web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër/ Modelet e këpucëve dhe çizmeve që “do të bëjnë namin”

13 Gusht 2022, 19:06, Trending CNA
Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër/ Modelet e këpucëve dhe
Foto ilustruese

Teksa kanë mbetur vetëm pak javë nga sezoni i verës, kanë filluar të prezantohen tendencat për vjeshtë-dimër.

"Vogue" ka renditur disa nga modelet e këpucëve, çizmeve dhe atleteve që pritet “të bëjnë namin” këtë vit dhe që ju duhet t’i keni me patjetër në garderobë për të përballuar stinën e ftohtë dhe për të bërë kombinime perfekte.

Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër/ Modelet e këpucëve dhe

Çizmet dimërore

Çizmet vijnë në disa variacione për stilimet perfekte. Ka modele që nuk dalin kurrë nga moda, siç janë çizmet e zeza apo të buta prej kamoshi. Sezonet e fundit kanë qenë më në modë modelet cuissarde.

Vjeshtë/dimër 2022-2023 do të rikthejë çizmet deri tek gjuri, me taka stiletto dhe majë të mprehtë, çizmet e rehatshme dhe në fund çizmet me platformë.

Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër/ Modelet e këpucëve dhe

Çizmet dimërore që mbulojnë kyçin e këmbës për t'i veshur jo vetëm me xhinse

Çizmet deri në kyçin e këmbës janë këpucët dimërore më të gjithanshme që mund të keni në gardërobën tuaj. Jo vetëm që mund të vishen nga fillimi i vjeshtës deri në fund të pranverës, por kanë aftësinë për t'u përshtatur. Veshja është rizbuluar me xhinse, pantallona të gjera, fustane të gjatë apo minifunde marramendëse.

Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër/ Modelet e këpucëve dhe

Sezonet e fundit janë rikthyer variantet e trasha, kryesisht çizmet chelsea që vishen me xhins dhe pallto, por në vjeshtën e ardhshme dimrit do t'i rikthehemi veshjes së çizmeve me majë të mprehtë dhe taka stiletto si në vitet 2000.

Këtë sezon dizajnerët sugjerojnë variante të reja që luajnë si me ngjyrën e kuqe dhe nudë, si dhe materialet xhins dhe kadife. 

Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër/ Modelet e këpucëve dhe

Atlete dimërore komode për femra

E dimë që atletet nuk kanë një sezon të vërtetë, sidomos kur bëhet fjalë për modelet ikonike. Ndryshe nga stina e nxehtë ku ju zgjidhni pëlhurën, me dimrin estetika është më guxuese. Këtë sezon vijnë atletet me lëkurat më të trasha dhe madje edhe brendia me gëzof që synon të ngrohë këmbët, duke sjellë komoditet. 

Ndër këpucët e vjeshtës dimër 2022 2023, gjejmë edhe atletet e trasha me taban të ngritur dhe rikthimin e atleteve Gazela nga adidas Originals, në bashkëpunim me Gucci.

Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër/ Modelet e këpucëve dhe

Çizme bore për femra për t'u veshur me funde

Ndër këpucët e dimrit për femra, nuk mund të mungonte as “après-ski”: koleksionet e fundit në fakt e kanë shndërruar këtë aksesor sportive, në një element absolutisht të lezetshëm.

Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër/ Modelet e këpucëve dhe

Mokasinat klasike janë këpucët më të lezetshme të dimrit

Modelet e trasha klasike rikthehen këtë vjeshtë-dimër. Në muajt në vijim do të shohim mokasinat klasike të zeza, por me një detaj që do t'i sjellë në botën bashkëkohore: një lëkurë shumë të shndritshme si tek Gucci ose me ngjyrë si Louis Vuitton. Provojini edhe me çorape të bardha./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga