste i nervozuar deri në atë masë, saqë Berisha e pa me vend që ta shmangte nga debatet politike të nxehta. 
 Berisha si kryeministër shquhej për ide të çuditshme, dhe një ide të tillë pati kur në kohën që Shqipëri po kërkonte të merrte statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian, Zoti Berisha emëroi ministër të Punëve të Jashtme një njeri si Aldo Bumçi i cili shkollimin e pati bërë midis Turqisë dhe Qipros turke, kur Bashkimi Europian e ka refuzuar anëtarësimin e Turqisë. Që ditën e parë që Aldo Bumçi shkoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, telefoni i tij celular u përmbyt nga thirrjet e anëtarëve të PD-së që kërkonintë punësoheshin në këtë ministri që ishte e mbushur me anëtarë të LSI-së, të punësuar atje në bazë të marrëveshjes LSI-PD që i jepte LSI-së 20% të vendeve në administratë. Aldo Bumçi, që është edhe kryetar i PD-së për Tiranën dhekishte detyrim t? i dëgjonte kërkesat e anëtarësisë partiake, i refuzoi të gjitha thirrjet. Anëtarët e PD-së që kërkuan kërkuar punësim tek ai bërtisnin ntryezave të kafeneve se do të votonin për PS-në, për inat të Aldo Bumçit. Me vajtjen e Aldo Bumçit në Ministrinë e Punëve të Jashtme ra më shumë në dukuria e familjarizimit të shtetit, se tani Aldo Bumçi kishte vartëse gruan e vet,e cila ishte Drejtoreshë për Çështjet Europiane në këtë ministri. Pas kësaj mund të ishim të qetë për integrimin në Europë. Këtë punë e kishte në dorë gruaja e ministrit të Punëve të Jashtme, i cili ishte shkolluar midis Turqisë dhe Qipros turke!!! Megjithatë, nuk është në etikën time që t? i bëj përgjegjës burrat për veprimet e grave që nuk mbajnë mbiemrin e bashkëshortit.
Pasi mori portofolin e tretë ministror në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, Aldoja tashmë kishte tre detyra të rëndësishme. Përveç ministër i Punëve të Jashtme dhe kryetar i PD-së përTiranën, Aldoja ishte dhe kryetar i grupit të punës për zgjedhjet në Qarkun e Lezhës, si dhe i pari në listën e këtij qarku. Kombinimi i këtyre detyrave,ishte një ide e çuditshme e Berishës që ishte e denjë për nipin e Zalo Prodanit. Se kryetari i PD-së të Tiranës, në vend që të punonte në Tiranë do të rrinte në Qarkun e Lezhës por njëkohësisht duhet të drejtonte dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme! Në të vërtetë Aldoja ishte jashtë punëve, si në PD-në e Tiranës, në Lezhë, ashtu dhe në ministri. Kur në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 Berisha pati idenë e çuditshme që ta vendosë emrin e Aldo Bumçit të parin në listën e PD-së në Qarkun e Lezhës, ky ishte një eksperiment me risk të madh në këtë qark ku në zgjedhjet e kaluara PD kishte marrë katër nga shtatë mandatet se Aldo Bumçi nuk ka asnjë lidhje origjine me këtë qark. Për më tepër Aldoja mbahet mend për keq në Lezhë se kur u bë deputet atje në 2005,nuk ndihmoi asnjë njeri për ta punësuar dhe vetëm kryetarin e shtabit të tij elektoral e mori këshilltar të tij kur ishte ministër i Drejtësisë, pas shumë ankesave të këtij djali lezhjan. Vendosja e Aldo Bumçit në krye të listës në Qarkun e Lezhës, në zgjedhjet e vitit 2013 solli një problem, duke prishur raportin mes rretheve të këtij qarku në listë. Të tre emrat pasues në listë ishin nga dy rrethe të qarkut, Lezha dhe Mirdita. Gjovalin Kadeli, i dyti në listë, nga Treshi i Lezhës,Albina Deda, e treta në listë, nga Ndërfusha e Mirditës, dhe Vasil Bici nga Tale e Lezhës. Rrethi i Kurbinit, i cili kishte votuar tradicionalisht në shumicë për PD-në, nuk ishte i përfaqësuar në katër emrat e parë të listës, që mendohej të qenë fitues. Në listën e PD-së për Qarkun e Lezhës një kurbinas e gjeje vetëm të pestin: Mhill Fufi nga fshati Dritë i Kurbinit. PD nuk diskutonte që të fitonte katër deputetë në Qarkun e Lezhës, por donte që të fitonte të pestin të cilin mund ta kishte marrë edhe në 2009, nëse nuk do të kishte qenë Aldo në listë. Prandaj për PD ishte humbje që nuk arriti të marrë pesë deputetë në Qarkun e Lezhës.

Ishte njw komedi e denjw pwr nipin e Zalo Prodanit ajo qw ndodhi me PD nw Qarkun e Lezhws, ku komisionerwt e kwsaj partie tw pwrzgjedhur nga Aldoja shitwn mandatin e katwrt tw kwsaj partie, duke e lwnw atw me tre mandate, mw pak se nw 2009. Kwshtu qw partia nw pushtet  u detyrua tw bwnte ankim dhe ta merrte mandatin e katwrt nw KQZ. Pas kwsaj Aldoja pati paturpwsinw ta paraqiste veten si fitues,duke thënë se Lezha qe një nga dy qarqet ku PD ruajti rezultatin fitues, dhe këtë Aldo e shihte si meritë të tijën. A thua se Qarku i Lezhës i dha PD-së aq vota sa i dha për hir të Aldos. Në të vërtetë prania e Aldos i pari në listën e PD-së për Qarkun e Lezhës, vetëm sa ia ka ulur votat PD-së dhe nuk ia ka rritur ato. Edhe pa këtë Aldoja është bërë në Qarkun e Lezhës aq qesharak sa Zalo Prodani dikur në Tiranë. Megjithatë Aldoja kërkoi që të ishte përsëri anëtari i Kryesisë së PD-së, i deleguar pë rLezhën, në zgjedhjet në parti, domethënë dhe i pari në listat për kandidatë të PD-së në zgjedhjet e ardhshme për këtë qark. Sipas Aldos kjo gjë duhet të ndodhë se demokratët në Qarkun e Lezhës nuk merren vesh mes tyre, për shkak të ndarjeve tradicionale dhe duhet një i ardhur si ai që të pranohet nga të gjithë. Domethënë, lezhjanët, mirditorët, kurbinasit paskan mbetur deri atje sa të pranojnë për të parë nipin e Zalo Prodanit. Kështu e gënjen mendja Aldon, i cili ka shpëtuar disa herë pa u rrahur nga demokratët e Lezhës kur ishte ministër, por që vështirë se do të shpëtojë tashmë që nuk është ministër.Demokratët e Qarkut të Lezhës nuk ia falin Aldos sjelljen hipokrite që u shkon në shtëpi kur ka zgjedhje, dhe u fshihet kur ata shkojnë në Tiranë. 
Aldo Bumçi është i vetmi anëtar i Kryesisë së PD-së që ka përgjegjësi të dyfishtë për humbjen e PD-së, në dy qarqe, në Lezhë dhe Tiranë. Në Qarkun e Lezhës, se atje ku ishte kryetar i grupit të punës dhe i pari në listën e kandidatëve, si dhe në Qarkun e Tiranës, si kryetar i PD-së së rrethit të Tiranës, që përfshin 90% të mandateve të deputetëve këtij qarku. Një përgjegjësi kaq të madhe mund ta kishte vetëm nipi i Zalo Prodanit. 
Si ministër, Aldoja u kujdes deri në ditën e fundit që të zgjidhte çdo tekë të familjarëve të kolegëve të tij në qeveri, sic qe rasti me vjehrrin e ministres Bregu, të cilit Aldo i dha mundësi të ndërtonte në një vilë në kështjellën e Prezës që është monument kulture. Kur ky skandal u zbulua në shtyp Aldoja as që reagoi fare, ndryshe nga ç? kishte bërë në ndonjë rast tjetër. Merret vesh, heshtja iu duk zgjidhja më e mirë, sipas shembullit të vjehrrit të tij Safet Zhulalit. Vjehrri i Aldos, Safet Zhulali, i quajti ngjarjet e 1997-ës, në të cilat u implikua si ministër, ?një dosje e zezë që nuk do të hapet kurrë?. Ironikisht edhe dhëndrri i tij, Aldo Bumçi u përzie si ministër në një dosje të ngjashme që nuk do të hapet kurrë, atë të Gërdecit. Përveç kësaj, Aldoja bëri me kulturën, drejtësinë dhe diplomacinë atë që bëri vjehrri i tij dikur me ushtrinë, duke lënë pas një ?vrimë të zezë? në cdo ministri që shkoi. Të shohim nëse do ta thithë kjo ?vrimë e zezë? Aldo Bumçin,apo do të ketë aq mend sa të shkojë e të fshihet diku andej nga Turqia si gjyshi.

E ardhmja e Aldo Bumçit në PD 
Sot nipi i Zalo Prodanit shikon ëndrra për karrierën e tij në PD, të cilat ia ushqejnë edhe miqtë e tij socialistë. KurAldo Bumçi takohet me mikun e tij të dikurshëm të shoqërisë civile, ErionVeliajn (Aldoja dikur ka qenë dhe në bordin e Lëvizjes ?Mjaft? të drejtuar nga Erioni) i kujtohet një profeci e këtij. Pak javë para zgjedhjeve të vitit 2005, Erion Veliaj në një debat televiziv tha se ai dëshironte që të shikonte në krye të PS-së Edi Ramën dhe në krye të PD-së, Aldo Bumçin. Kur pas zgjedhjeve Nano dha dorëheqjen dhe kryetar i PS-së u bë Edi Rama, në një debat tjetër televiziv dikush ia kujtoi Erion Veliajt këtë gjë, duke i thënë se tani mbetej që të plotësohej pjesa e dytë e profecisë së tij, pra që Aldo Bumçi të zëvendësonte Berishën. Veliaj tha se për këtë gjë duhej të mbaheshin zgjedhje të reja që Berisha të largohej ashtu si Nano. Tani Erioni i thotë Aldos si me shaka se pasi PD të humbë dy palë zgjedhjet e ardhshme, ato lokale në 2015 dhe ato parlamentare në 2017 do t? i hapet rruga Aldo Bumcit, duke u realizuar kështu profecia e Erionit. E tepërt të thuhet, profecia e Veliajt duhet riformuluar kështu: Kur Erion Veliaj të bëhet kryetar i PS-së, mund të bëhet Aldo Bumçi kryetar i PD-së.
Nëse Aldo Bumçi do të zgjidhet përsëri në Kryesinë e PD-së, në Kuvendin e ardhshëm të kësaj partie, atëherë ky do të jetë një tregues se PD po shkon drejt zhdukjes. Se unë nuk e imagjinoj dot sesi PD mund të bëjë opozitë në parlamentin e ardhshëm me një njeri si Aldo Bumci, nuk e imagjinoj dot sesi ky njeri i cili ka qenë për tetë vjet ministër në tre ministri, mund të dalë në foltoren e parlamentit dhe t? u drejtojë gishtin ministrave të PS-së, homologë të tij, duke u drejtuar akuza, kur dihen bëmat e Aldo Bumçit. Unë nuk mund të imagjinoj ndonjë temë për të cilën mund të flasë Aldoja dhe për të cilën ai nuk është fajtor vetë. Aldoja ndërtoi një ng apallatet e para në Tiranë, në zemër të Bllokut dhe atje u vendos një kazino. Aldoja nuk mund të flasë për nepotizmin, se ai është ministri që i kishte të gjithëfamiljarët të punësuar në punë shtetërore. Aldoja nuk mund të flasë për cështjen e ish-të përndjekurve politikë, një shtresë kjo si përfaqësues i së cilës ai shtiret, se Aldoja ka bërë dicka për këtë shtresë vetëm kur ndonjë përfaqësues i saj e ka kapur për fyti fizikisht, siç ka ndodhur me përfaqësuesin e një prej fiseve më të persekutuar nga komunizmi në Shqipëri, i cili pasiqë kishte bërë shumë për ardhjen e PD-së në pushtet dhe me këtë edhepër ta çuar Aldon në karrigen e Ministrit të Drejtësisë në 2005, kërkoi një vend pune si përmbarues. Aldoja e gënjeu dhe e refuzoi aq shumë sa kur ky person gjeti rastin të ballafaqohej me ministrin Aldo ky nisi të sillej si gjyshi Zaloja, duke e quajtur tjetrin ?Zoti Bafti?, aq sa ky i neveritur i tha:?Mos më thirrë zoti Bafti, por më thuaj pse më gënjen?. Aldoja pa ç? pa, u detyrua që t? ia plotësonte kërkesën. 
Nëse ka ndonjë traditë të cilën e përfaqëson vërtetAldo Bumçi në politikën shqiptare, kjo nuk është ajo e Imzot Luigj Bumçit, as ajo e Qazim Prodanit, por më tepër ajo e Zalo Prodanit, dajës së tij. Kur Aldo Bumçit ia vodhën makinën në atë mënyrë qesharake që ndodhi, disa tiranas të vjetër që e patën njohur familjen e tij, kujtuan se njëlloj kishte ndodhur edhe me dajën e tij Zalo Prodanin, i cili dikur kishte marrë makinën e të atit gjyshit të Aldos, dhe e kishte lënë të ndezur dhe me dyer hapur, diku andej nga rruga e Elbasanit. Aldoja thotë se kur lindi ai në kohën e diktaturës komuniste, i atikishte dashur që ta quante ?Luigj?, në nderim të Imzot Luigj Bumçit, por nuk ia pranuan këtë emër në zyrën e gjendjes civile, e cila atëherë kishte udhëzim qëtë mos pranonte emrat fetarë. Por Aldoja, më tepër se emrin ?Luigj? meritonte emrin ?Zalo?. Aldo Bumçi ka një emër ndjellakeq si politikan, se në të gjithë botën kur përmendet emri ?Aldo? në lidhje me politikën, të gjithëve u vjen ndërmend Aldo Moro, kryeministri fatkeq italian i rrëmbyer dhe i vrarë nga brigadat e kuqe. Nga kjo anë Aldo Bumçi mund të rrijë i qetë se ai nuk ka përt? u bërë kurrë kryeministër që të pësojë fatin e emnakut të tij italian. Aldo Bumçi mund të pësojë fatin e Aldo Moros në trajtë karikature, domethënë që kur të ikë Berisha nga PD, militantët do ta kapin Aldo Bumçin dhe do ta rrasin në bagazhin e ndonjë makine si Aldo Moron, të mbuluar me batanije e do t? i shkrehin kapsolla te koka për ta trembur. Por Aldo Bumçi, ndonëse është nipi i Zalo Prodanit, nuk është aq budalla sa të vazhdojë të rrijë në PD kur të ikë Berisha. Një gjë është e sigurt: Që nga koha e renegatit katolik Ballaban Pashë Badera, Shqipëria nuk ka nxjerrë një renegat katolik më të keq se Aldo Bumçi. Aldo Bumçi është katolik elhamdylilah! Në kohën që Aldo Bumçi ishte ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportve, Zëvendësministri Nikollë Lesi thoshte si nën zë se ai ishte katoliku me postin më të lartë në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, duke aluduar kështu se Aldo nuk është fare katolik. Aleanca Kuqezi e ka dënuar Aldo Bumçin me tetë vjet burg përshpërdorim detyrë në një gjyq të simuluar publik. Mirë do të ishte që ta dënonte me trajtim të detyruar në çmendinë si i nipi i Zalo Prodanit që është se kështu do të jetë më e drejtë.
Aldo Bumçi është një njeri i cili mban sekret diplomat e shkollimit të tij, përveç asaj të shkollës së mesme dhe nëse do t?ia kërkojë dikush në parlament, ai ka arsye për të mos i treguar ato. Dhe?qershia? mbi këtë ?tortë? të hidhur për anëtarët e votuesit e PD-së, AldoB umçi nuk ka as tesër të PD-së, partisë ku është anëtar i Kryesisë dhe pretendon të zgjidhet i tillë edhe në kuvendin e ardhshëm të kësaj partie. Aldo Bumçi u katapultua në udhëheqjen e PD-së pa qenë anëtar i kësaj partie. Të pyesësh se përse Aldo Bumçi nuk u anëtarësua në PD kur hyri në KOP në 2005,është njëlloj si të pyesësh se përse Aldo Bumçi nuk boton kujtimet e Imzot Bumçit, në sajë të të cilit vegjeton në politikë. Nëse në PD do të bëhej një analizë serioze e gjërave që ka bërë keq kjo parti, një nga çështjet që duhet diskutuaj dhe sqaruar është se si ndodhi që një njeri si Aldo Bumçi u katapultua në lidershipin e PD-së dhe mbajti tre poste qeveritare në tetë vjet,si dhe ishte kryetar i PD-së për Tiranën. Dhe ky njeri tani do të bëhet nënkryetar i PD-së, pas kuvendit të ardhshëm të kësaj partie. Me këtë ai do tëjetë emblema e vetëasgjësimit të PD-së, një proces ky që me njerëz si Aldoja dotë ketë pamje tragjikomike.





16:32 Opinione

MË SHPËTOI FB?!

HABERET E MITROSNga Mitro CELAKur mbusha 65 pranvera, vendos...

Lajmet e fundit nga